Blloku Bota

Sanksionet ndaj Phenianit përfshijnë kontrolle në portet ruse, kineze, siriane dhe iraniane. Moska: Deklaratë lufte

Postuar në 05 Maj, 2017 12:08

Ligji për sanksionet e SHBA ndaj Koresë së Veriut kanë tensionuar edhe njëherë marrëdhniet ruso-amerikane. Siç raportohet në ligj SHBA I jep të drejtë vetes që në kuadër të sanksioneve, të inspektojë portet kineze, iraniane, ruse dhe siriane. Për pjesën e Rusisë ky lloj autorizimi përfshin portet e Nakhodka, Vanino dhe Vladivostok. Ky përshkrim ka sjellë reagimin e kreut të Dhomës së Lartë të Dumës ruse, Konstandin Kosachev, që deklaroi se shpreson që ky ligj të mos zbatohet, pasi ai do të thotë deklaratë lufte”.

 

Zyrtarizohet mocioni i mosbesimit për qeverinë e Kosovës

Postuar në 05 Maj, 2017 09:12

Qeveria e Isa Mustafës në Kosovë do të përballet së shpejti me një mocion mosbesimi. Mediat kosovare shkruajnë se nismëtarja e mocionit, “Nisma për Kosovën” ka mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme, prej të cilave 8 firma u përkasin deputetëve të partive në pushtet. Kërkesa është depozituar sot dhe në zbatim të ligjeve dhe rregullores së Kuvendit, pritet mbledhja e Kryesia e Kuvendit që të vendosë dhe në harkun e 48 orëve thirret seanca e jashtëzakonshme.

2015, Gruevski pro Kosovës në UNESCO. 2017, Zaev: Vota jonë, Neutrale

Postuar në 05 Maj, 2017 08:40

Në vitin 2008, Shkupi zyrtar që drejtohej nga Nikolla Gruevksi, njohu Kosovën, ndërsa në vitin 2015, i njëjti pushtet votoi pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Gruevski iku nga pushteti i akuzuar si dikator, i korruptuar etj.. Por në prizmin e raporteve me shqiptarët në rajon ai nuk mund të quhet si problematik.

Sot, miku i shpallur i shqiptarëve, Zoran Zaev, duket se adopton tjetër qëndrim. Pas intervistës në Tv Kurir në Serbi, Zaev është pyetur nga Tv Prva për votën e Shkupit në një përpjekje të dytë të Prishtinës për anëtarësim në UNESCO.

Talat Xhaferi hedh hapin e parë: Njofton zyrtarisht presidentin për “krijimin e një shumice parlamentare”

Postuar në 04 Maj, 2017 14:41

Kreu i ri i Parlamentit të Maqedonisë, deputeti shqiptar, Talat Xhaferi, ka bërë sot lëvizjen e parë drejt rinegociimit për krijimin e qeverisë së re. Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije, se Xhaferi, vendimi për zgjedhjen e të cilit thuhet se do të publikohet në fillim të javës në Fletoren Zyrtare, i ka dërguar një letër presidentit të vendit, Gjorge Ivanov, përmes të cilës e njofton për krijimin e shumicës parlamentare.

Koreja e Veriut kërcënon Japoninë me sulm bërthamor

Postuar në 04 Maj, 2017 11:42

Koreja e Veriut ka paralajmëruar Tokion se në rast  konflikti në rajon, Japonia do të jetë vendi i parë që do të mbulohet nga retë bërthamore. "Në rastin e një lufte bërthamore në gadishull, Japonia që strehon baza logjistike të forcave amerikane do të vihet nën retë radioaktive" - tha të mërkurën gazeta shtetërore e Rodong Sinmun të Veriut.

ISIS krijon "Facebook-un" e vet

Postuar në 04 Maj, 2017 11:00

Europol bën me dije se Shteti Islamik ka realizuar një platformë të vetën të medias sociale, duke shmangur kështu çdo mundësi kontrolli nga autoritetet e zbatimit të ligjit. Në një njoftim për shtyp të datës 2 maj, Europol njofton se operacioni që çoi në zbulimin e platformës zgjati 48 orë dhe mori në shqyrtim 2000 materiale të publikuara që konsiderohen se bëjnë pjesë në propagandë terroriste. Në operacion morën pjesë Belgjika, Greqia, Portugalia, Polonia dhe SHBA me synim identifikimin e materialeve të paligjshme, që bëjnë thirrje për dhunë dhe llogaritë prej nga ku origjinojnë ato.

Ministri i Jashtëm grek: Greqia do ta mbrojë ekzistencën e Maqedonisë

Postuar në 04 Maj, 2017 09:29

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka bërë disa deklarata rreth situatës në Ballkan, që mund të kuptohen edhe si mesazhe për qverinë aktuale në Tiranë. Ai ka folur gjatë promovimit të librit të ish-ministrit të PASOK-ut, Nikos Sifounakis për minoritetin grek në ishujt turq, duke nënvizuar se ka përpjekje në Ballkan për ndryshime kufijsh.

Rrëfimi i Karaxhiç: “Kisha marrëveshje sekrete me Holbrook për të mbetur i lirë”

Postuar në 04 Maj, 2017 09:12

Radovan Karaxhiç, lideri i dikurshëm politik i serbëve të Bosnjes, dënuar aktualisht nga Gjykata e Hagës, ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Vecernje Novosti”, se ai kishte patur një marrëveshje sekrete me diplomatin amerikan Richard Holbrook. Sipas tij, Holbrook kishte kërkuar firmosjen e Marrëveshjes së Dejtonit, tërheqjen e Karaxhiç nga politika dhe në këtë kuadër atë do ta linin të lirë.

Kreu i FBI, Comey: Do të merrja të njëjtin vendim për hetimin ndaj Clinton

Postuar në 03 Maj, 2017 17:45

Pse ishte e nevojshme që 11 ditë përpara zgjedhjeve presidenciale Ju të njoftonit hapjen e një hetimi rreth një kompjuteri të ri, pa patur dijeni se çfarë kishte në të? Pse nuk bëtë thjesht hetimin siç do të bënit normalisht?

Zgjatet me 6 muaj regjimi i kontrolleve në zonën Shengen

Postuar në 03 Maj, 2017 14:40

Komisioni Evropian pranoi kërkesën nga disa shtete anëtare për të zgjatur me 6 muaj kontrollet ekzistuese në kufihtë e  vendeve të zonës Shengen. Kjo për shkak të numrit të konsiderueshëm të refugjatëve që ndodhen ende në Greqi.Në komunikatë thuhet se mbajtja e kontrolleve edhe për gjashtë muajt e ardhshëm duhet të jetë një mjet i fundit për shtetet anëtare të zonës Shengen, pasi  "mbyllja" e kufijve duhet të zëvendësohet me masa të tjera për të garantuar të njëjtin nivel të sigurisë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota