Blloku Bota
Turqia lëshon raketën e parë me rreze të gjatë veprimi (Video)
Turqia kreu testin e parë të raketës me rreze të gjatë veprimi në rajonin e Sinopit. Ky veprim vjen vetëm pak ditë pas vendimit të SHBA për të pajisur me armë të rënda kurdët sirianë.
Siç tha ministri turk i Mbrojtjes Fikri Isik, Turqia duke përfundoi testin e raketës së parë me pseudonimin "Bora". Testi u zhvillua në provincën e Sinopit, në rajonin e Detit të Zi, shtoi ai.
Deklarata rrëmujë, Trump: Do ta shkarkoja Comey, pavarësisht rekomandimeve të Prokurorit të Përgjithshëm
Përtej letrës së shkarkimit që do të mbetet në çdo rast një dokument referimi, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në një intervistë për NBC se "ishte vendimi im për të shkarkuar Comey". Lidhur me rekomandimin e Prokurorit të Përgjithsëm, Sessions, Trump tha se ai "ishte një djalë shumë i zgjuar që e shkruaajti letrën, po une do ta shkarkoja sërish". Shkarkimi i kreut të FBI-së James Comey ka provokuar debat të madh publik në SHBA, pasi ai po hetonte për lidhjet e mundshme mes fushatës së Trump me shërbimet ruse.
Populizmi i Trump*
Donald Trump promovoi profilin e një lideri aspak të ngurtë dhe efektiv për të kaluar pragun e Shtëpisë së Bardhë. Teorikisht ai do të vepronte ndryshe nga paraardhësit e tij, duke qenë një negociator i aftë që mund të kapërcente kontrastet e zakonshme ideologjike. Logjikisht, mbështetësit e tij duhet të jenë zhgënjyer jo vetëm nga dështimi për të lidhur marrëveshje, por edhe nga fakti se ai nuk ka paraqitur asnjë propozim të ri. thjesht riprodhon idetë e avancuara nga e djathta për vite me rradhë.
Mediat/Zv. Prokurori Rosenstein kërcënon me dorëheqje. U keqpërdor për shkakrimin e kreut të FBI-së
Pardje presidenti amerikan Donald Trump shkarkoi nga detyra kreun e Byrosë Federale të Hetimit, James Comey, duke e bazuar vendimin në rekomandimin e prokurorit të Përgjithshëm, Jef Sessions dhe zëvednësit tëë tij. Rod Rosenstein. Edhe në konferencën për shtyp që dha numri dy i Zyrës së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, u nënvizua me forcë ky fakt; pra se shkarkimi iu rekomandua presidentit, i cili siç tha ajo “kishte nisur të humbiste besimin te Comey”. Po kështu Sanders deklaroi se Trump ishte këshilluar apo e kishte diskutuar vendimin me disa kongresmenë dhe senatorë.
Sulmohet në Beograd filozofi Bernard -Henri Levy
Ai po prezantonte filmin "Peshmerga" kur disa të rinj me thirrjet "Jashtë Beogradi" dhe duke akuzuar se ai ishte mbrojtës i imperialistëve, kanë prishur aktivitetin. Vetë Levy është përfshirë në debat e madje në një moment edhe në përplasje fizike.
Lavrov tallet në konferencë shtypi: Pse u shkarkua Comey? Mos po talleni?
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ndodhet në SHBA për një vizitë pune. Gjatë konferencës për shtyp e homologun Tillerson ai është pyetur nëse shkarkimi i kreut të FBI-së, Comey, ndikon në bisedimet dypalëshe. Lavrov tallet duke pyetur: "Pse u pushua? Mos po bëni shaka?", tha ai duke u larguar.
Kosovë, Kuvendi rrëzon me mocion mosbesimi qeverinë e Isa Mustafës
Qeveria e Isa Mustafës është rrëzuar nga Kuvendi i Kosovës. Mocioni i mosbesimit i ndërmarrë nga Nisma për Kosovën e Fatmir Limajt ka marrë 78 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenime nga 114 deputetë të pranishëm. Pas këtij akti duket se edhe çështja e demarkacionit me Malin e Zi mbetet pezull.
Letra e Trump për shkarkimin e Comey: Të shkarkoj dhe lini zyrën menjëherë
Në mediat amerikane është zbardhur letra e shkarkimit të drejtorit të FBI-së, James Comey nga presidenti Donald Trump.
Teksti është i shkurtër dhe i prerë: rekomandim nga prokurori, të vlerësoj, por po të shkarkoj menjëherë. Teksa e vlerëson për informimin në tri raste, gjatë të cilave Comey ka theksuar se “Trump nuk është nën hetim”, presidenti lan duart si Pilati, duke shtuar se “nuk mund të mos bie dakord me gjykimin e Departamentit të Drejtësisë se Ju nuk jeni i aftë të drejtoni siç duhet Byronë”.
Macron, thirrje anti - Trump drejtuar shkencëtarëve amerikanë: Franca është kombi juaj
Trump shkarkon drejtorin e FBI-së, James Comey
Nuk kalon dot java pa një lajm nga Donald Trump. Mediat kryesore amerikane bëjën të ditur se presidenti i SHBA ka shkarkuar nga detyra kreun e Byrosë Federale të Hetimit(FBI), James Comey. Në një njoftim për shtyp, Shtëpia e Bardhë sqaron se vendimi është marrë në bazë të rekomandimeve të qarta si të Prokurorit të Përgjithshëm, Jeff Sessions, ashtu edhe zëvendësit të tij, Rod Rosenstein.
