Blloku Bota
Assad: Sulmi me armë kimike, 100% fabrikim
Në një intervistë të parë pas sulmit me armë kimike në Idlib, presidenti sirian Bashar al -Assad ka deklaruar se bëhet fjalë për një fabrikim të plotë. Ai ka shtuar se arsenali luftarak kimik i Sirisë i është dorëzuar amerikanëve vite më parë, të cilët sipas tij drejtuan oepracionin e transportit dhe shkatërrimit të tyre.
Eksperimenti i rrëzimit të diktatorëve, i dështuar
Politika e Jashtme amerikane e këtyre dy dekadave ndodhet nën një sulm të vazhdueshëm argumentesh që kanë autorsëinë e Kremlinit zyrtar. Goditja e Serbisë në vitin 1999 po përdoret në vijimësi nga Rusia si pika kulmore e kërcënimit të rendit ndërkombëtar të pas Luftës së Dytë Botërore nga veprimet e njëanshme dhe jashtë mandatit të OKB-së. Duke bashkuar këtë qasje me krizën e reagimit të SHBA-së në Siri, ministri I Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nuk ka munguar të kthejë konferencën e përbashkët për shtyp me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në një moment leksioni.
Raportime se Korea e Veriut përgatitet për testin e gjashtë bërthamor që nga viti 2006
Mediat ndërkombëtare po raporojnë se Korea e Veriut është e vendosur të riafimrojë forcën e saj me një test të ri bërthamor. I gjashti që nga viti 2006 dhe që mendohet të kryhet në poligonin e Punggye – ri. Kjo është kundërpërgjigja që kreu Korean, Kim Jong – un ka zgjedhur ndaj angazhimit ushtarak të SHBA-së, presidenti i të cilave Donald Trump, nuk ka përjashtuar edhe një ndërhyrje për rrëzimin e regjimit.
Armët kimike të Sirisë në “analogji” me refuzimin nga Hitleri të përdorimit të gazit sarin
Përdorimi i armëve kimike së fundmi në Siri, po trajtohet nga mediat në Perëndim si vepër e presidentit të vendit, Bashar al Assad. Krahasimi i zakonshëm që bëhet në rastet kur “i keqi del në sipërfaqe” është i thjeshtë: Adolf Hitleri. Mirëpo gazeta “Ëashington Post” sjell në vëmendje një fakt historik: Hitleri refuzoi të përdorte gaz sarin në front, ndonëse përdori gaz për asgjësimin e miliona hebrejve. Arsyeja e kësaj sjelljeje është e pazbërthyer.
Takim mes deputetëve rusë dhe europarlamentarëve në Serbi
Anëtarë të Parlamentit Europian dhe deputetë të Rusisë mund të zhvillojnë një takim të përbashkët në Serbi. Të paktën kjo raportohet nga agjencia serbe e lajmeve që referon media ruse. Takimi është propozuar nga Jiri Mastalka, zv.kryetar I Komitetit të PE-së mër marrëdhëniet me Rusinë. Ideja ka qenë që takimi të zhvillohet në një vend neutral dhe si i tillë konsiderohet Serbia. Në themel të nismës qëndron nevoja për të diskutuar për çështjet kyçe përfshirë shkëmbim përvojash në luftën kundër terrorizmit.
Thashë që NATO është e vjetëruar…Nuk është më
“Thashë që ishte e vjetëruar. Por nuk është më e tillë”. Kështu deklaroi presidenti amerikan Donald Trump për NATO-n vetëm dje gjatë një konference për shtyp me sekretarin e Përgjithshëm të aleancës, Jens Soltenberg.
Drejt Koresë së Veriut
Një aeroplanmbajtëse, një kryqëzor dhe dy destrojerë janë dislokuar në afërsi të ujërave koerane pas testeve të kësaj të fundit.
Takimi i G7, rrëzohet propozimi i Britanisë për sanksione ndaj Rusisë. SHBA tërheq akuzat për Assadin
Grupi i vendeve të G7 nuk ka rënë dakord për shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë siç propozoi Britania e Madhe pas sulmit me armë kimike në Siri. Propozimi britanik synonte drejtuesit e lartë ushtrarakë rusë por për këtë çështje nuk është rënë dakord, njësoj siç është vënë në dukje se pa Bashar al Assad nuk ka zgjidhje të krizës siriane. Takimi po mbahet në qytetin Italian të Lukës dhe i paraprin vizitës së Rex Tillerson në Moskë.
Në vijë më administratën Obama, Trump firmos protokollin për anëtarësimin në NATO të Malit të Zi
Politika e Jashtme amerikane ka rimarrë fillin e vet aty ku e la administrate Obama. Presidenti aktual Donald Trump ka firmosur sot protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, duke përfunduar hallkat proceduriale të SHBA në këtë drejtim.
Dënimet me vdekje, Kina kryen sa gjithë bota marrë së bashku
Ekzekutimet si pasojë e vendimeve gjyqësore në Kinë kalojnë ato të kryera në të gjithë botën të marra së bashku. Kjo statistikë është për shtrirjen kohore një vit dhe provon rreptësinë juridike të Pekinit zyrtar që menaxhon dhe qeveris mbi më shumë sesa 1 miliardë njerëz. Kina nuk e zbulon publikisht identitetin e të ekzekutuarve përveç familjarëve, ndoshta me synimin që të mos japë idenë e një represioni ekstrem. Por edhe vende të tjera nuk mbeten pas. Vietnami thuhet se ka ekzekutuar 429 njerëz në vitet 2013-2016, duke u renditur i treti në botë.
