Blloku Bota
Tsipras në Beograd: Paqja në Ballkan e kërcënuar nga rizgjimi i nacionalizmit
Beogradi është vizita e parë e kryeministrit grek Aleksis Tsipras në Ballkanin Perëndimor. Jo pa qëllim kreu i qeverisë greke zgjodhi Serbinë, pasi sipas sipas agjencisë greke të lajmeve, ANA-MPA, vizita synon që t’i ngrejë në nivelin e marrëdhënieve strategjike raportet midis Athinës dhe Beogradit. Tsipras shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i jashtëm dhe ai i ekonomisë.
Paqja e Astanas, Rusia propozon që Siria të mos jetë më Republikë Arabe në Kushtetutë
Bisedimet e paqes në Astana kanë prodhuar një Kushtetutë të re për Sirinë. Drafti është përgatitur nga Rusia dhe siç raporton agjencia ruse “Sputnik” ai priret nga sintetizimi I interesave të Damaskut zyrtar dhe opozitës siriane.
Armatosja, ministri serb i Mbrojtjes: Për sigurinë e qytetarëve, sigurinë europiane dhe të vendeve fqinj!
Ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Djordjevic, ka sqaruar gjatë një vizite në një qendër pritjeje për emigrantët në Obrenovac, se ku konsiston politika e re e armatosjes së vendit. Ai ka nëvizuar se Serbia ndjek politikën e neutraliteti ushtara dhe për përmbushjen e saj blerja është përqendruar në armatim ekskluzivisht mbrojtës.
“Është detyra jonë për t’u kujdesur për sigurinë e qytetarëve tanë, por edhe për sigurinë europiane dhe gjithashu do të kujdeset edhe për sigurinë e fqinjve”, tha ai.
Media në Maqedoni akuzojnë ambasadorin amerikan si prishësin e marrëveshjes Gruevski - Ahmeti
Mediat në Maqedoni bëjnë me dije se Parlamenti i vendit ka njoftuar zyrtarisht se Nikolla Gruevskit i ka mbaruar afati si i mandatuar për krijimin e qeverisë së re. Që nga ky moment, disa faktorë politikë ndërkombëtarë dhe në Maqedoni po investohen që stafeta t’i kalojë Zoran Zaevit, drjetues i LSDM-së, i cili nuk arriti të dilte parti e parë. Në lojë është futur edhe ambasada amerikane në Shkup, e cila ka dalë hapur kundër VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevksit duke bërë thirrje për negociata.
Gjermania rikthehet në Balltik
NATO publikon sot në profilin e vet në Facebook një video që pasqyron aktivitetin dhe dislokimin e një batalioni shumëkombësh në Lituani. Në video flasin përfaqësues të komandës së trupave, jepen pamje nga stërvitjet, por merren mendime edhe nga qytetarët.
“Ne nuk jemi në gjendje të mbrohemi. Do të doja të kishte më shumë se 1000 trupa”, shprehet një qytetar.
Zv.kryeministri i Turqisë: Teoria e evolucionit, arkaike dhe e paprovuar
Një debat ka nisur në Turqi lidhur me kurikulat e reja në shkolla. Ministria e Arsimit fillimisht propozoi që teoria e evolucionit të mos përfshihej në mësimin e shkollave turke, kurse tani, zv.kryeministri turk, Numan Kurtulmuş, deklaron se e shumta, teoria e evolucuonit mund të përfshihet si një nga teoritë, jo si e vetmja.
“Shkencërisht, teoria e evolucionit është tashmë arkaike dhe e paprovuar. Ndoshta ajo mund të përfshihet si një nga teoritë”, tha ai në një intervistë për CNN Türk.
Trump e quan "keqkuptim" ndalimin e muslimanëve
Reagimi që ka shkaktuar dekreti i presidentit amerikan Donald Trump për ndalimin e hyrjes në SHBA të emigrantëve nga 7 vende të botës muslimane ka detyruar këtë të fundit të japë sërish shpjegime për vendimin.
Në një deklaratë të orëve të fundit Trump tha se dekreti nuk synon te ndalojë në mënyrë specifike muslimanët dhe bëri përgjegjës median për keqkuptimin.
Mbyllen dy gazetat historike greke, “To Vima” dhe “Ta Nea”
Dy gazeta të njohura greke, “To Vima” dhe “Ta Nea” janë mbyllur. 500 njerëz pa punë dhe një reduktim në pluralitetin mediatik në vendin fqinj. Në gazetën “To Vima” është publikuar një editorial që njofton mbylljen si pasojë e veprimit të bankave që sipas këtij editoriali “janë pa sens historic dhe përgjegjësi demokratike”.
Nuk ka marrëveshje në Maqedoni. Gruevski kërkon zgjedhje të reja
Mediat në Maqedoni njoftojnë se nuk ka një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re mes BDI-së dhe VMRO – DPMNE. Më herët disa media në Tiranë kontrabanduan lajmin se marrëveshja ishte arritur, e madje se Gruevksi kishte pranuar kërkesat e Platformës së partive shqiptare. Nuk munguan madje as deklarata për këtë “arritje historike”.
Në fakt në këto minuta të fundit partia e Gruevskit ka shpërndarë një deklaratë për shtyp përmes së cilës sugjeron kalimin drejt zgjedhjeve të parakoshme të reja.
Shkëmbimi i territoreve, pro edhe përfaqësuesi politik i shqiptarëve të Preshevës
Ideja e shkëmbimit të territoreve po gjen mbështetës të rinj, ndonëse oreksi i retifikimeve të kufijve është liberalizuar shumë. Kreu i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Peeshevë, Jonuz Musliu, thotë se është dakord me shkëmbimin e territoreve duke theksuar se Kosova dhe Shqipëria e kanë braktisur Luginën.
