Blloku Bota
Trump moderon gjithçka, përveç kërkesës për kontributet e vendeve anëtare të NATO-s
Kancelarja gjermane Angela Merkel ndodhet në SHBA ku është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Donald Trump. Ky i fundit duket se ka moderuar shumë nga qëndrimet e veta elektorale, duke folur për vlera të përbashkëta, të drejtat e njeriut, NATO-n, për të cilë kërkoi vetëm më shumë fonde nga vendet anëtare. Ai ka vlerësuar kancelaren Merkel dhe presidentin francez pë lidershipin e treguar në menaxhimin e krizës ukrainase. Më poshtë video e konferencës për shtyp:
Maqedoni, sondazhet evidentojnë rritje të mbështetjes për Gruevskin
Ndërkohë që kriza maqedonase vijon prej javësh pa një zgjidhje reale dhe me perspektivë të vetme përsëritjen e zgjedhjeve, një sondazh i realizuar nga Instituti për Kërkime Politike në Shkup, sjell në vëmendje rritjen e përkrahjes për partinë e Nikolla Gruevskit. Sipas këtij sondazhi, referuar nga agjencia MIA, VMRO – DPMNE është rritur me 1.6 pikë që nga zgjedhjet e muajit dhjetor, ndërkohë që LSDM-ja e Zoran Zaev ka një rënie me 2.6 pikë. Në përqindje mbështetja për dy partitë sipas këtij sondazhi është respektivisht: 27,1% dhe 21,8%.
Eksploziv me postë ministrit gjerman të Financave
Komploti i Celulave të Zjarrit ka marrë përsipër përgjegjësinë për dërgimin e paketës me eksploziv në zyrën e ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schauble."Ne i dërgojmë një pako bombë ministrit të Financave të Gjermanisë në kuadër të aktit të dytë të prokektit Nemesis"- shkruhet në deklaratën e organizatës.
Turqia, një hap tjetër “kundër” NATO-s
Turqia e presidentit aktual Reçep Tayyip Erdogan po ecën përherë e më shumë drejt shkëputjes nga kampi perëndimor duke kërkuar liri të plotë në politika e veta. Kjo po prek edhe mbrojtjen, në të cilën Turqia kontribuon jo vetëm me pozitën e vet si krahu jugor I NATO-s, por edhe me kapacitetet. Duket se kjo po ndryshon dhe për këtë flasin veprimet e Ankarasë zyrtare. Pak kohë pas grushtit të shtetit, Turqia bëri një lojë nervash me SHBA-të kur kërcënoi disa herë nxjerrjen e amerikanëve nga baza ajrore e Incirlikut, ku janë vendosur edhe armë bërthamore.
Holanda i thotë “jo” ekstremit të djathtë
Holanda ka qetësuar disi ankthin e Euroës nga ekstremi I djathtë teksa kryeministri i qendrës së djathtë, Mark Rutte, ka fituar zgjedhjet përballë Geert Ëilders, një politikan antiislamik dhe anti – BE. Rutte deklaroi pas zyrtarizimit të fitores se holandezët hodhën hapin e parë për t’I thënë “stop” një populizmi të gabuar si ai që u pa në Britani dhe SHBA.
Gazprom arrin marrëveshje antitrust me BE-në
Gazprom, kompania shtetërore ruse e gazit ka arritur një amrrëveshje antitrust me Bashkimin Europian duke I dhënë fund një hetimi 5 vjeçar. Komisionerja e BE-së për Konkurencës, Margrethe Vestager, ka deklaruar se po shihet për një zgjidhje që do ta bënte tregun e gazit më të konkurueshëm. Sipas saj vështrimi përpara ofron më shumë zgjidhje sesa aplikimi I gjobave pëër sjellje të së shkuarës, një politikë kjo që është kundërshtuar nga vendet e Europës Lindore.
Lirimi i Mubarakut, fundi simbolik i Pranverës Arabe në Egjipt
Lirimi, i vendosur sot nga drejtësia, i ish-presidentit Hosni Mubarak, i cili mbretëroi me dorë të hekurt për 30 vjet, mbyll simbolikisht kapitullin e Pranverës Arabe në Egjipt.Avokati Me Farid el-Deeb theksoi se Mubarak, i cili aktualisht mbahet në një spital ushtarak në Kajro, mund të kthehet në shtëpi kur mjekët të thonë se ai mund të dalë.
Turqia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Hollandën
Zv/kryeministri i qeverisë turke Numan Kourtoulmous njoftoi se Ankaraja do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike të nivelit të lartë me Holandën, duke mos lejuar kthimin në Turqi të ambasadorit holandez, pas konfliktit që ka ndodhur natën e së shtunës në Rotterdam me ministrat e qeverisë turke.
"Ne e mori vendimin që deri sa të plotësojnë kushtet që kemi vendosur, nuk do të lejojmë ambasadori holandez në Turqi për t'u kthyer në vend"-tha zv/kryeministri turk pas mbledhjes së kabinetit të tij.
Padi ndaj Kroacisë në SHBA
Një grup njerëzish, pasardhës të serbëve, romëve dhe hebrejve që kanë vuajtur pasojat e regjimit filonazis të ustashëve të Paveliçit në Kroaci, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kanë ngritur një padi në SHBA. Ata kërkojnë 3.5 miliardë dollarë kompensim për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga regjimi kroat i cili ngriti, drejtoi dhe administroi edhe kampe përqendrimi. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja kroate, Vecernji List që thotë se akt padia e ngritur majin e vitit të kalur në Çikago, ka mbërritur në Zagreb përmes ambasadës amerikane.
Sinjale nga NATO kundër nismës së Thaçit për krijimin e Ushtrisë pa ndryshimin e Kushtetutës
Nisma e presidentit të Kosovës për tranformimin me ligj, të Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës, duket se ka jo pak kundërshtarë. Thaçi nuk është tërhequr as pas sinjaleve të ardhura nga SHBA, disa prej të cilave u raportuan edhe në media, e duket se nuk ka ndërmend të kthejë pa provuar votimin në Parlament të ligjit të propozuar, por duke anashkaluar ndryshimin e Kushtetutës. Sot gazeta “Zëri” i ka marrë një prononcim një zyrtari të lartë të NATO-s, emrin e të cilit nuk e bën publik, i cili nënvizon se nisma e Thaçit bart rreziqe për sigurinë.
