Blloku Bota
Turqi, zëvendësohen kryetarët e tre bashkive
Autoritetet turke zëvendësuan kryebashkiakët e tre qyteteve të Turqisë juglindore - Dijarbakir, Van, Mardin, të cilët i përkasin Partisë Republikane Popullore (HDP përfaqëson pakicën kurde), pasi i akuzon për terrorizëm.
Në vend të tyre janë emëruar prefektet e këtyre krahinave.
Paris, klienti vret kamarierin se i'u vonua sanduiçi
U mërzit sepse iu vonua sanduiçi që kishte porositur, kështu që nxori armën dhe qëlloi kamerierin!
Ky incident i pazakontë me një fund tragjik për kamarierin 28-vjeçar ndodhi të premten në mbrëmje në picerinë Mistral në periferi të Parisit, e cila është e bllokuar tashmë nga policia.
Dëshmitarët thanë se klienti i picerisë ishte i tërbuar me faktin se duhet të priste. Pyetja e të gjithëve në Noisy-le-Grand është një: "E vrau për një sanduiç?"
Dosja konfidenciale, pasojat e daljes pa marrëveshje nga BE
Britania do të përballet me mungesa të theksuara të ilaçeve apo karburanteve nëse del nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje. Në porte pritet të krijohet një konfuzion i madh për shkak të forcimit të kufirit me Irlandën. Të gjitha këto pasoja parashikohen në një dokument të qeverisë britanike të botuar të dielën në gazetën Sunday Times.
Sipas përllogaritjeve të Londrës, 85% e kamionëve që kalojnë Evropën "mund të mos jenë të gatshëm" për kontrollet doganore franceze, çka mund të shkaktojë probleme serioze në porte dhe pika kontrolli.
SHBA nën hijen e nacionalizmit të bardhë
Molly Calliste, një regjisore e re amerikane po viziton disa vende të Europës për të prezantuar dokumentarin e saj të fundit me titull, “Humanity last. Refugees still hope” "Humaniteti i fundit. Refugjatët ende shpresojnë”. E gjendur në Greqi për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit ajo është intervistuar nga CNN.gr, ku flet për atë që po ndodh në Shtetet e Bashkuara me emigrantët dhe racizmin e bardhë.
Pro shkëmbimit të territoreve edhe zyrtarë të administratës Klinton
Aktorë të ndryshëm të afërt me politikën zyrtare amerikane po riciklojnë idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës që sipas tyre do të sillte stabilitet afatgjatë në rajon. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Charles Kupchan, anëtar i Këshillit për Punët e Jashtme dhe profesor në universitetin e Georgetown ka vlerësuar se opsioni në fjalë duhet parë si prioritet.
Senati shtyn rrëzimin e qeverisë Conte
Senati italian shtyu për të martën e 20 gushtit votën për mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Xhuzepe Kontes, të kërkuar nga kreu i Lega Nord Mateo Salvini. Ministri i brendshëm kërkoi votim të menjëhershëm për largimin e Kontes, por shumica e senatorëve i dhanë një javë kohë kryeministrit.
Edhe Vuçiç qenka nën përgjim
Ministri i Brendshëm seb, Nebojsa Stefanoviç thotë se shërbimet e huaja përgjojnë presidentin Aleksandër Vuçciç. Në një intervistë për gazetën “Vecernje Novosti” ai shprehet se subjekti më i preferuar për t’u përgjuar në komunikimet elektronike është Vuçiç, përveç të tjerëe.
Maqedonia e Veriut heq Diellin e Verginës
Në Maqedoninë e Veriut ndalohet nga sot përdorimi i Diellit të Verginës. Kjo gjë parashikohet në Marrëveshjen e Prespës të nënshkruar midis Greqisë dhe vendit fqinj.
Mirënjohje për arvanitasin që shpëtoi 70 njerëz
Me shpenzime publike do të bëhet funerali i Kostas Arvanitis, peshkatarit që shpëtoi dhjetëra njerëz me varkën e tij ditën e tragjedisë së zjarreve në Mati verën e kaluar.
"Kostas Arvanitis, i cili u nda nga jeta, ishte njeriu që mallëngjeu të gjithë Greqinë, kur ai dhe gruaja e tij Chryssa, djali i tij Dimitris dhe ndihmësi egjiptian Mahmoud Messafer, shpëtuan 70 njerëz me varkë natën e tragjedisë. në Mati. Humbja e tij na mbush me trishtim ”-thuhet në një deklaratë për shtyp të Zyrës së Kryeministrit grek.
Xhonson e nis me zgjerimin e burgjeve
Kryeministri britanik Boris Xhonson ka dalë në mbështetje të policisë në mënyrë që kjo e fundit të ushtrojë të gjitha kompetencat e saj për verifikime dhe kontrolle fizike të personave të dyshuar pa qenë nevoja për mandat gjykate. Ky udhëzim u ka shkuar 43 stacioneve policore në Angli dhe Uells. Kjo masë sipas tij është e nevojshme për të luftuar krimin. Xhonson premtoi se do të rrisë kapacitetin e burgjeve britanike për 10,000 të dënuar.
