Blloku Bota
Video/Foto të supozuara nga vendi i vrasjes së gjeneralit iranian
Major news coming out of Iraq : A direct hit results in the death of Abu Mahdi Al Muhandis and General Qassem Sulaimani (Iranian leader of Quds force) , their convoy coming out of Baghdad international Airport, we are awaiting an official press release to confirm from either side pic.twitter.com/UOtZI1pF5G
— Steven nabil (@thestevennabil) January 3, 2020
Irani: Axhenda jonë mbetet e pandryshuar. Esmail Ghaani, pasues i Soleimanit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë përsipër vrasjen e kreut të forcave Kuds të Gardës Revolucionare Iraniane duke argumentuar se ky veprim u ndërmor për të parandaluar akte të Iranit në të ardhmen.
Zaev jep dorëheqjen. Presidenti i Maqedonisë së Veriut mandaton Oliver Spasovskin për qeverinë teknike
Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.
Këtë mëngjes në orën 8.30 ishim në Qeveri. Nënshkrova dorëheqjen time, në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinës dhe në bazë të Ligjit për Qeverinë. Besoj se dokumenti do të arrijë në Parlament shumë shpejt, në mënyrë që procedura të fillojë gjatë ditës për të mundësuar miratimin e qeverisë teknike
ka thënë Zaev.
Vrasja e Soleimanit nga SHBA, kush ishte gjenerali i heshtur iranian
Gjenerali iranian, Kasem Sulejmani, i cili u vra në një sulm ajror të SHBA-ve në Bagdat ishte një nga personalitetet më të njohura në Iran dhe një nga rivalët më të fikshëm për Shtetet e Bashkuara dhe aleatatët e tyre.
Shefi i Forcave Kunds, të quajtura kështu sipas emrit të Jeruzalemit në persisht ka qenë njeriu kryesor në proceset politike për formimin e qeverisë irakiane që nga viti 2018.
Raportime mediatike për vrasjen në Baghdad të Qasem Soleimanit, një nga drejtuesit e Gardës Revolucionare Iraniane
Media shtetërore irakene raporton se në sulmin e fundit ajror ne aeroportin e Baghdadit ka mbetur i vrarë edhe kreu i forcave Quds, përgjegjëse për operacionet klandestine në Gardën Revolucionare Iraniane, gjenerali Qasem Soleimani.
Marrëveshja tripalëshe për EastMed parashikon klauzola ushtarake
Ndërtimi i gazjellësit EastMed ka hyrë në axhendë prioritare për tre vendet nënshkruese, Greqia, Izraeli dhe Qipro. Mediat greke raportojnë se marrëveshja nënshkruhet sot mes ministrave përkatës të Energjisë, Kostis Hatzidakis, Yuval Steinitz dhe Yiorgos Lakkotrypis të Qipros në prani në kryeministri grek, Mitsotakis, atij izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit qipriot Nicos Anastasiades.
Austri/Kurz sërish në timon. Arrin marrëveshje të pazakontë me Të Gjelbrit
Sebastian Kurz ka “kapërcyer ylberin” duke arritur një marrëveshje plitike me Të Gjelbrit në Austri. Ai ka njoftuar krijimin e koalicionit ditën e ndërrimit të viteve në një konferencë të përbashkët për shtyp me partnerin e ri politik, Werner Kolger. Marrëveshja arrihet tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare që u provokuan nga një video skandal ku shfaqej zv.kancelari Heinz – Christian Strache që ofronte kontrata shtetërore.
Rrezik për Qytetërimin? Tani duan ta shkarkojnë se nuk firmos për luftë
Sulmi i organizuar mbi ambasadën amerikane në Baghdad ka rihapur mundësinë e ndërhyrjes ushtarake amerikane në rajon, duke e vënë presidentin Donald Trump në kushte të favorshme politike tani që në Kongres kërkohet të ngrihet akuza ndaj tij. Dje media pranë tij, Fox News raportonte se pas sulmeve të mbështetura nga milici proiraniane, në Washington po diskutohej vendimi për dislokimin e 4000 trupave amerikane në Kuvajt, pjesë e divizionit të 82-të ajror.
Huawei: Mbijetesa, prioriteti ynë për 2020
Kompania kineze e teknologjisë, Huawei, ka deklaruar përmes drejtuesit të saj, Eric Xu se për vitin 2020 objektivi kryesor i saj është mbijetesa.
Ky i fundit ka vënë në dukje se bojkoti nga vendet perëndimore ka sjellë rënie të shitjeve poshtë parashikimit. Nga 125 miliardë dollarë të parashikuara në janar 2019, kompania mbylli bilancet me 121 miliardë dollarë, që përbën një shifër 18% më të lartë se një vit më parë, por më poshtë parashikimit.
Thaçi: Refuzuam Minishengenin sepse nuk u ftuam në Novi Sad. Serbia mbetet aleate e Rusisë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar përmes një konference për shtyp arsyen se pse ajo nuk mori pjesë në nismën e njohur si Minishengeni.
