Blloku Bota
Gjuha kineze futet si lëndë në shkollat e Serbisë
Nga 1 shtatori në shkollat e mesme të Serbisë do të mësohet në mënyrë fakultative gjuha kineze. Ajo që mbetet është mendimi pozitiv nga ministri i Arsimit Mladen Sarcec dhe Këshillit Kombëtar të Arsimit.
Radivoje Stojkovic, president i Komisionit Kombëtar nuk sheh asnjë arsye që futja e gjuhës kineze të mos miratohet për shkak se sipas planprogramit gjuha kineze do të mësohet si gjuhët e tjera në shkolla.
Reuters detyron Philip Morris të ndërpresë fushatën globale të marketingut online
Philip Morris është detyruar të ndërpresë fushatën e vet globale të marketingut për cigaret me ngrohje pas një investigimi të Reuters që ka shtruar pyetje mbi përdorimin e të rinjve, përfshirë një 21 vjeçare nga Rusia.
Sipas agjencisë në fjalë, standardet e Philip Morris për marketingun e ndalojnë promovimin e duhanit dhe produkteve të tij me personazhe të njohur që janë në moshë të re që janë, ose duket se janë nën moshën 25 vjeç.
Dita X dhe kërcënimi i të djathtës ekstreme në Austri
Kërcënimi i të djathtës ekstreme në Austri është më serioz sesa duket. Kjo dëshmohet edhe në një analizë që Neë York Times i bën përpjekjeve të ekstremit të djathtë për t’ë depërtuar në Shërbimin Sekret austriak.
Sybille Geissler, e cila për më shumë se 12 vjet udhëhoqi shërbimin e Inteligjencës në Austri, dëshmoi kohët e fundit në në parlament në lidhje me përpjekjet e të djathtës ekstreme, që tani është partner i koalicionit në Austri, për të minuar shërbimin e Inteligjencës.
Një kriminel lufte në paradën e Ditës së Fitores në Serbi
Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott ka deklaruar se është e turpshme që gjenerali në pension, Vladimir Lazareviç ishte pjesë e marshimit ushtarak të Regjimentit të Pavdekshëm në Ditën e Fitores në Nish.
Është e turpshme që një kriminel lufte i dënuar të ecë përballë atyre që duan të nderojnë aleatët që kanë vdekur duke luftuar për drejtësi dhe paqe në Europë
shkruan Scot në tuiter.
Ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm italian, Gianni de Michelis
Ka ndërruar jetë në moshë 78 vjeçare, Gianni de Michelis, ish-ministër i Jashtëm i Italisë në fillim të viteve’90, ish-zv.sekretar i Partisë Socialiste Italiane në vitet e drejtimit të saj prej Bettino Craxi.
Sinodi i Shenjtë zgjedh Mitropolitin e Bursës në krye të Kishës Orthodhokse të Amerikës
Mitropoliti i Bursës, Elpidoforos është zgjedhur kryepeshkop i Arkdioqezës së Amerikës përmes një vendimi të marrë nga Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike në Stamboll. Ai zëvendëson në këtë detyrë Kryepeshkopin Demetrios që dha dorëheqjen këtë muaj për shkak të moshës së shkuar dhe gjendjes shëndetësore.
Tatarët e Krimesë fshijnë nga librat e historisë bashkëpunimin me Hitlerin
Tatarët e Krimesë do të rishikojnë tekstet e historisë duke hequr prej tyre pjesë që i asociojnë ata me forcat naziste. Në tekstet e historisë së klasës së 10-të shkruhet ndër të tjera se:
20 mijë tatarë të Krimesë shërbyen me ushtritë hitleriane dhe 14 mijë të tjerë luftuan kundër partizanëve sovjetikë në Luftën e Dytë Botërore
Serbët e dinë shumë mirë se nuk do ta marrin më kurrë Kosovën*
Diplomati i njohur gjerman Geert-Hinrich Ahrens negociatori kryesor për Kosovën në Konferencat e Jugosllavisë në vitet 90-të rrëfen për DW kujtimet personale për një kohë të trazuar.
Zoti Ahrens, ju ishit nga shtatori 1991 deri në mars 1996 negociatori kryesor për çështjen e Kosovës në Konferencat e Jugosllavisë së atëhershme, në kohën e luftës në Kosovë ju ishit në Shkup për problemet e refugjatëve - 20 vite kanë kaluar ndërkohë, çfarë ju bie ndër mend kur e kujtoni këtë kohë?
Unanimitet në favor të Qipros dhe kundër Turqisë
“BE-ja mbështet Qipron në mosmarrëveshjen e saj me Turqinë për shpimet në det të hapur”. Kështu deklaroi Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk pas samitit informal të Rumanisë, ku ishin të pranishëm krerët e vendeve të BE-së.
"BE-ja qëndron e bashkuar së bashku me Qipron dhe pret që Turqia të respektojë të drejtat sovrane të shteteve anëtare të BE-së"-tha Tusk në një konferencë për shtyp pas përfundimit të takimit.
I paqartë shenjtërimi i Alojzije Stepinac. Papa: Duhet sqaruar e vërteta historike
Papa Françesku ka folur për ish-kardinalin e Kishës Katolik Kroate, Alojzije Stepinac, për të cilin ka thënë se ishte një njeri i përshpirtshëm dhe se ishte kjo arsyeja që Kisha Katolike e lumturoi atë.
Por në një moment të caktuar gjatë procesit të kanonizimit kishte disa pika të paqarta, historike
ka shtuar Papa në një prononcim për gazetarin kroat të Vecernji List, Silvije Tomasevic.