Blloku Bota
Publikohen në media kufijtë detarë të pretenduar nga Turqia në Egje
Në media ka rrjedhur një dokument zyrtar që hedh dritë mbi pretendimet e Turqisë në Egje. Diplomati turk, Çağatay Erciyes tregoi në datën 2 dhjetor një hartë ku tregohen kufijtë e pretenduar për shelfin kontinental nga Turqia, sipas asaj që mendohet se është një marrëveshjeje delimitimi mes saj dhe Republikës së Qipros Veriore firmosur në vitin 2011. Po ashtu aty paraqitet edhe vija e mesme e rënë dakord mes Turqisë, Egjiptit dhe Libisë.
Bechtel Enka merr kontratën e ndërtimit të korridorit Moravian në Serbi
Qeveria serbe ka nënshkruar kontratën e ndërtimit të korridorit Moravia, 112 km, 30 m të gjerë me kompanianë Bechtel Enka Uk.
Në ceremoninë e firmosjes ka marrë pjesë edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç dhe përfaqësuesi i kompanisë, Michael Wilkinson. Qeveria serbe angazhohet të paguajë menjëherë nga buxheti i saj 150 milionë euro, ndërkohë që financime do të japë edhe qeveria britanike.
Korridori në fjalë ka vite që përflitet dhe ai konsiderohet se krijon lidhje të shpejtë në Serbinë Qendrore.
Page dhe Brin heqin dorë nga drejtimi i Google
Dy themeluesit e njërës prej kompanive më të mëdha në botë, me rritje dhe ndikim të shpejt, Google, kanë njoftuar largimin nga pozitat drejtuese.
Larry Page dhe Sergey Brin kanë deklaruar largimin për t’i hapur rrugën drejtorit aktual të Google, Sundar Pichai.
Page kishte deri më tani detyrën e drejtorit të kompanisë nënë, Alphabet, kurse Brin ishte president i saj. Me vendimin e ri, Pichai do të jetë drejtori i ri ekzekutiv edhe i Alphabet.
FBI: FaceApp kërcënim për sigurinë
ShBA mendon se edhe produktet softuerike të zhvilluara në Rusi përbëjnë kërcënim për sigurinë duke kërkuar me këtë rast kategorizimin e tyre si temë e punës së kundërspiunazhit. Byroja Federale e Hetimit ka informuar senatorin demokrat të New York-ut, Chuck Schumer për shqetësimet e veta në këtë drejtim dhe pas kësaj ai ka bërë publik nevojën për ndërhyrje.
Vuçiç: Europa të sqarojë politikën e vet në Ballkan
Në Serbi kanë shprehur pasiguri për vijimin ose jo të procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kreun e Grupit Parlamentar të Partive Popullore në Parlamentin Europian, Manfred Werner, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka kërkuar që Europa të shprehet qartë se çfarë synon dhe do të bëjë në Ballkan.
Ne do të veprojmë racionalisht dhe në mënyrë pragmatiste duke parë më të mirën për vendin tonë
tha Vuçiç.
Gjashtë të akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit
Zyra e Prokurorit Special në Prishtinë ka ngritur akuzë për gjashtë persona të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e përfaqësuesit lokal të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç më 16 janar 2018.
Konflikti greko-turk hyn në axhendën e NATO-s
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se do të kërkojë mbështetjen e NATO-s në përballjen me Turqinë. Sipas mediave greke, Mytsotakis do të negociojë për ndihmë në samitin e Londrës. Pala greke pretendon se marrëveshja e fundit mes Turqisë dhe qeverisë së mbështetur ndërkombëtarisht të Libisë, cenon sovranitetin e Greqisë dhe shkel ligjin ndërkombëtar.
Aleanca nuk mund të qëndrojë indiferente kur një nga anëtarët e vet shkel hapur ligjin ndërkombëtar
Një hap afër hapjes së negociatave. Kroati Tonino Picula caktohet raporter i PE-së për Ballkanin Perëndimor
Kroati Tonino Picula është caktuar raporteri i Parlamentit Europian për rekomandimet për Ballkanin Perëndimor para samitit të vitit 2020. Ai citohet të jetës shprehur pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilin e ka konsideruar një proces për të cilin duhet konsensus.
Kurti: Jo çdo gjë mund të jetë në tryezën e dialogut me Serbinë
Albin Kurti, kandidati më i mundshëm për kryeministër i Kosovës ka deklaruar në një intervistë për European Western Balkans se në raport me Serbinë nuk mund të jetë çdo opsion në tavolinë.
Do takohem me z. Borrell dhe të arrijmë një marrëveshje për të vazhduar dialogun me Serbinë. Zonja Mogherini ka lejuar që shumë gjëra të bëhen publike dhe besoj se bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të vendosen në kontekstin e vlerave europiane. Jo çdo duhet të jetë në tavolinë
shprehet Kurti.
Tërmet me magnitudë 6.1 godet Kretën
Edhe Greqia është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 6.1. Shkencëtarët raportojnë se goditja u dha në orën 9.23, 74 km në veriperëndim të qytetit Hania në Kretë në thellësinë 74 km. Vala goditëse është ndjerë edhe në Peleoponez dhe në Atikë, ndonëse nuk janë raportuar dëme apo viktima.
Kreu i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmetet, Efthymios Lekkas ka deklaruar se tërmeti i Kretës nuk ka lidhje me tërmetin e datës 26 nëntor në Shqipëri dhe atë në Bosnje,
