Blloku Bota

Frontex: 90% më shumë hyrje ilegale nga Ballkani Perëndimor për 2021-n

Postuar në 13 Gusht, 2021 14:35

Agjencia Europiane e Kufijve, Frontex, raporton se në shtatë muajt e parë të vitit 2021 kanë nyrë ilegalisht në BE 82 mijë njerëz, një shifër 59% më e lartë sesa ajo e një viti më parë.

Nis të gatuhet gjella mediatike e vaksinimit të fëmijëve

Postuar në 13 Gusht, 2021 01:54

Media serbe “B92” kishte sot në seksionin anglisht të vetin dy lajme për vaksinimin e fëmijëve kundër CoVid-19. Një lajm merrte shembullin e Izraelit që do të kërkojë certifikata vaksinimi për fëmijët mbi 3 vjeç, ose një test negativ. Kjo për shkak të rritjes së rasteve të reja. Izraeli është shembull për shkak se është vendi me shkallën më të lartë vaksinimi që në fillimet e pandemisë. Më tej, në Serbi, një prej anëtarëve më të njohur të Shtabit të Krizës, dr.

Ngrohja globale, OKB publikon raportin: Klima, kërcënim ekzistencial për njerëzimin

Postuar në 09 Gusht, 2021 12:55

Ngrohja globale duket se ka mbërritur për disa aspekte në pikën e moskthimit pavarësisht masave që mund të ndërmarrin qeveritë e vendeve të zhvilluara. Një raport i miratuar nga Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimin e Klimës në OKB, vë në dukje se rritja e temperaturave me 1.5 gradë Celcius në shkallë planetare do të arrihet rreth vitit 2050, duke krijuar kushte për paparashikueshmëri klimaterike. Thatësira të mëdha, përmbytje, valë të nxehti, këto janë pasojat imediate që pritet të prekin planetin si pasojë e emetimit të karbonit.

Reforma në drejtësi, Polonia dorëzohet para presionit të BE

Postuar në 08 Gusht, 2021 18:37

Polonia ka vendosur të anulojë sistemin disiplinor për gjyqtarët, për të cilin gjykata e lartë e BE-së u shpreh se shkel ligjet e Unionit. Tërheqjen e konfirmoi kreu i partisë në pushtet PiS, Jaroslaw Kaczynski. Në këtë mënyrë, Polonia shmang penalitetet financiare me të cilat e ngarkon gjykata europiane.

Trupa e shpërbërë njihet si Dhoma Disiplinore, për të cilën BE thotë se po përdoret për të ushtruar presion mbi gjyqtarët ose për të ushtruar kontroll politik mbi vendimet gjyqësore, dhe shkel ligjet e bllokut.

Duam vetëm punëtorë të lumtur!

Postuar në 08 Gusht, 2021 13:48

Teknologjia e njohjes së fytyrës, e aplikuar deri tani në masë të vogël, është kritikuar shpesh për shkelje të privatësisë së individëve. Por në një kompani në Kinë, kjo teknologji shkon më tej. Canon China, një degë e gjigantit japonez të kamerave dhe elektronikës, do vetëm punëtorë të lumtur. Për këtë arsye, kompania ka aplikuar teknologjinë e njohjes së buzëqeshjes.

Zelanda e Re, streha e fundit e pasanikëve

Postuar në 08 Gusht, 2021 12:17

Larry Page, bashkëthemeluesi i Google dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, ka tashmë pasaportën e Zelandës së Re. Page ka fituar të drejtën për të jetuar në Zelandën e Re, falë një programi qeveritar që u jep të tillë investitorëve të pasur. Aplikantëve u kërkohet të investojnë të paktën 10 milionë dollarë neozelandezë në vend për tre vjet. Page hyri në Zelandën e Re në janar, kur kufijtë e tij ishin akoma të mbyllur për shkak të Covid-19, raporton BBC.

Europianë me "leje kalimi"

Postuar në 07 Gusht, 2021 18:04

Francezët dolën në rrugë dhe sheshe për të katërtën fundjavë radhazi, të organizuar në protesta me të cilat kundërshtojnë vendimin e qeverisë për Green-Pass, leja shëndetësore që është bërë kriter për të hyrë në një kafene ose për të udhëtuar në një tren ndërqytetas. Vendimi hyn në fuqi nga e hëna dhe pak ditë më parë, gjykata më e lartë në Francë e cilësoi atë si "kompromis të balancuar" mes shqetësimeve të shëndetit publik dhe lirisë personale.

Indonezia shfuqizon testin e virgjërisë për pranimin e femrave në ushtri  

Postuar në 06 Gusht, 2021 20:05

Në Indonezi, ushtria nuk do të ketë më kriter virgjërinë për rekrutimin e femrave. Procedura që njihet ndryshe si "testi me dy gishta", sepse gjatë ekzaminimit mjekët futen dy gishta brenda vaginës së gruas për të kontrolluar nëse himeni është ende i paprekur apo jo, është cilësuar abuziv nga organizatat e të drejtave të njeriut, të cilat e kanë kundërshtuar prej kohësh.

Plotësisht të vaksinuar/7 persona vdesin nga varianti Kapa në azil në Zaventem të Belgjikës

Postuar në 06 Gusht, 2021 20:00

Shtatë të moshuar në një azil në Zaventem të Belgjikës kanë vdekur si pasojë e infektimit me një variant kolumbian të Sars-Cov-2.

“Polonia nuk ka pse të rrijë në BE me çdo kusht”

Postuar në 06 Gusht, 2021 17:48

Ndarja mes Polonisë dhe Bashkimit Europian sa vjen e thellohet. “Nuk kemi pse të mbetemi anëtarë të Unionit me çdo kusht”, tha ministri i Drejtësisë në një intervistë të botuar të premten në të përditshmen “Rzeczpospolita”.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota