Blloku Bota

Dështimi fatlum i politikës italiane rizgjedh Mattarellan president

Postuar në 29 Janar, 2022 23:28

Politika italiane ka provuar edhe njëherë se shkëlqen vetëm kur dështon. Sergio Mattarella është rizgjedhur president i Republikës pas dështimit nga Parlamenti për të gjetur një pasues të tij. Për pasoja drejtuesit e partive nuk kanë patur opsion tjetër veç t’i luten Mattarellës të pranojë rizgjedhjen të cilën e kishte refuzur. 

Tetë raunde u deshën që politika italiane të varet te Mattarella të cilin e duartrokiti pas numërimit të votës së 505-të dhe që sot përfaqëson njeriun anti-krizë në republikën e krizave.

Një aksident që reflekton botën në të cilën jetojmë

Postuar në 29 Janar, 2022 19:00

Vdekja e një fotografi të njohur në Francë ka hapur polemika. Zvicerani René Robert u rrëzua në një nga rrugët më të frekuentuara të Parisit dhe mbeti aty i shtrirë për nëntë orë me radhë pasi askush nuk i erdhi në ndihmë. Robert vdiq nga hipotermia dhe jo nga trauma pas rënies. Por për ta thënë me fjalët e mikut të tij më të mirë, ai vdiq nga indiferenca.

Amerika mbështet Kastron e Hondurasit

Postuar në 29 Janar, 2022 10:25

Xiomara Castro u betua si presidentja e parë femër në Honduras para një turme, mes të cilës ishte edhe zv.presidentja amerikane, Kamala Harris, e cila në emër të SHBA i ofroi mbështetje në luftën kundër korrupsionit.

Inaugurimi i Kastros i jep fund qeverisjes 8-vjeçare të Juan Orlando Hernandez, dikur aleat i SHBA-ve, por më vonë i akuzuar po prej tyre për korrupsion dhe lidhje me trafikun e drogës. Kastro e merr detyrën në një moment të vështirë për shkak të ndarjeve në Kongres, borxhit në rritje dhe marrëdhënieve me Kinën.

Kriza në Ukrainë/ Propozimi i Macron dhe gatishmëria e NATO-s për "më të keqen"

Postuar në 29 Janar, 2022 09:39

Edhe pse po punohet për një zgjidhje diplomatike, NATO është përgatitur për më të keqen. Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, thotë se Rusia po grumbullon njësi ushtarake në kufi me Ukrainën, por edhe në Bjellorusi.  "Po punojmë për një zgjidhje diplomatike, por ndërkohë jemi përgatitur edhe për më të keqen", thotë ai.

Edhe shefi i njësisë amerikane, Mark Milley, i kërkoi Rusisë të tërhiqet dhe të ndjekë rrugën diplomatike.

Facebook tërhiqet nga ambicia për pagesat digjitale

Postuar në 28 Janar, 2022 10:03

Facebook braktis një nga planet më ambicioze. Diem Association, konsorciumi i krijuar nga Facebook në 2019 për të realizuar rrjetin futurist të pagesave, është mbyllur dhe asetet e tij teknologjike janë shitur për 200 milionë dollarë te një bankë e vogël në Kaliforni, e cila ofron shërbime për Bitcoin e Blockchain.

SHBA dhe NATO, paketë kërkesash për Rusinë 

Postuar në 27 Janar, 2022 14:41

SHBA dhe NATO i kanë dërguar Moskës një paketë kërkesash, të cilat përmblidhen në tri fusha, që kanë të bëjnë me marrëdhëniet NATO-Rusi, sigurinë evropiane dhe kontrollin e armëve. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Rusia i ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me NATO-n dhe e ka bërë dialogun edhe më të vështirë.

Nuk kemi ku tërhiqemi më, pas nesh është Moska

Postuar në 27 Janar, 2022 14:23

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitrij Medvedev ka deklaruar në mediat ruse se Rusia ka bërë maksimumin në tolerimin e ambicieve perëndimore në fushën e sigurisë.

Pa ShBA/Arrihet armëpushim dy javor në Ukrainë

Postuar në 26 Janar, 2022 23:33

Vladimir Putin i ka dhënë një fitore të vockël presidentit francez, Emmanuel Macron teksa ka pranuar të respektojë armëpushim të plotë në Ukrainën Lindore pas 8 orësh bisedimesh në Paris. 
Mediat citojnë diplomatë francezë të kenë folur për një “sinjal pozitiv” që do të duhet të shihet nëse do të zgjasë pas dy javësh në Berlin ku pritet të mbahet një raund tjetër bisedimesh. 

Biden tërhiqet nga vaksinimi i detyrueshëm për punonjësit e kompanive të mëdha

Postuar në 26 Janar, 2022 17:05

Administrata Biden është tërhequr nga urdhri për vaksinimin e detyrueshëm të punëtorëve në kompanitë e mëdha. Në fillim të nëntorit, Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (OSHA) njoftoi një vaksinimin e detyrueshëm testimin për kompanitë me të paktën 100 punonjës. Rregulli, i cili do të kishte prekur më shumë se 80 milionë punëtorë amerikanë, fillimisht u vendos të hynte në fuqi më 4 janar.

Por shumë shtete dhe grupe biznesi e kundërshtuan rregullin në gjykatë. Më 13 janar, Gjykata e Lartë e pezulloi këtë urdhër, me argumentin se OSHA kishte tejkaluar autoritetin e saj.

Negociatat me Rusinë, Carpenter: Të gjitha opsionet janë në tryezë

Postuar në 26 Janar, 2022 10:31

Ambasadori Michael Carpenter, aleat i ngushtë i presidentit amerikan Joe Biden, mori detyrën si përfaqësues i përhershëm i SHBA-së në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më 29 nëntor 2021 dhe shumë shpejt iu desh të angazhohej në një aktivitet diplomatik kompleks, për shkak se nisi kriza me Rusinë. Carpenter mori pjesë në një raund negociatash me Rusinë javën e kaluar në Vjenë, ku mbetën dallimet midis Moskës dhe Perëndimit.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota