Blloku Bota
Video/Dodik refuzon foton me zyrtaren amerikane Power
Milorad Dodik nuk i ka fshehur sentimentet e veta, apo bezdinë ndaj zyrtarëve amerikanë, teksa ka refuzuar në mënyrë demonstrative të dalë në foton e rastit me përfaqësuesen e Agjencisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar, Samantha Power.
Në videot e përcjella Dodik, anëtari serb i presidencës boshnjake, largohet në mënyrë të hapur pasi ka takuar Power sipas kërkesave të protokollit.
Gjermania do të pranojë 400 mijë punëtorë të kualifikuar në vit
Qeveria e re gjermane mban të njëjtën qasje me paraardhësen sa i takon pranimit të punonjësve të kualifikuar. Në përpjekje për të zbutur plakjen e popullsisë dhe mungesën e fuqisë punëtore në sektorë kyçë që rrezikojnë të minojnë rimëkëmbjen nga pandemia e koronavirusit, qeveria e Olaf Scholz njoftoi se do të tërheqë 400 mijë punëtorë të kualifikuar në vend çdo vit.
Amerikanët nuk janë këtu!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po i përgjigjen boshllëkut strategjik që kanë krijuar në Mesdhe duke krijuar kështu kushtet për zhvillimin e realiteteve dhe ekuilibrave të reja.
Amerikanët nuk janë këtu
citohet të jetë shprehur rreth kësaj situate, një ndër ekspertët më të mirë izraelitë, Efraim Inbar.
Kur Amerika vret gabimisht (VIDEO)
Pentagoni publikoi për herë të parë pamjet me dron të një sulmi të dështuar në Kabul, që vrau 10 anëtarë të një familjeje, shtatë prej tyre fëmijë, ndërsa SHBA tërhiqej nga Afganistani.
Raporti: Ratzinger i “mbylli sytë” para abuzimeve të priftërinjve në Mynih
Një raport i ri nxjerr në pah heshtjen e Papa Benediktit XVI në lidhje me abuzimin seksual të fëmijëve gjatë kohës kur ishte kryepeshkop i dioqezës së Mynihut dhe Freisingut. Sipas raportit, kryepeshkopi i Mynihut nga viti 1977 deri në 1982, që atëherë njihej me emrin Joseph Ratzinger, ishte në dijeni të faktit se disa priftërinj abuzonin me fëmijët dhe pavarësisht kësaj, abuzuesit mbetën në role aktive nën mbikëqyrjen e tij në kishat e Gjermanisë jugore.
Franca cilëson si Genocid represionin e Kinës mbi ujgurët
Me anë të një rezolute të miratuar nga parlamenti, Franca e ka cilësuar gjenocid trajtimin që Kina i bën pakicës myslimane ujgore. Vendimi pritet të tensionojë marrëdhëniet midis Parisit dhe Pekinit dy javë përpara Olimpiadës Dimërore.
Denoncimi përmes kësaj rezolute u propozua nga socialistët opozitarë dhe u mbështet edhe nga partia e presidentit Macron, Republique en Marche.
Në rezolutë thohet se Asambleja Kombëtare "njeh zyrtarisht dhunën e ushtruar nga Republika Popullore e Kinës kundër ujgurëve si krime kundër njerëzimit dhe gjenocid".
CIA shpjegon sindromën e Havanës
Agjencia Qendrore e Inteligjencës, CIA, ka më në fund një konkluzion për atë që njihet si sindroma e Havanës. Raporti mbi qindra raste të raportuara të sëmundjes misterioze neurologjike përjashton në shumicën e rasteve një sulm nga një kundërshtar i huaj.
"Ne vlerësojmë se shumica e raportimeve për të tilla incidente anormale shëndetësore mund të shpjegohen në mënyrë të arsyeshme nga kushtet mjekësore ose faktorët mjedisorë dhe teknikë, duke përfshirë sëmundjet e padiagnostikuara më parë", tha një zyrtar i lartë i CIA-s.
Raporti: Si po i kthen Kina me forcë ata që largohen nga vendi
Raporti i një OJQ-je spanjolle hedh dritë mbi taktikat që përdor Kina për të kthyer në atdhe qytetarët që largohen. "Safeguard Defenders", me bazë në Spanjë, evidenton në raport tre taktika të përdorura nga Pekini për këtë qëllim: arrestimin e të afërmve të të arratisurit si kërcënim, dërgimin e agjentëve jashtë shtetit për të frikësuar personin në fjalë ose për ta rrëmbyer.
Covid-i i lehtë dobëson kujtesën
Edhe format e lehta të Covid-19 lënë pas pasoja afatgjata. Një prej tyre është dobësimi i vëmendjes dhe kujtesës gjashtë deri në nëntë muaj pas infektimit. Konkluzioni del nga një studim i Universitetit të Oksfordit në Britani.
Në funksion të studimit, pjesëmarrësve që kishin rezultuar pozitivë për Covid-19 më parë, por nuk raportuan simptoma të tjera tradicionale të gjata të Covid, iu kërkua të kryenin ushtrime për të testuar kujtesën dhe aftësinë e tyre konjitive.
SHBA: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në çdo moment
Zhvendosjen e trupave ruse në perëndim të Bjellorusisë, Shtetet e Bashkuara e shohin si një përgatitje për pushtimin e Ukrainës.
Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Alexander Fomin, tha se stërvitjet e përbashkëta me Bjellorusinë do të përfshijnë përgjigjen ndaj kërcënimeve të jashtme, por zyrtarët amerikanë e quajtën situatën "jashtëzakonisht të rrezikshme".
