Blloku Bota
Kisha si zaptuese, në Spanjë nis kthimi i 1000 pronave
Një komision i posaçëm i ngritur në Spanjë nga qeveria, pas vitesh të tëra pune arriti ta bëjë kishën të pranojë se të paktën një mijë nga 35 000 pronat (20 000 prej tyre objekte kulti) që ajo ka regjistruar që nga viti 1998, duke përfituar nga reforma e José María Aznar, nuk janë të sajat. Domethënë, 2.8% e totalit të regjistrimeve janë të parregullta, megjithëse Kisha nuk e përdor në asnjë moment këtë term dhe në raportin e saj.
Ukraina dhe zgjerimi i NATO-s në Lindje, Rusia: Disa përgjigje për SHBA
Vendosja e trupave ruse në kufi me Ukrainën po shihet nga Perëndimi si një përgatitje për pushtim të mundshëm. Ndërkohë, Rusia kundërshton zgjerimin e NATO-s në Europën lindore. Në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi me një reagim "ushtarako-teknik" ndaj sjelljes "jomiqësore" të Perëndimit. Kjo “përplasje” vijon në distancë mes SHBA-ve dhe Rusisë.
SHBA dhe Britania nisin evakuimin e diplomatëve nga Kievi
Tensionet në rritje në kufirin ruso-ukrainas kanë dhënë efektet e para te trupa diplomatike në Kiev. Ndërsa më shumë se 120 000 ushtarë rusë janë të dislokuar në kufirin ukrainas dhe në territorin e Donbass-it, Britania ka filluar të tërheqë gjysmën e stafit të ambasadës së saj në Kiev nga frika e një sulmi të mundshëm ushtarak nga Moska.
SHBA: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa liruar të burgosurit amerikanë
Bisedimet për të zgjidhur ngërçin mbi marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015 duket se kanë ngecur. Shtetet e Bashkuara e kushtëzojnë kthimin në marrëveshje me lirimin e katër të burgosurve amerikanë të mbajtur peng në Teheran.
Kur nuk ia doli as Izraeli...
Përgjatë dy viteve të pandemisë, Izraeli ka qenë disa herë në krye të listës për një sërë aspektesh që lidhen me Covid-19. Ai ishte vendi i parë që mbylli kufijtë kur filloi vala e parë në mars 2020. Një vit më vonë, ai u bë vendi i parë që imunizoi në mënyrë agresive popullsinë e tij me vaksinën Pfizer/BioNTech.
Çernobili, thembra e Akilit në rast pushtimi nga Rusia
Çernobili duket se ka fituar rëndësi pas tensionimit të marrëdhënieve Rusi-Ukrainë. Ndërsa flitet gjithnjë e më shumë për një pushtim të mundshëm të Ukrainës nga Rusia, rruga më e shkurtër nga Moska në Kiev, është nga veriu. Ajo kalon nëpër zonën e izoluar rreth termocentralit të Çernobilit, ku shkrirja e reaktorit në 1986 shkaktoi katastrofën më të rëndë bërthamore në histori.
Investimet private në hapësirë, rekord historik
Një hulumtim i firmës njujorkeze Space Capital tregon se kompanitë e infrastrukturës hapësinore bënë miliarda dollarë investime private në vitin 2021. Fondet u rritën me më shumë se 50% nga viti i kaluar, në një rekord prej 14.5 miliardë dollarësh.
Pas një tremujori të tretë historik për fluturimet njerëzore në hapësirë, tremujori i katërt solli 4.3 miliardë dollarë falë "mega-raundeve" prej 250 milionë dollarësh ose më shumë nga Sierra Space, SpaceX e Elon Musk dhe Planet Labs.
Berluskoni tërhiqet nga ambicia presidenciale
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, u tërhoq nga ambicia për president, duke hequr njëkohësisht edhe pengesën për negociatat ndërpartiake përpara votimit në parlament që fillon më 24 janar.
Emërimi i kryeministrit Mario Draghi shihet si rezultati më i mundshëm, por është ende e paqartë nëse sfera e gjerë e partive që mbështesin koalicionin e tij do ta mbështesë, për shkak të frikës se largimi i tij mund të shkaktojë zgjedhje të parakohshme kombëtare.
I akuzuar zyrtarisht se donte të vriste Aleksandër Vuçiç
Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin, ka deklaruar se shërbimet sekrete kanë marrë informacione për përgatitjen e një tentative për vrasjen e presidentit, Aleksander Vuçiç.
Video/Dodik refuzon foton me zyrtaren amerikane Power
Milorad Dodik nuk i ka fshehur sentimentet e veta, apo bezdinë ndaj zyrtarëve amerikanë, teksa ka refuzuar në mënyrë demonstrative të dalë në foton e rastit me përfaqësuesen e Agjencisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar, Samantha Power.
Në videot e përcjella Dodik, anëtari serb i presidencës boshnjake, largohet në mënyrë të hapur pasi ka takuar Power sipas kërkesave të protokollit.
