Blloku Bota

As riciklimi nuk na shpëton nga plastika

Postuar në 24 Maj, 2023 13:35

Riciklimi nuk është mënyra më e miër për t’u çliruar nga mbetjet plastike. “Plastika është e papajtueshme me një ekonomi që funksionon mbi parimin e qarkut të mbyllur”, thuhet në raportin e fundit të Greenpeace. Ndërsa pritet të iniciojë bisedime të reja për një traktat të ri global për plastikën, Greenpeace thekson se shpërbërja e këtij materiali për riciklim prodhon ndotje mikroplastike.

BE përgjysmon pensionet e luksit

Postuar në 23 Maj, 2023 13:39

Ish-anëtarët e Parlamentit Evropian, të regjistruar në një skemë të veçantë pensionesh, e cila rrezikon kolapsin, do të përballen me përgjysmimin e pagesës.  

Më shumë se 900 individë, përfshirë ish-deputetë pro Brexit-it dhe disa komisionerë aktualë të BE-së, vazhdojnë të marrin mijëra euro pagesa mujore nga pensioni shtesë i Parlamentit.

Fatkeqësitë natyrore, 2 milionë viktima në 50 vjet

Postuar në 22 Maj, 2023 13:37

Ngjarjet ekstreme meteorologjike, klimatike dhe hidrike kanë shkaktuar 11 778 fatkeqësi natyrore në 50 vitet e fundit, duke sjellë si pasojë dy milionë vdekje dhe miliarda dollarë dëme ekonomike në mbarë botën.

“Falë Marrëveshjes së Prespës, tani jemi më pranë Greqisë sesa Turqisë”

Postuar në 22 Maj, 2023 12:53

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, thotë se marrëveshja e Prespës afroi Maqedoninë e Veriut me Greqinë, duke i bërë dy popujt ta shohin njëri-tjetrin si miq. Në një intervistë për greken Kathimerini, pak para zgjedhjeve të së dielës, Zaev shprehet se marrëveshja e emrit, e arritur 4 vjet më parë, ka sjellë përfitime të dyanshme, duke e afruar Greqinë më pranë Maqedonisë së Veriut sesa Turqia.  

“Me këto zgjedhje u përmbush erdoganizimi i Greqisë”

Postuar në 22 Maj, 2023 12:20

"Erdoganizimi dhe orbanizimi i Greqisë u përmbush”, tha ish-ministri i Financave Yanis Varoufakis, në reagimin e tij të parë ndaj rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, të cilat e renditën në vendin e tetë partinë e tij, MeRA25.  

Varoufakis bëri përgjegjës për humbjen e së majtës lidershipin e SYRIZA-s, partia e udhëhequr nga Tsipras, e cila 2 vjet më parë e hodhi poshtë ofertën e tij për të bashkëpunuar në fushatë.  Sipas tij, ky refuzim solli si pasojë “një cunami të pabesueshëm konservatorizmi”.

Një fitore e thellë, por e pamjaftueshme

Postuar në 21 Maj, 2023 22:24

Demokracia se Re ka shumicën e votave në Greqi, pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura sot. Megjithatë, sipas rezultateve paraprake kjo shumicë nuk do të jetë e mjaftueshme për të formuar qeverinë e re.

Me më shumë se gjysmën e votave të numëruara, Demokracia e Re konservatore ka epërsi me rreth 40.9%, duke mposhtur të majtën radikale Syriza, e cila qeverisi nga viti 2015 në 2019, që ka 20.1%.

Analistët thonë se partisë së Mitsotakis ka gjasa t’i duhen aleatë për qeverinë e re.

Europa gjobit Facebook me 746 milionë euro

Postuar në 21 Maj, 2023 20:30

Facebook do të gjobitet më shumë se 746 milionë euro (648 milionë stërlina) dhe do të detyrohet të pezullojë transferimet e të dhënave në SHBA.

Gjoba është një vendim i Komisionit për Mbrojtjen e të Dhënave në Irlandë për mënyrën si është trajtuar informacioni i mbledhur nga përdoruesit.

Siç bën të ditur Bloomberg, gjoba vendos një rekord për shkeljen e rregullores së përgjithshme të BE-së për mbrojtjen e të dhënave (GDPR), duke tejkaluar 746 milionë euro të vendosura gjigantit të shitjeve online, Amazon, nga Luksemburgu në 2021.

Rusia merr kontrollin e Bakhmutit, Zelensky: Atje nuk ka më asgjë

Postuar në 21 Maj, 2023 12:34

Bakhmut, qyteti në juglindje të Ukrainës, që për muaj të tërë u kthye në skenën e një beteje të ashpër, është tërësisht nën kontrollin e rusëve. Lajmin e dha fillimisht Ministria ruse e Mbrojtjes, e cila njoftoi se kjo u bë e mundur falë operacionit ofensiv të skuadrës Wagner, i mbështetur nga artilieria dhe forcat ajrore.

Pak minuta më vonë, edhe presidenti ukrainas konfirmoi humbjen e Bakhmutit, duke nënkuptuar se ajo që kanë në dorë rusët janë vetëm rrënojat e qytetit.

Elita botërore mblidhet për inteligjencën artificiale

Postuar në 20 Maj, 2023 16:54

Elitat e biznesit dhe politikës janë mbledhur në Lisbonë, për një takim që ngre shumë pikëpyetje.

Siç raporton CNBC,  në takimin vjetor Bilderberg, tema kryesore e diskutimit do të jetë inteligjenca artificiale.

Përgjigje Amerikës: Diktatorët nuk shkojnë në balotazh  

Postuar në 20 Maj, 2023 14:53

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, zgjodhi t’i shmangej një pyetjeje të CNN lidhur me një përpjekje të mundshme amerikane për ta larguar nga pushteti. I pyetur nëse beson se Uashingtoni po përpiqet ta rrëzojë atë, ai u përgjigj duke kritikuar presidentin amerikan Joe Biden se e shikon atë si diktator.

Si mund të jetë diktator dikush që shkon në balotazh në vend që të [fitojë] zgjedhjet në raundin e parë? Ky është realiteti.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota