Blloku Bota
Sa kohë të jetë kjo qeveri, Hungaria nuk do të shkojë në luftë me Rusinë
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të kryebashkiakut të Budapestit, Gergely Karácsony, që gjatë një deklarate në radion “Kosut” u shpreh se Hungaria është në luftë me Rusinë.
Nëse një person totë një gjë të tillë dhe nuk lëviz vendit, ky person nuk është në rregull. Për sa kohë të jetë në pushtet kjo qeveria, Hungaria nuk do të shkojë në luftë kundër Rusisë
është shprehur Orban, cituar nga agjencia “Tass”.
Publikohen emrat e dhunuesve në Veri. Kurti: Gabimin e Listës Serbe nuk ka pse e paguan Kosova
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar emrat e disa prej njerëzve që ka thënë se janë organizatorët kryesorë të trazirave në veri ditëve të fundit. Sipas tij, rolin kryesor në organizimin e protestuesve po e kryejnë anëtarë e formacionit ilegal të së ashtuquajturës “mbrojtje civile” dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
“Këto protesta me gjithë dashakeqësinë na kanë shërbyer të bëjmë identifikime të vlefshme”, ka thënë ai në Kuvend.
Mike Pence hyn në garën presidenciale
Ish-zëvendëspresidenti republikan Mike Pence, do të hyjë në garën presidenciale të vitit 2024 kundër ish-shefit të tij. Pence do ta nisë fushatën e tij nga Ioëa-s, raporton Reuters, duke iu referuar disa burimeve pranë tij.
Zhvejku i Beogradit kërkon diçka që e la vetë: Zgjedhje në Veri
Presidenti seerb Vuçiç ka deklaruar nga Moldavia se situata në Kosovë është shumë e komplikuar. Sipas tij, ai u ka kërkuar njerëzve në Veriun e Kosovës që të protestojnë me vendosmëri por paqësisht.
Pakti i ri për emigracionin kundërshtohet ashpër nga grupi i Vishegradit
BE-ja dëshiron të kompensojë shtetet që mbajnë barrën më të madhe të emigrantëve, duke i shpërblyer me 22 mijë euro për secilin prej tyre. Shifra doli gjatë negociatave midis ambasadorëve evropianë javët e fundit. Një shumë të tillë do të detyrohen ta paguajnë vendet që nuk pranojnë të strehojnë emigrantë në territoret e tyre.
Kurti hap dyert për zgjedhje të parakohshme në Veri. Të tërhiqen bandat dhe vetëm protesta paqësore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar gjatë një diskutiminë Bratislavë, se ai është i gatshëm të dëgjoj dhe me gjasë të dakordësohet për zgjedhje të parakohshme në komunat e veriut nëse protesta do të ishte paqësore.
Duke folur për tesktin e marrëveshjes së Ohrit, të ciëls sipas tij, Vuçiç i tha po, por nuk e firmosi, Kurti vuri në dukje një pjesë problematike të tij:
Lajme opozitare për sanksione të BE-së
Në një postim në tuiter ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi citon burime nga BE-ja sipas të cilave të paktën 3 shtete anëtare po përgatisin paketë për ndërprerej të fondeve IPA për Kosovën dhe pezullim të liberalizimit të vizave.
Postimit i është përgjigjur raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon që deklaron se nuk e ka dëgjuar një lajm të tillë, por prekja e këtyre dy elementëve as mund të imagjinohet.
Një sekretar Shteti që prononcohet për godina komunash
Lidhur me situatën e krijuar në Veri të Kosovës ka reaguar sot sekretari amerikan iShtetit, Anthony Blinken. Ndër të tjera ai shprehet:
Serbët pranojnë dhunën ndaj KFOR-it. Kërkojnë ndjesë ndaj italianëve përmes Manastirit të Deçanit
Aleksander Vuçiç duket se ka gjetur një mënyrë për të amortizuar me diplomaci të deleguar gabimin e bërë në Veri të Kosovës. Duke qenë se nuk mund të dënojë dhunën e njerëzve të vet, duke qenë se KFOR u sulmua në mënyrë të paprovokuar, pala serbe ka vënë në lëvizje Kishën.
Si po u shmanget Garda Revolucionare sanksioneve të BE-së
Një valë e re sanksionesh ishte ndëshkimi i Bashkimit Europian për Gardën Revolucionare të Iranit pas shtypjes brutale të protestave që pasuan vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila ishte arrestuar për mosmbajtjen e shamisë.
Në listën e zezë të BE tani janë më shumë se 200 individë dhe 37 entitete. Pesë emra të rinj iu shtuan listës më 22 maj, përfshirë prokurorin e qarkut Sirjan Moshen Nikvarz; Komandantin e policisë së Teheranit Salman Adinehvand; dhe sekretarin e Këshillit Suprem të Iranit për Hapësirën Kibernetike, Seyyed Mohammad Amin Aghamiri.