Blloku Bota

Në emër të demokracisë/Franca mbështet opsionin ushtarak për krizën në Niger

Postuar në 06 Gusht, 2023 00:38

Grushti i shtetit në Niger ka provuar të disatën herë se Emmanuel Macron luan për strategjinë e madhe, por nuk e ka një të tillë. Seriali i dështimeve të tij në politikën e jashtme nuk ka të sosur: Liban, Turqi, Siri deri diku, në BE me krizën e sforcuar me Gjermaninë, për të mbërritur te poshtërimi në Australi vitin e kaluartv kur iu anullua një kontratë për nëndetëse bërthamore, të cilat iu kaluan ShBA. 

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, dënohet me tre vjet burg. Shiti 52 dhurata të marra nga liderë të huaj

Postuar në 05 Gusht, 2023 13:01

Ish-kryeministri i Pakistanit, aktualisht lider i partisë opozitare, Lëvizja për drejtësi, Imran Khan, është dënuar me tre vjet burg. Ai është gjetur fajtor për korrupsion, mashtrim dhe falsifikim, shitje e dhuratave të marra nga liderë të huaj. Sipas hetimeve thuhet se të paktën 52 dhurata të marra nga liderë të vendeve të Lindjes së Mesme u shitën në një vlerë 2 milionë dollarë.

Ai arrestua më 9 maj 2023 dhe ndalimi u shoqërua me protesta nga opozita, që çuan në vdekjen e 10 njerëzve dhe lëndimin e 300 të tjerëve.

Xhihadistët i lënë vendin terrorizmit të majtë në BE

Postuar në 04 Gusht, 2023 14:58

Sulmet terroriste u rritën në vendet e BE-së gjatë vitit 2022, krahasuar me një vit më parë. Raporti i fundit i Europolit flet për 28 sulme të planifikuara, 16 prej të cilave janë realizuar.

Valë e re e SARS-CoV-2, rriten rastet e reja

Postuar në 03 Gusht, 2023 19:47

Numri i rasteve të reja me virusin SARS-CoV-2 është rritur javët e fundit. Në SHBA, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve raporton rritje të rasteve pozitive dhe shtrimeve në spital.

Grushti i shtetit në Niger sjell frikën për një tjetër krizë energjetike

Postuar në 02 Gusht, 2023 15:13

Trazirat në Niger kanë ngritur shqetësimin për energjinë bërthamore dhe ndikimin e saj në portofolin energjetik të Francës. Politikat energjetike të Francës, që e kanë origjinën që në kohën e Charles de Gaulle, e bëjnë sistemin e saj të energjisë elektrike të varur nga energjia bërthamore në masën 70%. Franca është eksportuesi më i madh neto në botë i energjisë bërthamore, çka i sjell çdo vit më shumë se 3 miliardë euro të ardhura.

Tensione në kufirin polako-bjellours. Minsku: Po kërkohet sebepi për të dislokuar trupa

Postuar në 02 Gusht, 2023 12:22

Zv.ministri polak i Mbrojtjes Wojciech Skurkiewicz ka deklaruar se vendi i tij do të përgjigjet në mënyrë adekuate ndaj kërcënimeve të Bjellorusisë. Një ditë pas lajmit se helikopterë ushtarakë bjellorusë kishin shkelur hapësirën ajrore polake, zv.ministri polak ka dalë me deklaratë duke sqaruar ndër të tjera se:

Ne e dimë se kush është armiku ynë në kufijtë lindorë. Nëse situata të tilla vijojnë dhe do të ketë një përshkallëzim tensionesh, atëherë veprimet tona do përgjigjen reciprokisht ndaj kërcënimeve. Situata me helikopterët synonte Poloninë dhe NATO-n

Tajani: Perëndimi të shmangë ndërhyrjen ushtarake në Niger. Do dukej si kolonizim i ri

Postuar në 02 Gusht, 2023 11:43

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani ka bërë thirrje që Perëndimi të shmangë një ndërhyrje ushtarake në Niger. Grushti i shtetit në vendin afrikan ka provokuar reagime ndërkombëtare ndërkohë që grupimi rajonal afrikano-perëndimor, ECOWAS, ka kërcënuar se do të përdorë forcën për rikthyer në pushtet presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ne duhet të punojmë që demokracia të fitojë. Ne duhet të përjashtojmë çdo nismë për ndërhyrje ushtarake për shkak se do të perceptohet si kolonizim i ri

Zgjedhjet në veri, Kurti anashkalon sugjerimet e BE-së. Ndjek rrugën ligjore

Postuar në 01 Gusht, 2023 16:03

Kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës do të largohen përmes një iniciative qytetare. Qeveria e Kosovës ka zgjedhur këtë mënyrë për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të reja. Vendimi është marrë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila ka caktuar një grup pune që do të hartojë Udhëzimin Administrativ për caktimin e procedurave. Data 1 shtator është caktuar si afati i fundit për përfundimin e këtij udhëzimi. 

Dyshja e "ambiguitetit konstruktiv" që dëmtoi më shumë se kushdo Kosovën dhe rajonin

Postuar në 01 Gusht, 2023 11:50

Opinionisti i “Koha Ditore”, Augustin Palokaj, shkruan në një shkrim të djeshëm se sjellja e Bashkimit Europian gjatë ndërmjetësimit të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, ishte e tillë që e dëmtoi procesin. Duke menduar se ambiguiteti do të ishte një mjet në duart e palëve për të prezantuar në mënyrë të përshtatshme para opinionit publik propozimet e bëra, BE-ja, konkretisht dyshja Lajçak-Borrell, kanë minuar të gjithë ecurinë e dialogut.

Lufta ka për të qenë e gjatë. Putin nuk donte pushtimin e Ukrainës, vetëm neutralitetin

Postuar në 01 Gusht, 2023 11:38

Lufta në Ukrainë ka për të zgjatur, qoftë edhe në formën e një konflikti të ftohtë. Kështu mendon politologu i njohur amerikan, John Mearsheimer, i cili në një intervistë për “The Grayzone” ka deklaruar se e vetmja mënyrë që Ukraina të hyjë në NATO, është të arrijë një fitore vendimtare ndaj Rusisë brenda kufijve të vet shtetërorë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota