Irani dhe Hezbollah nuk duhet të hyjnë në luftë. Kjo është çfarë do Netanyahu

Postuar në 15 Nëntor, 2023 00:05

Ish-ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Zarif ka bërë thirrje që vendi i tij të mos përfshihet në lufë direkte me Izraelin që po përpiqet, krahas ShBA-ve të përfshijë Iranin.

Sipas tij mjafton që populli iranian shprehu mbështetjen për atë që është e drejtë, por nuk duhet kaluar te mobilizimi i ushtrisë.

Mendoj se nëse një gjë e tillë ndodh janë njerëzit e thjeshtë që paguajnë koston dhe ata janë të lodhur së paguari…Bombat do të bien mbi popullin e Iranit. Kush ka paguar deri më tani nga sanksionet? Ata që fitojnë miliona dollarë në ditë apo të tjerët?

ka thënë ai.

Zarif ka shtuar se është strategji e Beniamin Netanyahut hyrja e Hezbollahut dhe Iranit në luftë, sepse kështu do të tërhiqet edhe ShBA brenda. Është kjo arsyeja sipas tij që kreu i Hezbollah, Hassan Nasrallah, ka përdorur gjuhë jo tensionuese që nga nisja e konfliktit.

Zarif ka sugjeruar që Irani të deklarojë gatishmërinë për të nënshkruar pakt mossulmimi me Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit ku bëjnë pjesë Bahreini, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.