Irani dhe Hezbollah nuk duhet të hyjnë në luftë. Kjo është çfarë do Netanyahu

Ish-ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Zarif ka bërë thirrje që vendi i tij të mos përfshihet në lufë direkte me Izraelin që po përpiqet, krahas ShBA-ve të përfshijë Iranin.
Sipas tij mjafton që populli iranian shprehu mbështetjen për atë që është e drejtë, por nuk duhet kaluar te mobilizimi i ushtrisë.
Mendoj se nëse një gjë e tillë ndodh janë njerëzit e thjeshtë që paguajnë koston dhe ata janë të lodhur së paguari…Bombat do të bien mbi popullin e Iranit. Kush ka paguar deri më tani nga sanksionet? Ata që fitojnë miliona dollarë në ditë apo të tjerët?
ka thënë ai.
Zarif ka shtuar se është strategji e Beniamin Netanyahut hyrja e Hezbollahut dhe Iranit në luftë, sepse kështu do të tërhiqet edhe ShBA brenda. Është kjo arsyeja sipas tij që kreu i Hezbollah, Hassan Nasrallah, ka përdorur gjuhë jo tensionuese që nga nisja e konfliktit.
Zarif ka sugjeruar që Irani të deklarojë gatishmërinë për të nënshkruar pakt mossulmimi me Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit ku bëjnë pjesë Bahreini, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Comments
Shikoje pak titullin se e ke
Shikoje pak titullin se e ke lene anglisht
Add new comment