Blloku Bota
Video/Forcat e KFOR pengojnë gazetarët të largohen gjatë sulmit në Leposaviq
Video shpërndahet me këtë shpjegim të përmbajtjes nga Tv Dukagjini.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës: KFOR-i pengoi gazetarët që iknin nga sulmi në Leposaviq
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka akuzuar misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, për mosreagim në momentin kur gazetarët u sulmuan nga huliganët në Leposaviq të premten pasdite. Madje kjo organizatë ka thënë se gazetarët janë penguar nga KFOR-i, kur tentonin të iknin. Në një reagim, teksa ka lajmëruar se fizikisht ka pësuar edhe kameramani nga Tëvë1, Albin Rrahmani, AGK-ja ka kërkuar nga KFOR-i që të mos pengojë gazetarët në raportim.
Akuzat e reja për Donald Trump dhe pasojat për Amerikën
Donald Trump është sërish Lajm. Jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën. Arrestimi i tij në emër të 37 akuzave federale, përfaqëson një akt të paprecedentë për politikën amerikane, me implikmet në shkallë të gjerë. Kjo sepse ndalimi i një njeriu politik të këtij niveli e kontrakton në maksimum analizën e asaj që quhet Drejtësi dhe zbatim ligji, sidomos kur subjekti është vetë tipologjikisht aktor i relativizimit të ço gjëje.
Zgjidhja e çështjeve të sigurisë gjendet te legjislacioni i Kosovës
Sot në Kosovë janë regjistruar disa incidente mes të cilave përpjekje për të hyrë me dhunë në godinën e komunës së Leposaviçit, apo edhe sulme ndaj rajoneve policore në Mitrovicën e Veriut.
Sipas të dhënave incidentet nuk kanë sjellë të lënduar, por ato shenjojnë një stad të ri të përballjes mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar që janë aktualisht në një konfrontim policor.
Gjermania, 1.4 miliardë dollarë shtesë për të mbijetuarit e Holokaustit
Gjermania ka rënë dakord të japë 1.4 miliardë dollarë të tjerë (1.29 miliardë euro) për të dëmshpërblyer të mbijetuarit e Holokaustit anembanë globit për vitin e ardhshëm.
Organizata që mbron pretendimet e hebrejve që kanë vuajtur nën regjimin nazist e arriti këtë marrëveshje me Ministrinë e Financave të Gjermanisë.
Degradon presidenti serb. Flet për uri në Veriun e Kosovës
Presidenti serb Aleksander Vuciç ka deklaruar se situata në veriun e Kosovës ka mbërritur në një pikë vlimi. Vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e mallarave serbe, sipas Vuçiç po çon drejt urisë serbët e veriut.
Egjipti kërkon të anëtarësohet në BRICS
Egjipti ka aplikuar për t'u bashkuar me bllokun prej pesë anëtarësh BRICS të ekonomive në zhvillim. Lajmin e bëri të ditur ambasadori rus në Kajro, Georgy Borisenko, për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS.
Rusia dërgon armë taktike bërthamore në Bjellorusi
Bjellorusia po furnizohet me armë bërthamore taktike nga Rusia. Presidenti Alexander Lukashenko tha sot në një intervistë për TV shtetëror rus Rossiya-1 se disa prej tyre janë tre herë më të fuqishme se bombat atomike të hedhura nga Shtetet e Bashkuara mbi Hiroshima dhe Nagasaki në 1945.
Një model si i Izraelit për Ukrainën në NATO
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, synon “modelin e Izraelit” për angazhimin e Ukrainës në NATO. Ndërsa heziton t'i ofrojë anëtarësimin e plotë, ky model do të ishte një angazhim i kufizuar në kohë, përmes të cilin do të bëhej e mundur futja e armëve të Perëndimit në vend, shkruan New York Times.
Raportim për rrëmbim të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar sot se forcat policore serbe kanë rrëmbyer tre punonjës të policisë së Kosovës në thellësi të territorit të vendit.