Blloku Bota
Lëpirësi i Putinit
Lidershipit të rrëmujshëm të Boris Johnson në krye të qeverisë britanike i shtohen edhe disa komente aspak pozitive për presidentin francez. Ish-drejtori i komunikimit në Downing Street, Guto Harri, zbulon në një podcast të ri detaje të bisedave informale të ish-kryeministrit, njëkohësisht një nga figurat kryesore të lëvizjes Vote Leave, që i parapriu daljes së vendit nga BE-ja.
Në Serbi flasin për skenarin rumun ndaj Vuçiç
Mediat në Serbi i kanë lënë vend qëndrimeve të një opozitari serb, avokatit Borivoje Boroviç, i cili ka folur për skenarin rumun ndaj Alexander Vuçiçit.
Nuk e dua një skenar rumun por Çaushesku kishte po ashtu atë ditë 100 000 – 200 000 mbështetës dhe pas një ore e arrestuan dhe i prenë kokën
citohet Boroviç.
Mitsotakis: PASOK mund të jetë dritarja e Tsipras për t'u rikthyer në pushtet
Në një intervistë për gazetën “Kathimerini”, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se votat e PASOK mund të sjellin në pushtet Syriza-në e Alexis Tsipras.
Kisha Katolike Franceze pajis priftërinjtë me kartë identiteti digjitale
Konferenca Ipeshkvnore Franceze ka vendosur që të pajisë priftërinjtë me kartë identiteti digjitale. Përmes saj vërtetohet nëse mbajtësi është i përshtatshëm të predikojë, apo nëse ka të drejtë të dëgjojë rrëfimin. Për mediat franceze karta në fjalë në thelb provon nëse anëtari në fjalë i Kishës po përballet apo jo me akuzat për abuzim seksual.
Lufta në Ukrainë nuk e kontaminon Ballkanin
Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ish-drejtori i CIA-s, gjenerali David Petraeus është pyetur edhe mbi kontaminimin ushtarak nga lufta në Ukrainë si në Afrikë apo në Ballkan.
“Ky është stili i Zotit”
Gjatë vizitës së tij të fundit në Hungari, në fund të prillit, Papa Françesku Papa u prit në një takim nga jezuitët vendas. Ai iu përgjigj pyetjeve të tyre, mes të cilave, marrëdhënia me të rinjtë, raportet e Kishës me botën moderne e deri te qasja e krishterë ndaj abuzuesve seksualë.
Si të sillemi me të rinjtë që po formohen në Shoqërinë e Jezusit dhe me të rinjtë në përgjithësi? Çfarë këshille mund të na jepni?
Moska kërcënon Britaninë me “përgjigje ushtarake”
Gatishmërisë së Britanisë për t’i dërguar Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi, Rusia i është përgjigjur me kërcënimin e një përgjigjeje ushtarake.
Sekretari britanik i mbrojtjes, Ben Wallace, njoftoi se Ukrainës do t’i jepen raketa "Storm Shadow", për të cilat ka raportime sa kanë arritur tashmë në destinacion, raporton Sky News.
Lojë lufte larg vijës së frontit
"Kur i thërret Atdheu, kadetët marrin armët pa hezitim dhe ngrihen për të mbrojtur tokën e tyre amë". Kjo është diçitura e njërës prej fotove të njësisë ushtarake Cascade, e cila mbledh politikanë rusë të karrierës dhe fëmijët e tyre në moshën e ushtrisë. Në kanalin e saj në Telegram, Njësia OBTF Cascade ka plot video që tregojnë dronët rusë që bombardojnë, ndërsa në sfond luhet muzikë metal. Fotot tregojnë ushtarë të përgatitur fizikisht e të pajisur mirë.
Por realiteti në front është krejt tjetër nga ai që ata i tregojnë botës.
Chomsky: Rusia po lufton më njerëzisht sesa SHBA në Irak
Gjuhëtari Noam Chomsky ka qenë shpesh kritik i zëshëm i politikës së jashtme. Për herë të parë, në vitin 1967, eseja e tij «Përgjegjësia e intelektualëve» botuar në New York Review of Books, akuzoi klasën intelektuale amerikane se po u jepte tone të buta veprimeve të qeverisë amerikane dhe mizorive të kryera në Vietnam.
Italia njofton tërheqjen nga nisma kineze "Një brez, një rrugë"
Italia ka njoftuar tërheqjen nga nisma kineze “Një brez, një rrugë”. Vetëm katër vjet pasi aderoi në nismën që u pa në Perëndim si përpjekje e Pekinit për ndikim gjeopolitik, Roma zyrtare po tërhiqet përmes qeverisë së djathtë të Giorgia Melonit. Para saj, qeveria e drejtuar nga bankieri, Mario Draghi, vendosi ngrirjen e marrëveshjes, shenjë kjo e reflektimit të Italisë që nuk mund t’i lejojë vetes të ndjekë politikë pragamtiste në këto kohë.