Blloku Bota
Moska tërhiqet nga traktati për armët konvencionale në Evropë
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur procedurat parlamentare për t'u tërhequr zyrtarisht nga Traktati për Forcat Konvencionale në Evropë (CFE). Lajmin e bën të ditur RT. Moska e kishte pezulluar pjesëmarrjen e saj në këtë traktat që nga viti 2015.
Në fuqi që nga viti 1990, traktati CFE ishte një nga gurët e themelit të tentativës për de-përshkallëzimin e tensioneve midis bllokut të Paktit të Varshavës dhe NATO-s gjatë ditëve të fundit të Bashkimit Sovjetik.
Borissov propozon Komisioneren e BE-së për Inovacionin, Mariya Gabriel për kryeministre të Bullgarisë
Ish-kryeministri bullgar, Boyko Borissov, ka njoftuar se partia e tij e qendrës së djathtë, GERB, do të propozojë Komisioneren Europiane për Inovacionin, Mariya Gabriel si emër për detyrën e kryeministrit.
Rezolutë për shpalljen si terrorist grupimin "Wagner"
Parlamenti francez ka miratur një vendim përmes të cilit e konsideron grupin "Wagner" si entiet terrorist. Votimi ka marrë unanimitet të plotë, nga 331 të pranishëm të gjithë kanë votuar Pro. Rezoluta e parlamentit francez nuk ka karakter detyrues, por i bën thirrje BE-së të listojë grupin në fjalë si pjesë të grupeve terroriste.
Po kështu, media të ndryshme, raportojnë se në rrugën e këtij vendimi është edhe Britania e Madhe, një qasje kjo politike që paralajmëron konfrontim global, për shkak se grupi në fjalë operon në disa vende të botës.
FBI çmonton Turla-n, njësinë kryesore të hakerimit të kundërzbulimit rus
Një rrjet kompjuterësh të hakeruar kanë furnizuar Rusinë me informacion mbi vendet perëndimore për rreth 20 vjet. FBI zbuloi sot se ka nxjerrë jashtë funksionit rrjetin që spiunët rusë e kanë përdorur prej vitesh për të marrë informacione sensitive nga të paktën 50 vende, përfshirë qeveritë e vendeve të NATO-s.
Shërbimi i brendshëm i inteligjencës ruse, FSB, dyshohet se e ka përdorur mjetin e sofistikuar të hakerimit për të depërtuar në agjencitë diplomatike dhe ushtarake të SHBA dhe perëndimore për gati dy dekada.
Vetëflijim dhe trafik organesh. Masakër e organizuar në Kenia
Ajo që mendohej se ishte një vetëvrasje masive, po rezulton një krim i mirëorganizuar në Kenia. Një varrezë masive u zbulua muajin e kaluar në qytetin Malindi, pranë brigjeve të Oqeanit Indian. Në të u gjetën trupat e qindra ndjekësve të një kulti fetar, të cilëve autopsia zbuloi se u mungonin organe.
Policia beson se shumica e trupave u përkasin ndjekësve të pastorit të vetëshpallur Paul Nthenge Mackenzie, i cili akuzohet se i urdhëroi ata të vdisnin nga uria "për të takuar Jezusin".
“Ekziston rreziku se po shkojmë drejt fundit të rendit bërthamor”
Shkencëtari bërthamor Siegfried S. Hecker, 79 vjeç, është një nga figurat më të rëndësishme të programit bërthamor të Shteteve të Bashkuara. Për 34 vjet, ai kreu kërkime në Laboratorin Kombëtar të Los Alamos, ku u zhvillua arma e parë bërthamore në fillim të viteve 1940 si pjesë e "Projektit Manhattan". Nga viti 1986 deri në 1997, Hecker shërbeu si drejtor i institutit dhe u bë pasuesi i katërt i Robert Oppenheimer, "babai i bombës atomike".
Perëndimi bojkoton Ditën e Fitores në Moskë
Rusia ka celebruar sot 78 vjetorin e fitores mbi nazizmin përmes paradës tradiconale në Sheshin e Kuq në Moskë. Presidenti i vendit, Vladimir Putin ka qenë i pranishëm në ceremoni shoqëruar nga drejtues të disa vendeve si Kazakistani, Bjellorusia, Turkmenia, Uzbekistani dhe Armenia. Europa dhe Perëndimi ka qenë i papërfaqësuar në këtë ceremoni që ngrihet edhe mbi aleancën antifashiste ku aderonte edeh SHBA me Britaninë e Madhe. Putin ka cilësuar në fjalën e vet pasojat e ideologjive të superioritetit dhe vetëperceptimeve përjashtimore, që diktojnë zhvillime tragjike në botë.
Burra shteti si këta/Zelenskiy: Propozova që Fitorja mbi Nazizmin të kujtohet më 8 maj, jo 9 maj
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenkskiy ka propozuar që dita e fitores mbi Nazizmin të jetë 8 maji dhe jo 9 maji siç është përkujtuar deri më tani.
Është më 8 maj që shumica e kombeve të botës kujtojnë madhështinë e fitores mbi nazistët. Sot i kam dorëzuar një draft parlamentit përmes të cilit propozoj që 8 maji të jetë Dita e Kujtesës dhe Fitores mbi Nazizmin në Luftën II Botërore të 1939-1945
citohet ai.
Pazari turk/Refuzon kërkesën amerikane për dërgimin e S-400 në UKrainë
Turqia ka refuzuar kërkesën e SHBA-ve për të dërguar në Ukrainë sistemin S-400. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka zbardhur kërkesën amerikane që tingëllon disi paradoksale nisur nga fakti se SHBA-të kundërshtuan më herët negociimin turk për blerjen e sistemit rust ë mbrojtjes ajrore.
Sanksione edhe Kinës
Brukseli propozon sanksione ndaj kompanive kineze që mbështesin makinerinë ruse të luftës. Ideja e kthyer për herë të parë në një propozim formal pritet të rrisë tensionet e BE-së me Pekinin.
Shtatë biznese kineze të akuzuara për shitjen e pajisjeve që mund të përdoren në armë janë renditur në një paketë të re sanksionesh që do të diskutohet nga vendet anëtare të BE këtë javë, bën të ditur “Financial Times”.