Blloku Bota
Ministri i Brendshëm turk paralajmëron largimin e trupave amerikane nga Turqia
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, është shprehur gjatë një tubimi më 27 maj 2023 në Stamboll, se autoritetet turke me në krye presidentin Erdogan, do të asgjësojnë dhe largojnë nga vendi këdo që trazon Turqinë përfshirë trupat amerikane.
Na quani frikacakë nëse nuk e bëjmë këtë brenda pesë viteve
shihet të jetë shprehur ai.
Video është qarkulluar në tuiter dhe përcjell një mendim të konsoliduar në mjediset politike turke që e kanë antiamerikanizmin të spikatur. Soylu është një ndër zërat më kritikë kundër SHBA.
Askush nuk sheh dhunën serbe. Askush nuk shpjegon dhunën ndaj mediave
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Honevier ka dalë në një konferencë për shtyp gjatë së cilës ka deklaruar se përgjegjëse kryesore për këtë që ndodhi në veriun e Kosovës është qeveria e Albin Kurtit. Honevier është shprehur i acaruar me atë që duket se është një rrëmujë ballkanike të cilën duhet ta menaxhojë SHBA. Ai madje ka shkuar edhe më larg kur ka njoftuar se SHBA nuk ka më aktualisht angazhimin për të mbështetur Kosovën në njohjet e mëtejshme nga vende të tjera apo avancimin në rrugën euroatlantike.
Ish-kreu i shëndetit publik në Kinë: SARS-CoV-2 mund të ketë dalë nga laboratori
SARS-Cov-2 mund të ketë dalë nga laboratori. Ish-kreu i Shëndetit Publik të Kinës e lë të hapur këtë mundësi, në një intervistë për BBC, më shumë se 3 vjet pasi u regjistruan në Vuhan rastet e para të virusit që më pas pushtoi botën.
"Gjithmonë mund të dyshosh për çdo gjë. Kjo është shkenca", tha George Gao, ish-drejtori i Qendrës së Kinës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në një intervistë për BBC.
“Të mos përjashtojmë asgjë”, shtoi ai.
NATO dislokon trupa shtesë në Kosovë
Komanda e Bashkuar Aleate në Napoli të Italisë ka njoftuar shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë. Përmes një deklarate të lëshuar më 30 maj, NATO njofton se është urdhëruar dislokimi i Forcave të Rezervës Operacionale, që kanë qenë në gatishmëri prej shtatë ditësh.
Po kështu, atyre do t’u shtohet një battalion shumëkombësh rezervë që do të mund të vijë në ndihmë të KFOR-it nëse do të jetë e nevojshme.
Pa hapësirë manovre
Kreu i qendrës serbe “Demostat”, Zoran Panović, citohet të jetë shprehur se Serbia aktualisht nuk duhet të hyjë në konflikt me KFOR-in në Kosovë, për shkak se do të jetë ky i fundit forca e sigurisë për serbët.
Problemi për Serbinë është se ndodhet në një hapësirë manovrimi që është shumë e vështirë të funksionojë. Mendoj se presidenti Vuçiç tha se serbët nuk duhet të hyjnë në konflikt të hapur me KFOR-in pasi këto janë forcat që duhet të garantojnë sigurinë e serbëve
Stategjia e Beogradit poshtëron Perëndimin në Kosovë
Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka deklaruar sot gjatë një takimi me ambasadorin rus në Beograd, Karchenko, se do të kërkojë masa shtesë sigurie për serbët e Kosovës si parakusht për vijimin e dialogut.
Kjo është në fakt edhe pika fundore e qëndrimit serb meqenëse përbën një kërkesë për delegjitimin e autoriteteve të Kosovës, por edhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë pas një dhune që u realizua nga njësi të Beogradit.
Kritika nga Beogradi për KFOR-in
Ka mbërritur vajtimi i parë zyrtar serb për situatën në veri. Pas gatishmërisë luftarake të urdhëruar për të dhjetën herë nga Vuçiç, kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka kritikuar edhe KFOR-in për vonesën e reagimit duke akuzuar madje se misioni i NATO-s nuk po përmbush detyrimet e veta.
Ata nuk po mbrojnë demokracinë, ajo çfarë ata po bëjnë është mbrojtja e uzurpatorit nga demokracia dhe qytetarët e zakonshëm
Turqia mbyll kufirin me Iranin me mur për të luftuar emigracionin e paligjshëm
Një mur me tela me gjemba është mekanzimi më i fundit me të cilin Turqia po përpiqet të frenojë emigrimin e paligjshëm dhe të shtojë sigurinë e kufijve.
Muri prej betoni përgjatë vijës kufitare do të mbulojë një distancë prej 560 kilometrash. Një seksion prej 295 kilometrash përfundoi në vitin 2021, ndërsa 96 kilometrat e tjera brenda kufijve të rretheve Çaldiran dhe Özalp sapo kanë përfunduar.
Pjesa e mbetur do të përbëhet nga barriera betoni 5 metra të larta, 2.87 metra të gjera, të përforcuara me tela çeliku.
“OSBE-ja mund të shkojë në kolaps”
Ministri i Jashtëm finlandez paralajmëron një ngërç të mundshëm në punën e OSBE-së. Pekka Haavisto thotë se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) mund të shkojë në kolaps nëse Rusia dhe Bjellorusia nuk miratojnë kryesimin e Estonisë në vitin 2024.
Franca kufizon me ligj “biznesin” e influencerave
Përfaqësuesit e të dhomave të Parlamentit francez ranë dakord më në fund për projekt-ligjin që synon rregullimin e ndikimit tregtar dhe luftimin e abuzimeve në mediat sociale. Drafti përfundimtar shkon për votim javën e ardhshme. Nëse merr miratimin e shumicës, ai do t’i shërbejë rregullimit të asaj që është etiketuar si "xhungla e ndikimit".