Blloku Bota

Sistemi shtetëror i Rusisë nuk ka për të ndryshuar së afërmi

Postuar në 12 Dhjetor, 2023 17:13

Kryetarja e Dhomës së Lartë të Parlamentit rus, Valentina Maviyenko, ka deklaruar në një intervistë për agjencinë “TASS” se në momentin e tanishëm baza kushtetuese e vendit nuk mund të rishikohet. Sipas saj përcaktimet e Kushtetutës së vitit 1993 mbetet ende aktuale dhe rregulluese të mira të marrëdhënieve politike të Rusisë me rajonet e tjera duke hedhur poshtë sugjerime që duket se vënë në diskutim sistemin federative.

Borrell propozon sanksione për "kolonët ekstremistë" izraelitë në Bregun Perëndimor

Postuar në 12 Dhjetor, 2023 17:02

Diplomati kryesor i Bashkimit Europian Josep Borrell ka paralajmëruar se do të propozojë sanksione ndaj kolonëve ekstremistë siç i quajti ai në Brekun Perëndimor në Izrael.

Ne do të punojmë për të vendosur sanksione kundër kolonëve ekstremistë në Bregun Perëndimor. Do t’ua propozoj një gjë të tillë vendeve anëtare

është shprehur ai gjatë një konference për shtyp.

Plani B për Ukrainën

Postuar në 12 Dhjetor, 2023 14:32

Mbështetësit kryesorë të Kievit në BE i shohin fondet jashtë buxhetit të bllokut si një mënyrë për të mbështetur Ukrainën. Kjo strategji do të shërbejë për të kapërcyer pengesën që ka ngritur Hungaria, e cila kundërshton ndihmën prej 54 miliardë dollarësh për Ukrainën nga buxheti i BE-së.

Komisioni Evropian po kërkon të sigurojë financimin gjatë katër viteve të ardhshme nëpërmjet programit të posaçëm për Ukrainën.

Hungaria, e cila ka qenë shumë kritike ndaj qasjes së Brukselit ndaj krizës në Ukrainë, kërcënon me veto në samitin e liderëve që mbahet të enjten.

Thirrje që Suedia të armatoset kundër Rusisë

Postuar në 11 Dhjetor, 2023 14:35

Në një opinion të publikuar në “Politico” Elisabeth Braw e European Leadership Network, bën thirrje që Suedia të investojë në rritjen e flotës së saj ushtarake. Duke parashtruar si hapje faktin se “deti Balltik së shpejti do të jetë një liqen i NATO-s”, Braw shton se siguria në këtë zonë lidhet detyrimisht me flotën suedeze. Ajo risjell në vëmendje historinë e marinës suedeze dhe të kapaciteteve të saj të dikurshme, për të vënë në dukje se aktualisht kjo flotë është nën përmasat që kërkohen.

Orban në lojë për të pezulluar ndihmën amerikane ndaj Ukrainës. Kuchma: Do të ishte humbje globale për SHBA-të

Postuar në 11 Dhjetor, 2023 12:31

Të ndihmohet Ukraina deri në fund! Kjo është motoja e deritanishme e Perëndimit në konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë. Mirëpo duket se diçka po ndryshon në kushtet e një stanjacioni në front që ka provokuar probleme ekonomike për mjaft vende.

Drejt mandatit të pestë: Ukraina kaloi cakun, shpalli rusët si komb jo autokton

Postuar në 10 Dhjetor, 2023 16:58

Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar autoritetet ukrainase se kanë kapërcyer cakun duke deklaruar se rusët nuk janë popullsi vendase. Në një ceremoni të shpërndarjes së medaljeve Ylli i Artë dhënë heronjve të Federatës Ruse, kreu i Kremlinit theksoi se:

Ne nuk do të kishim mbërritur asnjëherë deri këtu nëse autoritetet ukrainase nuk do të kishin nisur të shkatërronin Rusinë në territoret tona historike, duke dëbuar popullin tonë që aty, duke i cilësuar rusët si një komb jo vendas

Greqia me autoritet publik për mbrojtjen kibernetike. Do të mbulohet edhe sektori privat

Postuar në 10 Dhjetor, 2023 15:09

Greqia ka ndërmend të institucionalizojë një autoritet të posaçëm për mbrojtjen ndaj krimit kibernetik. Fusha e veprimit të këtij autoriteti raportohet se do të përfshijë edhe sektorin privat në drejtime të tilla si prodhimi i kimikateve dhe produkteve ushqimore.

Vendimi vjen në përputhje me një direktivë të re europiane që e zgjeron mbrojtjen kibernetike në shumë sektorë dhe pritet të zbatohet nga tetori 2024.

Rishfaqet Palmeri i famshëm. Akuzohet se tentoi rrëzimin e Vuçiç

Postuar në 08 Dhjetor, 2023 13:20

Del në skenë sërish i mirënjohur për shqiptarët e Shqipërisë, Mathew Palmer. Kësaj radhe në Serbi. presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka akuzuar diplomatin amerikan se ka tentuar tab rrëzojë nga pushteti. Në një intervistë për Tv Pink, Vuçiç, ka referuar në takim të Palmer me liderin e Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Sergej Trifunoviç në vitin 2020, gjatë të cilit diplomati amerikan ka kërkuar ndihmë për ta rrëzuar Vuçiç.

Kryeministri Robert Fico njofton procedurën e mbylljes së SPAK-ut sllovak

Postuar në 07 Dhjetor, 2023 17:44

Qeveria sllovake është përfshirë së fundmi në një betejë që ka provokuar tensione me Brukselin. Sipas “Politico”, kryeministri Robert Fico ka bërë të qartë se ka ndërmend të mbyllë Prokurorinë Speciale që trajton dosjet e korrupsionit.

Ky institucion ka kontribuuar në mënyrë domethënëse në shkeljen e të drejtave të njeriut

citohet Fico.

Erdogan në Athinë, deklaratë për Fqinjësinë e Mirë mes Greqisë dhe Turqisë

Postuar në 07 Dhjetor, 2023 14:41

Ndoshta nuk është koha e duhur për të qenë optimistë për paqen, por takimi mes presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ka prodhuar një dokument të parë të rëndësishëm që hedh bazën e negociimit për çështje të tjera të nxehta.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota