Blloku Bota
Në Europë po flitet për luftën
Megjithëse Rusia e Vladimir Putinit është cilësuar e korruptuar dhe e paaftë që ekonomikisht të modernizohet, invazioni prej saj i Ukrainës po absolutizohet si një konflikt që duhet të ndryshojë mendësinë në Europë.
Nga Britania e Madhe në Hollandë dhe Gjermani ka nisur të flitet për luftën, përgatijen e saj. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius flet për luftë të afërt në Europë, Patrick Sanders i Britanisë flet për nevojën e kalimit nga 73 mijë trupa në 120 000 për të qenë gati për një konflikt në tokën europiane.
“Nuk e duam një tjetër luftë të madhe”
Rusia nuk ka ndërmend t’i hyjë një “lufte të madhe” dhe as të sulmojë vende të tjera. Ministri i Jashtëm rus e bëri këtë sqarim gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në selinë e OKB-së në Nju Jork.
Kushtetuesja në Francë rrëzon pjesërisht ligjin e emigracionit
Gjykata më e lartë në Francë hodhi poshtë më shumë se një të tretën e neneve në projektligjit të diskutueshëm të emigracionit, i miratuar nën presionin e së djathtës dhe ekstremit të djathtë.
Gjykata Kushtetuese e Francës hodhi poshtë veçanërisht nenet që lidhen me aksesin në përfitimet sociale dhe bashkimin familjar, si dhe futjen e kuotave të imigracionit të vendosura nga Parlamenti.
Izraeli: Irani është objektiv legjitim
Një deklaratë e ministrit izraelit të Ekonomisë ka shtuar frikën për një konflikt të armatosur me Iranin. Nir Bakak tha në një prononcim për britaniken “The Telegraph” se Irani është tani një "objektiv legjitim".
Një sfidë e re për Brukselin, protestat e fermerëve
Një valë e re protestash ka shpërthyer në shumë vende të Europës. Ajo që para ca kohësh shihej si shqetësimi i fermerëve francezë i ka kaluar kufijtë e Francës.
Të mërkurën, qindra fermerë protestuan para Parlamentit Europian.
“Na lini të qetë, le të punojmë në paqe!”, tha një fermer nga jugperëndimi i Francës, ndërsa veshur mbante ngjyrat e flamurit të sindikatës së dytë më të madhe franceze të fermerëve, Rural Coordination.
Zgjedhjet europiane/ Pritet kthesë e madhe djathtas në PE
Një kthesë djathtas pritet në zgjedhjet europiane të qershorit. Një studim i përgatitur nga Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë të Këshillit Evropian për zgjedhjet e Parlamentit Evropian 2024 tregon një rënie relative të partive të qendrës së majtë dhe Të Blertëve.
"Nuk i lutemi Amerikës"
Moska nuk mban asnjë përgjegjësi që marrëdhëniet SHBA-Rusi kanë arritur nivelin më të ulët historik, tha ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, duke këmbëngulur se barra e rivendosjes së tyre i takon vetëm Uashingtonit, i cili i prishi i pari.
Ne nuk do të vrapojmë në Uashington e t’u themi: Na falni se ishim djem të këqij. Nuk do ta bëjmë këtë.
Turqia i hap dritën jeshile anëtarësimit të Suedisë në NATO
Parlamenti turk ka ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke i dhënë fund negociatave 20 mujore mes Ankarasë dhe Stokholmit.
Kandidatura suedeze, e cila tani kërkon vetëm dritën jeshile të Hungarisë, u miratua me një shumicë dërrmuese.
Një referendum për daljen e Gjermanisë nga BE-ja
Në Gjermani, e djathta ekstreme ka hedhur për herë të parë idenë e largimit të vendit nga BE-ja. Liderja e Alternativës së djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, i tha Financial Times se nëse vjen në pushtet, gjermanëve do ju jepet mundësia të vendosin me referendum nëse do të rrinë apo jo në Bashkimin Europian.
Opsioni i referendumit, sipas saj, do t’u jepej gjermanëve në rast se qeveria e AfD nuk do të mund të siguronte reforma për të frenuar vendimmarrjen e Komisionit Evropian "të pazgjedhur".
Rikthehet fruthi, tridhjetëfishohen rastet në Europë
Një rikthim i virusit të fruthit e ka detyruar OBSH-në t’u kërkojë vendeve të nisin menjëherë fushata të reja imunizimi. Përgjatë 10 muajve të parë të vitit 2023, në Europë, numri i të prekurve nga fruthi është rritur tridhjetëfish në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2022 (30 mijë raste në janar-tetor 2023, 914 raste në janar-tetor 2022).
Për këtë epidemi të re, OBSH bën fajtore rënien e niveleve të vaksinimit.
