Blloku Bota

Borrell: Një horror nuk justifikon një horror tjetër

Postuar në 17 Nëntor, 2023 13:23

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i ka kërkuar Izraelit të vetëpërmbahet në operacionet kundër Hamasit, të cilat po u marrin jetën civilëve palestinezë të Gazës. Gjatë vizitës së tij të parë në Izrael, Borrell tha se sulmi i 7 tetorit nuk duhet të shërbejë si justifikim për masakra të tjera.

Vrasjet e civilëve në Afganistan, gjeneralët britanikë fshehën provat

Postuar në 16 Nëntor, 2023 21:27

Një nga gjeneralët më të lartë në Britaninë e Madhe dyshohet se fshehu provat se si ushtarët e Shërbimit Ajror Special (SAS) ekzekutonin të arrestuarit në Afganistan. Gjenerali Gwyn Jenkins, i cili është aktualisht oficeri i dytë më i lartë në forcat e armatosura britanike, thuhet se ka marrë raporte të detajuara me shkrim të bisedave midis ushtarëve që përshkruanin vrasjet pa gjyq të afganëve në vitin 2011, pretendon BBC, duke cituar një investigim të programit të saj, Panorama.

Sanchez sërish kryeministër i Spanjës

Postuar në 16 Nëntor, 2023 17:12

Katër muaj krizë politike në Spanjë kanë marrë fund me rizgjedhjen në krye të qeverisë të Pedro Sanchez. 179 parlamentarë kanë mbështetur Sanchez nga 350 vende që ka gjithësej legjislativi spanjoll, mes të cilëve votë pro dhanë edhe shtatë ligjvënës katalanas.

Kundër kanë votuar mbështetësit e Alberto Núñez Feijóo, i qendrës së djathtë që ka marrë 171 vota.

Kina dhe SHBA rivendosin komunikimin ushtarak. Xi: Nëse dyert tona do hapen, nuk mbyllen më

Postuar në 16 Nëntor, 2023 13:23

Kina dhe SHBA kanë rënë dakord të rivendosin kanalet e komunikimit ushtarak mes tyre. Kjo është vendosur mes dy presidentëve, Biden dhe Xi Jinping në takimin e tyre në kuadër të samitit të përbashkët mbajtur në SHBA. Të dy krerët e shteteve kanë biseduar për katër orë dhe ndër pikat e dakordësuara është edhe heqja dorë nga Kina e pordhimit të përbërësve të fentanilit që konsiderohet një drogë epidemike në SHBA.

Nis raundi i negociatave teknike në Bruksel mes Serbisë dhe Kosovës

Postuar në 16 Nëntor, 2023 13:08

Ka nisur sot në Bruksel raundi i ri i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Mediat raportojnë se me ndërmjetësinë e Miroslav Lajçak, negociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç kanë nisur diskutimin dhe bëhet e ditur se Beogradi ka nisur në Bruksel ekipin më të madh të ekspertëve deri më tani që mbulojnë çështje të tilla si Asocacioni, të humburit dhe energjia.

Serbia fshin adresat e shqiptarëve. Çështja shkon në Kushtetuese

Postuar në 15 Nëntor, 2023 18:01

Mediat në Kosovë raportojnë se shqiptarë të ndryshëm me banim në Luginën e Preshevës i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese serbe për të kundërshtuar fshirjen e tyre nga adresari. Në dy dëshmi të deklaruara pranë mediave flitet për një veprim që duket i qëllimshëm nga autoritetet serbe për shkak se banorët thonë se nuk janë larguar nga vendi.

Jam gati të shkoj deri në Strasburg

citohet një shqiptare e Serbisë Jugore. 

Tre dështimet e Izraelit

Postuar në 15 Nëntor, 2023 16:03

Ish-kreu i Inteligjencës së Mbrojtjes së Izraelit (AMAN), gjeneral major Amos Yadlin, thotë se pas 7 tetorit, objektivi i Izraelit është të shkatërrojë Hamastanin, një neologjizëm ky që po përdoret në vendin e tij për sundimin e Hamasit në Rripin e Gazës.

Video/Islanda në prag të shpërthimit të vullkanit Fagradalsfjall

Postuar në 15 Nëntor, 2023 14:20

Rreth 4000 banorë të qytetit Grindavík janë zhvendosur pas lëkundjeve të provokuara nga rreth 600 tërmete të regjistruar. Pamjet me dron tregojnë në detaje dhe si asnjëherë më parë atë që po ndodh me vullkanin në fjalë. 

Afrika i kërkon Perëndimit dëmshpërblim për skllavërinë

Postuar në 15 Nëntor, 2023 12:54

Në Ganë po mbahet një samit global për të lehtësuar dialogun dhe për të finalizuar një plan veprimi të udhëhequr nga Afrika për të kërkuar dëmshpërblime për padrejtësitë historike që datojnë që nga epokat e tregtisë së skllevërve dhe kolonializmit.

Konferenca katërditore e Reparacioneve në kryeqytetin e Ganës kërkon dëmshpërblimin financiar nga Perëndimi, për të cilin ai argumentoi se ishte shumë i vonuar si kompensim për tmerret e tregtisë së skllevërve.

Irani dhe Hezbollah nuk duhet të hyjnë në luftë. Kjo është çfarë do Netanyahu

Postuar në 15 Nëntor, 2023 00:05

Ish-ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Zarif ka bërë thirrje që vendi i tij të mos përfshihet në lufë direkte me Izraelin që po përpiqet, krahas ShBA-ve të përfshijë Iranin.

Sipas tij mjafton që populli iranian shprehu mbështetjen për atë që është e drejtë, por nuk duhet kaluar te mobilizimi i ushtrisë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota