Blloku Bota

Tsipras kërkon të rimarrë partinë

Postuar në 22 Shkurt, 2024 20:07

E majta greke është në krizë që prej humbjes së zgjedhjeve parlamentare të qershorit. Ish-lideri i SYRIZA-s, Alexis Tsipras, i cili u dorëhoq nga kreu i partisë vitin e kaluar, kritikon kursin që po ndjek pasardhësi i tij, Stefanos Kasselakis, duke e sfiduar atë në një garë votëbesimi.

Perëndimi nuk do më fitore në Ukrainë

Postuar në 22 Shkurt, 2024 17:54

Rënia e qytetit të Avdiivkas, në kontrollin ukrainas që nga viti 2014, ka vënë në pikëpyetje mundësinë që Ukraina si e tërë të shihet eventualisht e pushtueshme nga Vladimir Putin. Megjithë ndihmat miliardëshe, megjithë sanksionet, asgjë nuk duket të ketë funksionuar siç pritej. Pyetja pse, ka nisur të jetë përherë e më akute, pas në qarqet e atyre që analizojnë çështje të sigurisë, Ukraina shihet si muri i parë në ortekun rus.

Turqia hyn në klubin e vendeve me avionë të brezit të pestë me një prodhim vendas

Postuar në 22 Shkurt, 2024 13:51

Turqia ka njoftuar fluturimin e parë të KAAN, avionit të vet të brezit të pestë, duke hyrë kështu në klubin e ngushtë të vendeve që zotërojnë teknologji të tillë.

Serbia nuk do të pranojë kurrë hetim ndërkombëtar të zgjedhjeve

Postuar në 21 Shkurt, 2024 19:07

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka deklaruar se Beogradi nuk do të pranojë kurrë hetim ndërkombëtar për zgjedhjet e fundit të zhvilluara në vend.

Kjo do të ishte njësoj me pushtimin. Asnjë vend europian nuk do të lejonte një hetim të këtij lloji

citojnë mediat opozitare kryeministren serbe.

Mesazh nga Janina për "njeriun e Ankarasë në Tiranë"

Postuar në 21 Shkurt, 2024 16:54

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ka përcjellë një mesazh për Shqipërinë nga Janina, në një ditë simbolike dhe në një moment me domethënie.

I referohem po ashtu Shqipërisë fqinje që duhet përherë t’i përmbahet acquis europiane në përpjekjen e saj për t’iu bashkuar familjes europiane

citohet ai.

Mos e përmendni gjininë në mos doni të jeni anti-amerikan. Nuk ka burrë apo grua, ka "kolegë krevati"

Postuar në 21 Shkurt, 2024 16:43

Ny Post raporton së fundmi për një udhëzim të sekretarit/es amerikan/e të Shtetit, Anthony Blinken, për keqpërdorimin e termave gjinorë. Ai i është referuar një memoje të administratës Biden që e cilëson gjininë “si një konstrukt social” dhe se madje “identiteti gjinor i

Qeveria greke propozon nismën e re/Operacione kirurgjikale jashtë radhe kundrejt një pagese minimale

Postuar në 19 Shkurt, 2024 19:00

Qeveria greke e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis ka vënë në veprim një sërë masash me drejtim social që dëshmojnë se në vendin fqinj trashëgohen shumë probleme të cilat kërkojnë përgjigje tjetër. Pas propagandimit 3 vjet më parë të digjitalizimit të shërbimeve publike, Athina vuri dorë edhe mbi menaxhimin e plazheve, një sektor ky ndër më kryesorët në Greqi, pasi lidhet me turizmin. Duke i dalë kundër parimit të së djathtës për lirinë e sipërmarrjes, drafti i ri që raportohet në mediat e vendit fqinj, e vë theksin te kontrolli i bregut dhe kufizimet në shfrytëzimin e vijës detare.

Izraeli shpall non grata presidentin e Brazilit

Postuar në 19 Shkurt, 2024 14:25

Izraeli ka shplallur person non grata presidentin e Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva deri në momentin kur ky do të kërkojë ndjesë për deklaratat e veta të fundit. Vendimi pason një qëndrim publik të Lulës që e ka krahuasur fushatën e tanishme të Izraelit në Gaza me Holokaustin. Për këtë arsye, ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz ka thirrur ambasadorin Brazilian në Jeruzalem për t’i komunikuar vendimin. 

Të dhënat çojnë te Vuçiç. Mund të ketë një raport ndërkombëtar për Banjskën

Postuar në 19 Shkurt, 2024 14:10

Çdo gjë çon tek Aleksandër Vuçiç. Kështu është shprehur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për sulmin e Banjskës më 24 shtator 2023. Në një intervistë për Arab-Al-Aan, cituar nga mediat serbe gjithashtu, Osmani ka vënë në dukje se të dhënat për këtë çështje janë marrë nga një prej vendeve më të rëndësishme të NATO-s dhe janë ndarë me vendet anëtare të Aleancës.

Nuk po flasim për humbjen e kontrollit të disa bandave. Ne po flasim për organizimin prej tij dhe urdhërimin e sulmeve përmes bandave, si dhe financimi i tyre

Një zanat në të gjithë meridianët/Hije skandali seksual edhe në Kolegjin e Europës në Bryzh

Postuar në 18 Shkurt, 2024 17:30

Një ndër subjektet kryesore të arsimit të lartë në Europë, Kolegji i Europës në Bruzh të Belgjikës, është përfshirë së fundmi në një skandal seksual. Hetimi i nisur nga bordi drejtues erdhi pas ankesës së një studenteje për sjelljen e një profesori, por kjo u bë shkak që gjashtë ish-pjesëtarë të stafit dhe studente t’i dërgojnë një letër rektores Federica Mogherini përmes së cilës kërkojnë dorëheqjen e tij.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota