Blloku Bota

Orban në lojë për të pezulluar ndihmën amerikane ndaj Ukrainës. Kuchma: Do të ishte humbje globale për SHBA-të

Postuar në 11 Dhjetor, 2023 12:31

Të ndihmohet Ukraina deri në fund! Kjo është motoja e deritanishme e Perëndimit në konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë. Mirëpo duket se diçka po ndryshon në kushtet e një stanjacioni në front që ka provokuar probleme ekonomike për mjaft vende.

Drejt mandatit të pestë: Ukraina kaloi cakun, shpalli rusët si komb jo autokton

Postuar në 10 Dhjetor, 2023 16:58

Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar autoritetet ukrainase se kanë kapërcyer cakun duke deklaruar se rusët nuk janë popullsi vendase. Në një ceremoni të shpërndarjes së medaljeve Ylli i Artë dhënë heronjve të Federatës Ruse, kreu i Kremlinit theksoi se:

Ne nuk do të kishim mbërritur asnjëherë deri këtu nëse autoritetet ukrainase nuk do të kishin nisur të shkatërronin Rusinë në territoret tona historike, duke dëbuar popullin tonë që aty, duke i cilësuar rusët si një komb jo vendas

Greqia me autoritet publik për mbrojtjen kibernetike. Do të mbulohet edhe sektori privat

Postuar në 10 Dhjetor, 2023 15:09

Greqia ka ndërmend të institucionalizojë një autoritet të posaçëm për mbrojtjen ndaj krimit kibernetik. Fusha e veprimit të këtij autoriteti raportohet se do të përfshijë edhe sektorin privat në drejtime të tilla si prodhimi i kimikateve dhe produkteve ushqimore.

Vendimi vjen në përputhje me një direktivë të re europiane që e zgjeron mbrojtjen kibernetike në shumë sektorë dhe pritet të zbatohet nga tetori 2024.

Rishfaqet Palmeri i famshëm. Akuzohet se tentoi rrëzimin e Vuçiç

Postuar në 08 Dhjetor, 2023 13:20

Del në skenë sërish i mirënjohur për shqiptarët e Shqipërisë, Mathew Palmer. Kësaj radhe në Serbi. presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka akuzuar diplomatin amerikan se ka tentuar tab rrëzojë nga pushteti. Në një intervistë për Tv Pink, Vuçiç, ka referuar në takim të Palmer me liderin e Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Sergej Trifunoviç në vitin 2020, gjatë të cilit diplomati amerikan ka kërkuar ndihmë për ta rrëzuar Vuçiç.

Kryeministri Robert Fico njofton procedurën e mbylljes së SPAK-ut sllovak

Postuar në 07 Dhjetor, 2023 17:44

Qeveria sllovake është përfshirë së fundmi në një betejë që ka provokuar tensione me Brukselin. Sipas “Politico”, kryeministri Robert Fico ka bërë të qartë se ka ndërmend të mbyllë Prokurorinë Speciale që trajton dosjet e korrupsionit.

Ky institucion ka kontribuuar në mënyrë domethënëse në shkeljen e të drejtave të njeriut

citohet Fico.

Erdogan në Athinë, deklaratë për Fqinjësinë e Mirë mes Greqisë dhe Turqisë

Postuar në 07 Dhjetor, 2023 14:41

Ndoshta nuk është koha e duhur për të qenë optimistë për paqen, por takimi mes presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ka prodhuar një dokument të parë të rëndësishëm që hedh bazën e negociimit për çështje të tjera të nxehta.

Banjska jashtë kufinjve shtetërorë të Serbisë. INTERPOL lëshon urdhër arresti për Radoiçiçin

Postuar në 07 Dhjetor, 2023 14:07

Mediat në Kosovë raportojnë se Interpoli ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për 11 persona të akuzuar për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë. Mes tyre është edhe urdhër arresti për Milan Radoiçiç. Ato i referohen një deklarate të ministrit për Komunitet dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, sipas të cilit kërkesa zyrtarisht është depozituar nga misioni i Kombeve të Bashkuara, UNIMIK pas një kërkese të Ministrisë së Brendshme të Kosovës.

Nuk më duhet Daçiç për të marrë shumicën. Nëse humbas, zgjedhjet presidenciale në maj ose shtator 2024

Postuar në 07 Dhjetor, 2023 13:51

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar gjatë një interviste për reviztës NIN se ai nuk po konsideron emrin e Ivica Daçic për kryeministër në zgjedhjet e 17 dhjetorit të këtij viti. Komenti ka ardhur pas lajmeve në mediat serbe se Daçiç, kryetar i Partisë Socialiste dhe një aleat i Vuçiç, u përfol si kandidaturë në kushtet e një rinegociimi brenda koalicionit.

Lufta në Gaza nis të ushqejë akuzat për tregtinë e organeve

Postuar në 06 Dhjetor, 2023 22:07

Euro-Med Human Rights Monitor, një OJQ që po vëzhgon situatën në Gaza, thotë se Izraeli po i përdor trupat e palestinezëve për organet. Pretendimi i ngritur prej saj bazohet në raportimet e mjekëve dhe infermierëve në Gaza, të cilët ekzaminuan disa trupa pasi u liruan nga Izraeli.

Erdogan: Nëse Greqia ndjek politikë të padiktuar nga aktorë të huaj, ne mund të ndërtojmë paqen

Postuar në 06 Dhjetor, 2023 14:41

24 orë përpara mbërritjes në Greqi për një vizitë zyrtare që është komentuar shumë, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për gazetën “Kathimerini”. Ai ka deklaruar se gjërat nuk kanë ndryshuar: Turqia kërkon miqësinë dhe Greqia ka adoptuar një qasje tjetër, përmes së cilës nuk i sheh më problemet të pakapërcyeshme.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota