Përballja Greqi-Britani për skulpturat e Parthenonit mbetet peng në UNESCO

Greqia ka prezantuar kërkesën e vet për rikthimin e skulpturave të Parthenonit para një paneli të UNESCO-s në Paris.
Skulpturat e Parthenonit dhe simbolizmit që ato përmbajnë janë pjesë integrale e trashëgimisë kulturore greke dhe identitetit kulturor grek
citohet të jetë shprehur delegacioni grek.
Sipas mediave greke, pala greke i ka kërkuar Britanisë së Madhe, si anëtare e UNESCO-s që të demontrojë në praktikë vullnetin për t’iu përmbajtur rekomandimeve dhe vendimeve të Komiitetit Ndërqeveritar për Rikthimin e Pasurisë Kulturore.
Nga ana e vet, pala britanike ka vënë në dukje se “kuadri aktual legjislativ nuk mundëson riktjiin e skulpturave në Greqi”. Athina zyrtare ka paraqitur çështjen në fjalë që në vitin 1984.
Add new comment