Blloku Bota
Çështja "Beleri" mbetet dypalëshe. Ka rrezik që Rama të instrumentalizojë emigrantët shqiptarë në Greqi
Në një opinion të publikuar në gazetën “Kathimerini”, Constantinos Filis, profesor i asociuar në Kolegjin Amerikan të Greqisë, shkruan për politikën e jashtme të Greqisë në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, rrethanat e reja rajonale diktojnë formulimin e “një strategjie përfshirëse për një periudhë pesë vjeçare” që do të vinte në të njëjtin nivel politik me deklaratën e Selanikut të vitit 2003. Filis e hap komentin e vet me Kosovën dhe situatën e krijuar së fundmi me Serbinë, por nuk ofron ndonjë sugjerim sesi Greqia do të duhet t’i qaset gjendjes së tanishme.
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19
AstraZeneca ka filluar tërheqjen në mbarë botën të vaksinës së saj Covid-19 për shkak të një “tepricës së vaksinave të përditësuara në dispozicion”.
Më 7 maj, Agjencia Evropiane e Barnave njoftoi se AstraZeneca nuk është më e autorizuar për përdorim.
Gjiganti farmaceutik e argumentoi këtë vendim me faktin se tani në treg ka vaksina të reja të përshtatura me variantet e reja të Covid-19. Kjo sipas tyre ka çuar në rënie të kërkesës për vaksinën AstraZeneca, e cila nuk po prodhohet më.
Europa ka nisur luftën hibride ndaj vetes në Kosovë dhe Ballkan
Gazeta “Koha Ditore” mban sot tri tituj të ndryshëm për sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës që do të duhet të votohet së afërmi. Gjermania kërkon që të ketë hapa konkretë për Asocacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Franca gati e kushtëzon votën pro me dërgimin në Kushtetuese të Asocacionit, kurse Britania e Madhe mbështet pa rezerva anëtarësimin e Kosovës.
Ndërkohë raporterja Bakojanis dhe Asambleja ka rekomanduar anëtarësimin e vendit të cilit i mbahen në fuqi masa sanksionuese, premisat për të cilat nuk ekzistojnë më.
Patriarku serb në parakalim simbolik me veteranët e luftës së Koshares dhe Pashtrikut
Mediat në Serbi publikojnë një fotografi të Patriarkun Porfirije me veteran të luftës së Kosovës dhe pjesëmarrës në betejën e Koshares dhe Pashtrikut.
Patriarku i priti veteranët, bisedoi me ta dhe u dha dhurata dhe libra lutjesh
citojnë mediat serbe.
Më i sigurtë se Ruanda? Londra konsideroi edhe Irakun për deportimin e azilkërkuesve
Qeveria britanike fitoi betejën juridike për të trajtuar kërkesat e azilkërkuesve në Ruanda nën argumentin se Ruanda është një vend i sigurtë. Mirëpo këtu nuk ka asgjë parimore dhe ajo që bëri Londra zyratre është të hiqte qafësh një kontigjent njerëzish të padëshiruar për higjenën sociale të metropolit. Konfirmohet tërësisht një qasje e tillë nisur nga raportime të mediave në Britani, sipas të cilave në procesin e shqyrtimit të opsionit të deportimit, përveç Ruandës, qeveria britanike konsideroi si vend të mundshem edhe Irakun.
Zelenskiyt i mbaron mandati më 20 maj
Shërbimi i jashtëm rus. SVR, ka shpërndarë një deklaratë publike përmes së cilës kujton se presidentit ukrainas, Zelenskiy i mbaron mandate presidencial më 20 maj. Nisur nga kjo rrethanë, SVR vë në dukje një aspekt të legjitimitetit të presidentit ukrainas, që cilësohet si “njeri kyç në skemat e financimit të luftës që po sjellin fitime të jashtëzakonshme Kievit dhe prodhuesve perëndimorë”.
Kubanët i bashkohen ushtrisë ruse
Rusia po rekruton shtetas kubanë për të luftuar në ushtrinë e saj në Ukrainë. Sipas një investigimi të BBC, pagesa e lartë dhe mundësitë që jep pasaporta ruse janë dy arsyet pse kubanët zgjedhin radhët e ushtrisë ruse.
Rusët zëvendësojnë trupat amerikane në Niger
Këshilltarë dhe pajisje ushtarake ruse kanë mbërritur në Niger, pas lajmit për largimin e forcave amerikane.
Sipas televizionit shtetëror, një grup i parë prej rreth 100 këshilltarësh rusë kishte mbërritur në Niger më 10 prill së bashku me sistemet e mbrojtjes ajrore.
Dy transportues ushtarakë mbërritën të shtunën, sipas Tele Sahel, i cili raporton se Rusia ka dërguar më parë tre aeroplanë mallrash me material ushtarak dhe instruktorë.
Sanksionet ndaj Rusisë dëmtojnë prodhimin e avionëve Boeing
Sanksionet që Perëndimi i ka vendosur Rusisë po rëndojnë inidrekt mbi një nga kompanitë më të mëdha shumëkombëshe. Boeing po has vështirësi në prodhimin e avionëve 787 Dreamliner për shkak të mungesës së një komponenti kyç, subjekt i sanksioneve të SHBA ndaj Rusisë, raporton Wall Street Journal.
Izraeli ndalon veprimtarinë dhe transmetimet e Al Jazeera
Kabineti i luftës ën Izrael ka vendosur ndalimin e kanalit televiziv Al Jazeera. Njoftimi është dhënë në rrjetin “X” nga kryeministri Beniamin Netanyahu që ka raportuar për një “vendim unanim”.
