Blloku Bota
Sulm me 100 të vrarë në Teheran
Dy shpërthime në ceremoninë përkujtimore të komandantit iranian Qaseem Soleimani lanë të vdekur 100 persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë.
Televizioni shtetëror iranian raportoi për dy shpërthime në harkun kohor të 15 minutave gjatë një ceremonie në varrezat ku Soleimani është varrosur në qytetin juglindor të Kerman, pas vrasjes nga një dron amerikan.
Izraeli ka përherë "një listë eliminimesh"
Në dhjetor të vitit 2019, në gazetën “Haaretz”, Gideon Levy do të publikonte një shkrim me titullin: Vrasësi ynë. Shkrimi merret me një lloj kulture të heorizimit të vrasësve të shtetit që sillet e risillet në media në formën e një seriali letrar dhe televiziv të zhanrit aksion ku MOSSAD shkëlqen përherë me efektivitetin e vet.
Serbia dhe NATO janë shumë më afër nga sa duket
Kreu i Zyrës së Ndërlidhjes së NATO-s në Beograd, gjenerali Giampiero Romano, ka deklaruar në një prononcim për mediat në Serbi, se afria mes Aleancës djhe Serbisë është më e madhe nga sa duket.
Mendoj se qytetarët e Serbisë nuk janë tërësisht në dijeni sesa shumë ne punojmë dhe arrijmë përmes partneritetit tonë. Serbia dhe NATO janë shumë më afër nga sa duket në pamje të parë
citohet ai.
Këshilltar në vendet autoritare
Pasi u largua nga politika aktive në Britani, Tony Blair ka shërbyer si këshilltar për qeveri dhe organizata ndërkombëtare. Ish-kryeministër i Britanisë për 10 vite radhazi dhe lider i laburistëve për 13 vjet, Blair themeloi Institutin për Ndryshim Global, i cili është paguar nga qeveri të ndryshme të botës.
Por ndërsa shtrin influencën nëpër botë, organizata e Blair nuk u thotë jo as vendeve që janë treguar me gisht për historikun e shkeljes së të drejtave të njeriut.
Presion maksimal ndaj Serbisë për Kosovën në muajin shkurt. Po synohet mbyllja e Luftës në Ukrainë këtë vit
Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar gjatë një interviste për agjencinë “Tanjug” se autoritet koordinuese për çështjet e sigurisë në vend, kanë konkluduar se situata është stabël, pavarësisht protestave paszgjedhore. Megjithatë ai ka pranuar se protestat në përgjithësi e dëmtojnë Serbinë dhe sidomos turizmin dhe investimet.
2024, vit përcaktues për Perandorinë Ruse
Robert Kaplan, eksperti i njohur i marrëdhënieve ndërkombëtare, thotë në një intervistë ëpr gazetën “Kathimerini” se viti 2024 mund të jetë përcaktues në historinë e asaj që ai e quan Perandoria Ruse. Sipas tij, aktualisht Rusia po harxhon burime të jashtëzakonshme në luftën në Ukrainë, që nëse vijon kështu do ta thajnë kapacitetin e saj dhe e kanë dobësuar tashmë në rajone të tjera të vetat.
Venizellos refuzoi lëshimin e sovranitetit dhe daljen nga euro, Tsipras nuk na gënjeu. Varoufakis, një fatkeqësi për Greqinë
Kryeredaktori i gazetës greke, “Kathimerini”, Alexis Papachelas, sjell në një shënim të vetin, disa copëza bisedash me ish-ministrin gjerman të Financave, Wolfgang Schaeuble. Biseda që kanë rëndësinë e vet për të parë në atë që ndodhi pas dyerve në kohën e krizës financiare greke dhe qëndrimin e zyrtarëve të Greqisë. Papachelas thotë se e ka takuar Schaeuble dy herë: një herë në vitin 2017 për një intervistë dhe mandej në vitin 2023.
Tërmet me magintudë 7.6 godet Japoninë qendrore
Një tërmet me magnitutë 7.6 ka goditur sot Japoninë qendrore me epiqendër në Ishikawa. Pamjet video tregojnë forcën e lëkundjeve dhe cunamin pasues në vend.
Trukimet bizantine serbe/Kush e gënjeu Hashim Thaçin?
Në një intervistë për agjencinë “Tanjug”, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka treguar edhe një histori bisede me homologen gjermane, Anallena Berbok.
Ajo më pyeti se si e kemi mashtruar Thaçin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, sepse siç tha ajo, asnjë kryeministër shqiptar nuk do ta zbatojë atë marrëveshje
citohet Daçiç.
Xi Jingping: Ribashkimi i Tajvanit me Kinën është i pashmangshëm
Presidenti kinez u shpreh më i vendosur se asnjëherë për ribashkimin e Tajvanit me Kinën. Në fjalimin e fundvitit, me një ton më të fortë se vitin e kaluar, Xi Jingping tha se ribashkimi i Kinës me Tajvanin është i pashmangshëm. Deklarata vjen vetëm dy javë para se ishulli i pretenduar nga Kina të zgjedhë një udhëheqës të ri.