Blloku Bota

Një referendum për daljen e Gjermanisë nga BE-ja

Postuar në 23 Janar, 2024 21:43

Në Gjermani, e djathta ekstreme ka hedhur për herë të parë idenë e largimit të vendit nga BE-ja. Liderja e Alternativës së djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, i tha Financial Times se nëse vjen në pushtet, gjermanëve do ju jepet mundësia të vendosin me referendum nëse do të rrinë apo jo në Bashkimin Europian.

Opsioni i referendumit, sipas saj, do t’u jepej gjermanëve në rast se qeveria e AfD nuk do të mund të siguronte reforma për të frenuar vendimmarrjen e Komisionit Evropian "të pazgjedhur".

Rikthehet fruthi, tridhjetëfishohen rastet në Europë

Postuar në 23 Janar, 2024 19:08

Një rikthim i virusit të fruthit e ka detyruar OBSH-në t’u kërkojë vendeve të nisin menjëherë fushata të reja imunizimi. Përgjatë 10 muajve të parë të vitit 2023, në Europë, numri i të prekurve nga fruthi është rritur tridhjetëfish në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2022 (30 mijë raste në janar-tetor 2023, 914 raste në janar-tetor 2022).

Për këtë epidemi të re, OBSH bën fajtore rënien e niveleve të vaksinimit.

NATO autorizon prodhimin e predhave të artilierisë pas zbrazjes së depove për Ukrainën

Postuar në 23 Janar, 2024 14:40

Anëtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut kanë nisur të zëvendësojnë dispozitivin e municioneve të veta të artilierisë, pasi rezervat e tyre u zbrazën për t’u dërguar si ndihmë Ukrainës. Për këtë qëllim NATO-ja ka miratuar kontrata prodhimi në vlerën 1.2 miliardë dollarësh për prodhimin e 200 000 predhave 155 mm që do të nisin të dorëzohen anëtarëve të Aleancës në fund të vitit 2025.

Është e rëndësishme që aleatët tanë të zëvendësojnë rezervat e tyre ndërkohë që ne vazhdojmë të mbështesim Ukrainën

Ndotja që vjen nga peshkimi, emetohen 370 milionë tonë CO2 në vit

Postuar në 22 Janar, 2024 23:05

Peshkimi me rrjetat që lëshohen në fund të detit emeton deri në 370 milionë tonë CO2 në vit, që shton presionin mbi ligjvënësit e BE-së për të marrë në konsideratë rregullimin e kësaj industrie.

Ambientalistët e kanë kritikuar shpesh peshkimin industrial. Duke tërhequr zvarrë rrjetat e tyre të mëdha përgjatë shtratit të detit për të kapur disa lloje peshqish, ata shpesh shkaktojnë dëme të konsiderueshme dhe afatgjata mjedisore.

Momentum i mirë për zgjerimin, por nuk do të zgjasë përgjithnjë

Postuar në 22 Janar, 2024 16:39

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian për dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Lajçka, ka deklaruar se ka një momentum të mirë për zgjerimin e unionit, por duhet mbajtur parasysh se kjo nuk zgjat përgjithnjë. Në cilësinë e moderatorit të Dialogut Diplomatik të Ballkanit Perëndimor në Davos, Lajçak ka vënë në dukje aktualitetin europian që është vënë në sfidë serioze sigurie dhe strategjike.

Të ndahet anëtarësimi në BE nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

Postuar në 22 Janar, 2024 13:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga samiti rajonal i Shkupit, që procesi i anëtarësimit në BE i vendit që ai drejton, të ndahet nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

OKB: 25 mijë viktima në Gaza. 70% janë gra ose fëmijë

Postuar në 21 Janar, 2024 12:46

Numri i viktimave në Rripin e Gazës ka arritur në 25 mijë. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 70% e tyre, pra rreth 17 000 janë gra ose fëmijë, një tregues ky i llojit të operacionit që po kryhet nga ushtria izraelite. Ndërkohë numri i të vrarëve në radhët e ushtrisë izraelite është 195.

Republikat balltike vendosin fortifikimin e kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë

Postuar në 20 Janar, 2024 17:44

Tri republikat balltike, Estonia, Letonia dhe Lituania kanë rënë dakord që të ndërtojnë fortifikime përgjatë kufirit të tyre me Rusinë dhe Bjellorusinë. Lajmi raportohet edhe nga media ruse sipas të cilave të trija republikat ish-sovjetike janë dakordësuar që të ndërtojë instalime mbrojtëse kundër penetrimit ushtarak të mjeteve dhe trupave.

Vendet balltike janë një zonë operacionesh dhe ndaj instalimet do të ndërtohen në koordinim me Letoninë dhe Lituaninë

Nëse ikim nga Ukraina, radhën e ka Ballkani, Polonia, Hungaria

Postuar në 20 Janar, 2024 16:56

Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë këtë të premte, presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se braktisja e Ukrainës, do të zhvendoste konfliktin në Ballkan, Poloni, Hungari.

Çfarë mendoni se do të ndodhë në Ballkan, nëse ne ikim nga Ukraina dhe lejojmë që Rusia të jetë në gjendje të vazhdojë kasaphanën? Çfarë mendoni se do të ndodhë në Poloni, Hungari?

Parisi pranon përfshirjen e mercenarëve francezë në radhët e ushtrisë ukrainase

Postuar në 20 Janar, 2024 13:03

Ministri francez i Mbrojtjes pranoi përfshirjen e disa shtetasve francezë në radhët e ushtrisë ukrainase, por shtoi se shteti nuk mund të bëjë asgjë për t’i ndaluar. Deklarata e Sebastien Lecornu hedh poshtë një të tillë të mëparshme nga Ministria e Jashtme, sipas të cilës Parisi nuk ka mercenarë në Kiev dhe askund tjetër.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota