Blloku Bota

Presioni absurd për dinarin

Postuar në 07 Shkurt, 2024 15:01

Peter Stano ka një detyrë shumë të pakëndshme nëse e sheh nga jashtë. Zëdhënësi i Josep Borrellit del e deklaron çfarë i autorizojnë pa patur në fakt vlerën e asgjëje më shumë sesa një njoftimi. Në dallim me zëdhënësat në SHBA, zoti Stano të kujton një automat që mund të thotë çdo gjë.

Parlamenti Europian me draft-rezolutë: Hetim ndërkombëtar zgjedhjeve në Serbi

Postuar në 06 Shkurt, 2024 14:32

Parlamenti Europian ka përgatitur një draft rezolutë përmes së cilës bën thirrje për hetim ndërkombëtar të zgjedhjeve të fundit në Serbi.

Drafti që citohet nga mediat opozitare të Serbisë, kërkon që vëmendja kryesore e ekspertëve të përqendrohet në Beograd dhe dënon sulmet e Presidentit Aleksander Vuçiç dhe kryeministres Ana Brnabiç ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë.

Rezoluta 1244 nuk ka më asnjë vlerë

Postuar në 05 Shkurt, 2024 16:21

Komisioneri për Zgjerim Varelhy, ambasadori amerikan në Kosovë, Hoveneier, ambasadori gjerman në Kosovë, Rohde dhe KE-ja kanë bërë thirrje që Kosova të shtyëj aplikimin e euros si monedhë të sajën, duke përjashtuar dinarin. Presidenti serb, Vuçiç, ka kërkuar seancë urgjente në Këshillin e Sigurimit, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Vuçeviç, e lidh mbijetesën e serbëve në Kosovë me dinarin.

Planeti Tokë ka një problem: Në Beograd janë të mërzitur!

Postuar në 04 Shkurt, 2024 15:47

Situata e fundit në Kosovë, me thirrjet e një pjese të madhe të komunitetit Perëndimor që Prishtina të heqë dorë nga masat e veta për të ndaluar dinarin, apo edhe për të shpërbërë strukturat paralele të Serbisë, konfirmon një problem me rëndësi strategjike për të ardhmen e mbarë Europës. Perëndimi nuk po di dhe nuk po do më të sillet si pol real pushteti dhe shtuar kësaj, nuk konsideron dot marrëdhënie partneriteti veçse me ata që kanë forcën për ta afirmuar një gjë të tillë.

Krizë globale me falsifikimin e kërkimit shkencor/10 000 punime të kthyera më 2023-in

Postuar në 03 Shkurt, 2024 23:51

Gazeta “The Guardian” e cilëson si majën e ajsbergut të mashtrimit shkencor. Bëhet fjalë për publikimin e punimeve shkencore të rreme në media të specializuara të cilat po lënë të kalojë një valë falsifikimesh qe kërcënojnë seriozisht kredibilitetin e kërkimit shkencor. 
Vitin e kaluar sipas gazetës në fjalë, numri i punimeve të kthyera pas nga revistat arriti në 10 000. 

Lirohen katër të akuzuarit për vrasjen e gazetarit serb Sllavko Curuvija

Postuar në 03 Shkurt, 2024 13:35

Gjykata e Apelit në Boegrad të Serbisë ka liruar këtë të premte – 3 shkurt 2024 – katër të akuzuarit për vrasjen e gazetarit Sllavko Curuvija në prill të vitit 1999. Të katër anëtarët e ish-shërbimit sekret serb, Radomir Markoviçin, Millan Radonjiçin, Mirosllav Kuraki dhe Ratko Romiç, janë liruar nga akuzat e pjesëmarrjes në bashkëpuim në vrasje të shkallës së parë, që u konfirmua me vendim të Gjykatës së Faktit.

Propozim zyrtar i KE-së: Anëtarësimi i Serbisë të kushtëzohet me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën

Postuar në 03 Shkurt, 2024 13:08

Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS) ia kanë dorëzuar të premten Këshillit të BE-së një propozim për ta ndryshuar dhe plotësuar kornizën e bisedimeve me Serbinë për anëtarësimin e saj në bllok. Ndryshimet në kapitullin 35 kanë të bëjnë me përfshirjen si kusht detyrues për Serbinë edhe zbatimin e marrëveshjeve që ajo i ka arritur deri tani me Kosovën në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku evropian, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë burimet brenda BE-së. Kërkesa për ndryshimin formal të kushteve në kapitullin 35 për Serbinë vjen pasi kryemin

Deri në vitin 2050 Serbia humbet 3000 fshatra

Postuar në 02 Shkurt, 2024 15:06

Deri në vitin 2050 Serbia do të humbasë 3000 fshatra. Kjo raportohet në mediat e vendit fqinj që referojnë ekspertë të demografisë sipas të cilëve deri në mesin e këtij shekulli “fshatrat deri 500 banorë do të braktisen”.

Numri i fermerëve ka rënë me 10% në pesë vitet e shkuara që do të thotë 50 mijë familje më pak

Zbatim i Marrëveshjes së Ohrit me hapa reciprokë dhe pa njohjen paraprake të Kosovës?

Postuar në 01 Shkurt, 2024 18:53

Ambasadori amerikan në Beograd, Chirss Hill, citohet të jetë shprehur në mediat serbe se askush nuk po i kërkon Serbisë të njohë Kosovën. Sipas tij kjo është një çështje që vetë Serbia duhet ta vendosë dhe se ndaj të dyja vendeve po kërkohet që të normalizojnë marrëdhëniet në përputhje me procesin e ndërmjetësuar nga BE.

SHBA bindet në çast nga "provat e Izraelit në Gaza". Për Banjskën duhen hetime serioze dhe të pavarura

Postuar në 01 Shkurt, 2024 14:11

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar sot se sdekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka deklaruar se të dhënat e ofruara nga Izraeli për përfshirjen e disa punonjësve të misionit të OKB-së në Gaza me Hamasin, janë bindëse. Për pasojë kërkesa e Jeruzalemit për tërheqjen e misionit cilësohet legjitime, ndërkohë që në një terren aq të paqëndrueshëm si ai i luftimeve, çdo pretendim se e vërteta është në njërën anë, tingëllon absurd.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota