Video/Subjekti penal Klotilda Bushka: Jam e dinjitetshme!

Postuar në 11 Shkurt, 2025 16:25

Në një diskutim në Komisionin e Ligjeve, deputeti Dashnor Sula ka kërkuar dorëheqjen e kryetares, Klotilda Bushka, për shkak se është objekt hetimi nga SPAK. Bushka ka refuzuar duke deklaruar se është person i dinjitetshëm: 

https://www.youtube.com/watch?v=24taQ3Zp45g

 

Gjykatësi i ri i Posaçëm

Postuar në 11 Shkurt, 2025 16:02

Kryeministri i Shqipërisë, një njeri i mandatuar për të drejtuar ekzekutivin e Shqipërisë ka deklaruar sot në një koment për BIRN se arrestimi i Erion Veliajt përbën një moment kur hetimi penal ka dalë jashtë shinave kushtetuese. 

Dosja hetimore ngjan me një roman voluminoz mbi gërmimet e kryera në jetën e tij dhe të bashkëshortes së tij.

Askush nuk flet për drejtësi!

Postuar në 10 Shkurt, 2025 20:41

 

Si u reagua ndaj vendimit të SPAK për arrestimin e shtetasit Erio Veliaj? Ka rëndësi ky vëzhgim, për aq sa mund të bëhet, sepse zbërthen deri diku ambiguitetet e mëdha dhe të vogla të skenës publike. Sigurisht që do të duhej të pritej një ndjenjë triumfi tek opozita që siç u shpreh Belind Këlliçi ka organizuar 44 protesta para Bashkisë së Tiranës.

Deputeja Klotilda Bushka në hetim paraprak nga SPAK për "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës"

Postuar në 10 Shkurt, 2025 16:54

Në kuadër të batërdisë Veliaj, SPAK njofton edhe se: 

SPAK: 860 mijë euro blerje bizhuterish online

Postuar në 10 Shkurt, 2025 16:52

deklaratën e sotme të SPAK evidentohet edhe një akuzë për Ajola Xoxen që është si më poshtë: 

Akuza: Korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, deklarim i rremë, pengim i së vërtetës

Postuar në 10 Shkurt, 2025 16:36

Lidhur me arrestimin e Erion Veliajt dhe masën për persona të tjerë, SPAK ka publikuar njoftimin e mëposhtëm për akuzat: 

"Kur shita Partinë"! Akademia e Shkencave promovon librin e akademikut Skënder Gjinushi

Postuar në 10 Shkurt, 2025 15:58

 

Kur shita partinë dhe mora Akademinë!  

Ky është titulli i librit më të ri, e ndoshta të vetmit, të kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi. Nga një sy i shpejtë që “Të Kripura” i ka hedhur librit, që promovohet këtë javë në mjediset e Akademisë, mund të thuhet se aty Gjinushi lëvron një zhanër të rrallë letrar: autobiografinë kritike, kritikë e realizuar përmes humorit.

Detyrim paraqitje për Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha

Postuar në 10 Shkurt, 2025 15:04

Krahas z. Veliaj, në kuadër të së njëjtës dosje, është kërkuar detyrim paraqitje për: Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu, Shkëlqim Fusha. 

Përditësim: Bazmataja i erdhi Live. Akomodohet te burgu 302

Postuar në 10 Shkurt, 2025 14:59

Zoti Veliaj ishte në komunikim live në një kopësht në Yzberisht kur i ka ardhur bazmataja. Burimet thonë se është dërguar në burgun 302, ndërkohë që bashkëshortja Ajola Xoxa ndodhet në arrest shtëpiak.

Video/Pa zë dhe me figurë/Arrestohet shtetasi Erion Veliaj

Postuar në 10 Shkurt, 2025 14:35

Sot shtetasi Erion Veliaj, me funksionin kryetar i Bashkisë së Tiranës, është arrestuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit pas një urdhër arresti të SPAK. Në momentin e arrestimit personi në fjalë kishte veshur një jelek të zi dhe atlete. I vrarë pak në fytyrë dhe serioz, ai nuk u ka bërë rezistencë kolegëve. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS