Forcat turke dhe Ushtria Kombëtare Siriane marrin Manbij nga kurdët

Postuar në 08 Dhjetor, 2024 12:45

Forcat turke kanë marrë në këto momente qytetin sirian të Manbij që mbahej deri më tani mbahej nga kurdët peshmerga të mbështetur nga amerikanët. Grupi në krye të operacionit është Ushtria Kombëtare Siriane që ka qenë përherë e mbështetur nga Ankaraja.

Nuk dihet ende se çfarë përfaqëson kjo lëvizje por një gjë është e qartë: Turqia nuk do të lejojë autonomi kurdësh në Siri, apo çfarëdolloj qeverisjeje të tyre pasi I sheh si problem kërcënues për sigurinë e vet.

Bashar al Assad bie nga pushteti

Postuar në 08 Dhjetor, 2024 12:26

Bashar al Assad ka rënë nga pushteti. Nga 27 nëntori 2024 e deri më 8 dhjetor 2024, 10 ditët që tronditën Sirinë, në  të vërtetë kanë befasuar pjesën më të madhe të botës. Ka rënë një regjim familjar shiitësh që ka zënë fill 53 vjet më parë dhe që në vitin 2011 e më pas dëshmoi një vendosmëri tiranike për ta mbajtur pushtetin.

Grupi që është përgjegjës për këtë rënie të shpejtë është Hayat Tahrir al-Sham, asgjë më shumë sesa një transformim emri i Jabat al-Nusra së dikurshme, ndonëse kreu i tyre po bën çmos të shfaqet si një politikan që nuk ka konsiderata ekstremiste.

ShBA miraton ndihmë të re 1 miliardë $ për Ukrainën

Postuar në 08 Dhjetor, 2024 00:42

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aprovuar një paketë të re ndihme për Ukrainën në vlerën e 1 miliardë dollarëve. Në paketë përfshihen municion për sistemet HIMARS dhe dronë.

Paketa ka kaluar nën Nismën për Ndihnën në Siguri për Ukrainën që parashikon blerjen e armëve nga prodhues amerikanë të armëve.

Zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder ka deklaruar se administrata aktuale synon të bëjë gjithçka është e mundur për të mbështetur Ukrainën përpara fundit të mandatit të vet. Ai ka shtuar se Departamenti i Mbrojtjes ka ende 9 miliardë dollarë.

Boshti jugor i paqes në Ballkan

Postuar në 07 Dhjetor, 2024 22:13

 

Albin Kurti qëndroi dje në Sarajevë me ftesën e Shoqatës së intelektualëve të pavarur “Rrethi 99”, ku do merrte pjesë në konferencën me temë mbi “raportet rajonale”.

Me këtë rast ai pati takime edhe me të gjithë funksionarët më të lartë të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe me partitë politike, përveç me ata nga Republika serbe që protestuan fuqishëm, në kor edhe me ata nga Serbia.

Trump: Rusia ka humbur 600 000 trupa në Ukrainë, nuk e shpëton dot Assadin. SHBA të mos ndërhyjë!

Postuar në 07 Dhjetor, 2024 18:17

Duket se kriza siriane ka marrë një kthesë politike që duket se do të vulosë fatin e presidentit sirian, Bashar Al Assad. Me mbërritjen e papritur të atyre që quhen kryengritës në rrethinat e Damaskut, në lojë hyn diskutimi i të ardhmes së një vendi, për të cilin ka projekte edhe të ndarjes.

Problemi strukturor politik që vjen nga emigracioni ynë

Postuar në 07 Dhjetor, 2024 17:04

 

Kurrë më në emigracion! Kështu titullohet episodi i radhës i podcast-it të Edi Ramës, “Flasim”. Të ftuar dy emigrantë(nënë e bir)  që janë kthyer në Shqipëri.

Kam qenë para pak ditësh në Berat dhe atje ishte bërë gjithçka shumë bukur. Dua të të jap një ‘bravo’ të madhe

është shprehur ndër të tjera e ftuara e podcast-it të Kryeministrit.

Qeveria e gjeneratës tjetër nuk gjen dot laborator për mbetjet e Kurum!

Postuar në 07 Dhjetor, 2024 16:14

Mbetjet e rrezikshme të kompanisë "KURUM", të depozituara në Porto Romano, vijojnë të mbeten pa iu nënshtruar analizave kimike. Rrjeti i Basel thotë se autoritetet ende nuk kanë siguruar një laborator të përshtatshëm duke rrezikuar kështu shëndetin e njerëzve. Jim Pucket, përfaqësues i rrjetit të "Basel", shprehet për "MCN" se për ta është shqetësues fakti që ka kaluar shumë kohë dhe ende nuk janë marrë për t’u analizuar mostrat e mbetjeve nëse janë apo jo të rrezikshme. Pucket thekson se ende qeveria nuk ka mundur të gjejë një laborator të për

Vizita e Kurtit në Sarajevë nxit Beogradin: Në dyshim njohja prej nesh e integritetit territorial të Bosnjes

Postuar në 07 Dhjetor, 2024 15:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar së fundmi një vizitë në Bosnje – Hercegovinë, gjatë së cilës ka zhvilluar takime me përfaqësues zyrtarë të shtetit, por edhe ka marrë pjesë në një takim me intelektualë në Sarajevë quajtur “Rrethi 99”. Në fjalën e mbajtur, Kurti ka hedhur akuza të ashpra ndaj Serbisë, duke e cilësuar si shtetin më kitch në Europë, që tentoi luftë fetare në Banjska dhe që drejtohet nga një lidership i lidhur me krimet dhe genocidin.

Kryebashkiaku i Tiranës konfirmon se është nën hetim pasuror dhe kontrollin e banesës

Postuar në 06 Dhjetor, 2024 21:11

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka konfirmuar sot në mbrëmje hetimin pasuror që ka nisur ndaj tij dhe kontrollin e banesës në kuadër të këtij hetimi. 

Duke marrë shkas nga zhvillimet e ditës së sotme, hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap

shkruan ai në një status në "X". 

Rusia po ecën shpejt por me kosto të larta: 230 mijë të vrarë nga të dyja palët në Ukrainë që nga 2022

Postuar në 06 Dhjetor, 2024 18:53

BBC-ja raporton sot të dhënat e përafërta të viktimave të luftës në Ukrainë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS