Trupa të OKB në Ukrainë

Postuar në 14 Shtator, 2025 19:58

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka deklaruar gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, se dislokimi i paqeruajtësve pas krizës në Ukrainë është një mundësi objektive.

Nëse do ketë një marrëveshje, zbatimi i saj duhet të sigurohet maksimalisht. Dhe nëse shumica e anëtarëve të OKB-së pranon që aktiviteti i paqeruajtësve të OKB-së është i domosdoshëm, ne shpresojmë se në këtë mënyrë do të jemi në gjendje të sigurojmë një paqe të gjatë

ka thënë ajo.

E rëndësishmja në këtë qëndrim është se ai citohet si një opsion i pranueshëm për t’u konsideruar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve, “TASS” që vë në dukje se i vetmi skenar i papranueshëm për Rusinë mbetet dislokimi ushtarak perëndimor në Ukrainë.

Në një kontekst, paqeruajtësit e OKB-së i konvenojnë Rusisë për shumë arsye, mes të cilave është se mbikëqyrja ndërkombëtare kushtëzohet me detyrime për çmilitarizim dhe status juridikisht të pranuar gjerësisht.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.