"Nuk e përjashtoj që dikush prej Nesh të vritet, por Ata nuk mund të fitojnë"
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka deklaruar në një intervistë televizive se skenari i Nepalit dhe Charlie Kirk ishte parashikuar edhe për në Serbi, por ai e shmangu atë.
Është e tmerrshme që vrasja e Charlie Kirk ndodhi në SHBA, por edhe më e tmershme është reagimi i gjysmës së popullsisë së SHBA që nuk e pëlqente atë. Të majtët që pretendojnë të jenë në avant-garde i kanë dhënë të drejtë vetes të vrasin dhe kanë vendosur se vetëm ata kanë të drejtë të vrasin…Kjo lëvizje liberale ka krijuar një situatë ku qentë vlerësohen më shumë se fëmijët dhe secili prej nesh duhet të dashurojë kafshët më shumë se fëmijët që të mos mërzisim elitën e majtë
ka thënë ai.
Sipas tij, mes njerëzve që janë përpjekur prej muajsh të shkatërrojnë Serbinë, me më shumë tërbim është pritur thirrja për dialog.
Nëse unë përmend dialogun apo debatin, provokohet menjëherë një shkallë e pabesuehsme tërbimi, një nivel befasues agresiviteti nga të gjithë mbështetësit e tyre, liderët, gazetarët dhe media.
Nuk e përjashtoj mundësinë që dikush prej nesh të vritet, por ata nuk mund të fitojnë pasi nëse fitojnë do ta shkatërrojnë vendin për 6 muaj
është shprehur Vuçiç.
Add new comment