BE-ja nuk do Vuçiçin, SHBA nuk do Kurtin
Shërbimi sekret rus, SVR, ka deklaruar përmes një deklarate për shtyp, se tensionet e krijuara në Serbi, po sponsorizohen nga disa vende të BE-së.
Paqëndrueshmëria e tanishme në Serbi, përfshirë pjesëmarrjen e rinisë në protetsta, është gjerësisht produkt i aktiviteteve subversive të BE-së dhe shteteve anëtare të tij. Synimi i rrymës kryesore liberale, është të sjellë në pushtet një lidership besnik ndaj Brukselit dhe duhet theksuar se po ia dalin në shumë drejtime: rinia po radikalizohet, duke kaluar nga protestat paqësore në metodat revolucionare të dhunës
citohet deklarata.
Sipas shërbimit në fjalë, protestuesit po përpiqen të maksimalizojnë goditje në përvjetorin e incidentit të Novi Sadit. Deklarata vjen një ditë pasi SHBA njoftoi ndërprerjen e dialogut strategjik me Kosovën. Ndërkohë sot, ambasada e SHBA në Kosovë, ka shkuar më tej kur ka deklaruar hapur se nuk bashkëpunon dot me Albin Kurtin si individ.
Ne duam të ecim para me qeverinë në detyrë, por na duhet një partner që kupton nevojën për t’i evituar veprimet destabilizuese dhe është i përkushtuar për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe t'i mbrojë të drejtat e gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne do të vazhdojmë t’i vlerësojmë veprimet e qeverisë në detyrë. Nuk kemi asgjë për të shtuar në këtë pikë
citohet ambasada.
Add new comment