Kundërpërgjigje europiane për fitoren e Orbanit

Postuar në 05 Prill, 2022 16:54

Komisioni Europian priti rezultatet e zgjedhjeve në Hungari për ta njoftuar për shkurtimin e fondeve. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, njoftoi sot se shumë shpejt do të hyjë në fuqi një mekanizëm i ri që do të ndëshkojë Hungarinë me shkurtim të fondeve, për gërryerjen e standardeve të sundimit të ligjeve europiane, raporton Politico.eu.

Kur do lehë sërish?

Postuar në 05 Prill, 2022 14:23

Sot, Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit për kreun e Federatës së Futbollit, Armando Duka. E njëjta masë është marrë edhe për zyrtarin tjetër të FSHF-së, Ilir Shulku.

Merr fund kështu zyrtarisht një diskutim politik dhe institucional disamujor me dështimin e shumicës qeverisëse që hoqi dorë nga tentativa për të larguar Dukën.

Kush është Armand Duka do pyesë shumëkush? Ai është gjithçka ka tranzicioni shqiptar, por në kuadrin e betejës së tanishme, ai është fituesi. Në Shqipëri, kjo ka rëndësi.

Polonia kërkon sanksione për 2 milionë anëtarë të partisë së Putinit

Postuar në 05 Prill, 2022 12:03

Polonia ka një qasje alternative në raport me Rusinë dhe sanksionet si ndëshkim për ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë. Autoritetet polake po kërkojnë nga Bashkimi Evropian të vendosë sanksione kundër të gjithë anëtarëve të partisë Rusia e Bashkuar.

Kryeministri polka, Mateusz Morawiecki, kërkoi të hënën sanksione specifikisht për partinë e presidentit Putin dhe gjithë anëtarëve të saj.

Holanda dhe Spanja sfidojnë BE-në me një reformë të re fiskale

Postuar në 05 Prill, 2022 11:32

Edhe pse kanë qenë shpesh në skaje të kundërta për një sërë çështjesh, Holanda dhe Spanja janë bërë bashkë për të kërkuar rishikim të rregullave fiskale të BE-së. Të dy vendet kërkojnë konsensus në të gjithë BE-në lidhur me debatin e "Veriut kursimtar kundrejt Jugut luksoz".

"Mos shtrembëroni historinë, Ukraina nuk i afrohet Holokaustit"

Postuar në 05 Prill, 2022 10:28

"Pamjet që vijnë nga Bucha janë të tmerrshme, janë krime lufte, por krahasimi me Shoah-un nuk ka vend. Ukraina nuk i afrohet një Holokausti dhe shpresoj që të mos i afrohet kurrë.”

Drejtori i Qendrës Wiesenthal në Jerusalem, Efraim Zuroff, komenton denoncimin e kryetarit të Parlamentit të Kievit, Ruslan Stefanchuk, i cili e cilësoi "holokaust i mijëvjeçarit të ri" tragjedinë e Bucha-s.

Yad Vashem, Muzeu i Holokaustit në Jerusalem, përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për t'u përmbajtur nga "abuzimi dhe shtrembërimi i Holokaustit".

Metaverse si propaganda komuniste

Postuar në 05 Prill, 2022 09:46

Phil Libin, themelues i aplikacionit Evernote dhe aktualisht CEO i kompanisë së videokonferencave Mmhmm, thotë se vizioni i Facebook - tani i njohur si Meta për metaversin -  i kujton atij propagandën komuniste: premtime boshe për një të ardhme ideale, me fjalë të tjera që nuk do të realizohen kurrë.

Miti i rremë i 50-vjeçareve "të ftohta"

Postuar në 04 Prill, 2022 19:02

Seksi është jetik për gratë e moshës së mesme -  emocionalisht, fizikisht dhe kulturalisht. Lorraine Candy, autore dhe bashkëprezantuese e podcast-it “Postcards from Midlife”, shpjegon në “The Guardian” si ka ndryshuar qasja e femrave në moshë në raport me seksin.

CoVid-19, Kina vendos në karantinë 26 milionë banorë

Postuar në 04 Prill, 2022 15:57

Në disa zona të Kinës, Covid-19 është rikthyer pothuajse në nivelet e fillimit të pandemisë. Shangai hyri në karantinë sërish më 28 mars, për shkak të rritjes së infeksioneve. Një udhëzim i dytë i autoriteteve shëndetësore kufizoi daljet nga shtëpia të banorëve të Shangait, pasi u raportuan 8 581 raste të reja asimptomatike dhe 425 të tjerë me simptoma.  

Formula fituese e ninullës së korrupsionit

Postuar në 04 Prill, 2022 15:02

 

Aleksander Vuçiç ka fituar mandatin e katërt në Serbi. Pusheti i tij nuk është i pasfidueshëm, por aktualisht ngjan i pakonkurueshëm.

Viktor Orban ka fituar sërish në Hungari. Ose doli parti e parë me një diferencë të vogël në ulje nga mandati paraardhës.

Lukashenko qëndron në Bjellorusi, Edi Rama në Shqipëri dhe në Poloni zhvillohet një ferment politik që nuk ka të bëjë shumë me standardet demokratike të BE-së.

Maxhoranca nis konsultimet për presidentin e ri

Postuar në 04 Prill, 2022 13:09

Tre të mandatuarit për identifikimin e kandidaturave për kreun e ri të shtetit janë takuar sot në selinë e Kuvendit. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe deputetët Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali zhvilluan sot takimin e radhës, i pari që prej nisjes 28 marsit, kur maxhoranca njoftoi sot nisjen e përgatitjeve për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS