Demokracia në kohëra lufte

Postuar në 31 Mars, 2022 10:16

 

Lufta e Putinit, shtypja e disidencës dhe heroizmi ukrainas kanë një efekt të dobishëm në Perëndim. Një aleancë më e fortë atlantike, një Evropë më kohezive, vlera të mbrojtura dhe të larta të demokracisë dhe lirisë.

Perspektiva e një çrregullimi monetar global

Postuar në 30 Mars, 2022 19:12

 

Në fund të janarit, Rusia kishte rezerva valutore me vlerë 469 miliardë dollarë. Ky akumulim lindi nga maturia që imponoi kriza e vitit 1998 dhe, siç shpresonte Vladimir Putin, njëkohësisht edhe një garanci për pavarësinë financiare. Por, kur filloi "operacioni special ushtarak" në Ukrainë, Putin u gjet para faktit se më shumë se gjysma e rezervave të tij valutore kishin ngrirë. Monedhat e armiqve të tij pushuan së qeni para të përdorshme. Kjo nuk ka rëndësi vetëm për Rusinë. Një demonetizim i shënjestruar i monedhave më të përdorura globalisht ka implikime të mëdha.

Komisarë nga Perëndimi/Harrohet "kasapi Putin", flitet për takim me Biden

Postuar në 30 Mars, 2022 15:45

Vendimi i Rusisë për të kufizuar veprimet në Kiev dhe Chernihiv është parë gjerësisht si një lëvizje që konfirmon se Kremlini ka rishikuar objektivat e vet në Ukrainë. Kjo për arsye se në Perëndim ka një bindje të përhapur se Rusia dhe ushtria e saj nuk mund të shkojnë përtej pikës së tanishme dhe se çdo operacion sulmi ka ngecur. Në një intervistë për “Kathimerini”, ish-kreu i ushtrisë amerikane në Europë, general lejtnanti, Ben Hodges thotë se ushtria ruse ka arritur tashmë kulmin e përparimit të vet të mundshëm në Ukrainë.

Pandemia, minierë ari për Biontech

Postuar në 30 Mars, 2022 15:26

Nëse për botën ishte fatkeqësi, për kompanitë farmaceutike, pandemia ishte një minierë ari. Vetëm gjatë vitit 2021, Biontech raportoi fitim neto në vlerën  10.3 miliardë euro.

Kompania me bazë në Mainz, Gjermani, thotë se pjesa më e madhe e këtij fitimi është akumuluar falë Comirnaty, vaksina anti-Covid për moshat mbi 5 vjeç. Gjatë vitit të kaluar, Biontech dorëzoi 2.6 miliardë doza të kësaj vaksine.

Vietnami prodhon në SHBA, VinFast hyn në garën e makinave elektrike

Postuar në 30 Mars, 2022 11:26

Prodhuesi vietnamez i makinave, VinFast, ka nënshkruar një marrëveshje paraprake për të investuar fillimisht 2 miliardë dollarë për të ndërtuar një fabrikë në Karolinën e Veriut për të prodhuar autobusë elektrikë, automjete sportive (SUV) së bashku me bateritë për EV.

Rusia lëshon pe: Sistem i ri pagese për vendet mike që blejnë gaz

Postuar në 30 Mars, 2022 10:10

Ekspertët rusë po shikojnë mundësinë e një mënyre për gazin rus. Përjashtimi do të bëhet vetëm për vende që Rusia i konsideron të papërfshira në çështjen e Ukrainës. Nevoja lind pasi thuhet se sanksionet e vendosura nga Perëndimi u pasuan nga kërkesa e Rusisë për të marrë pagesën për eksportin e gazit në Evropë në rubla.

"Kundër Amazon, kundër Macron-it"

Postuar në 30 Mars, 2022 08:16

Aktivistët e mbledhur mbi një urë në Paris një mëngjes marsi me diell kanë dy armiq: gjigantin e teknologjisë amerikane Amazon dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

"Jemi këtu për të denoncuar zgjerimin ultra të shpejtë të Amazon në Francë dhe përgjegjësinë e Emmanuel Macron," citohet nga Politico Etienne Coubard, përgjegjës për fushatën në OJQ-në mjedisore Friends of the Earth.

Shtëpia e Bardhë lë të hapur mundësinë e një takimi Biden-Putin

Postuar në 30 Mars, 2022 07:58

SHBA-të e shohin si hap pozitiv takimin e djeshëm mes palës ukrainase dhe asaj ruse në Stamboll. Një reduktim i mëtejshëm i përshkallëzimit të situatës mes dy vendeve do t’i hapte rrugën një takimi Putin Biden. Lajmin e bën të ditur drejtoresha e komunikimit e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield, të cilësi i referohet agjencia TASS.

Nga aspirina, te herbicidet/ Një arsye miliarda dollarëshe për të shkarkuar CEO-n e Bayer

Postuar në 29 Mars, 2022 17:34

Blerja e Monstantos katër vjet më parë duket se do t’i kushtojë shtrenjtë CEO-së së gjigantit të farmaceutikës, Bayer. Reuters shkruan se ditët e Werner Baumann-it në krye të Bayer janë të numëruara. Nën mbikëqyrjen e tij, grupi me kapital 61 miliardë euro u ka dhënë aksionerëve fitime prej minus 25%.

Moska, optimiste për negociatat në Stamboll: Kufizohen veprimet ushtarake rreth Kievit dhe Chernihiv

Postuar në 29 Mars, 2022 15:26

Moska dhe Kievi zhvilluan sot një tjetër raund bisedimesh në Stamboll. Në përfundim të takimit ndërmjet delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës, Vladimir Medinsky, ndihmës i presidentit rus, tha se bisedimet ishin konstruktive. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS