Bizneset ruse nisën të “mbijnë” në Serbi pas 24 shkurtit
Që prej nisjes së ndërhyrjes ushtarake të Moskës në Ukrainë, në Serbi janë zhvendosur një numër i madh kompanish ruse. Sipas portalit N1, të cilit i referohet Euroactiv, që nga 24 shkurti, gjithsej 288 persona juridikë dhe fizikë nga Rusia kanë hapur kompani në Serbi. Gjashtë të tjerë janë pronarë biznesi ukrainas.
Pse nuk po e merr dot në dorëzim bazën e Sarandës grupi "Kastrati"?
Ish-drejtuesi i Flotës, Artur Meçollari, në një postim në rrjetet sociale thotë se pavarësisht tentativës së tretë që nga gushti i 2020-s, Baza Detare e Sarandës nuk është dorëzuar te dy kompanitë që kanë përfituar kontratën e qirasë 1 euro për 20 vjet të sipërfaqes prej 265 mijë m² ku ajo përfshihet. Në bazë të kontratës së lidhur mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe dy kompanive, e gjithë zona duhej t’u kalohej këtyre dy të fundit në 16 gushtin e 2020-s.
Pse nuk u dorëzua dot Baza Detare e Sarandës në datën 29 mars 2022?
Borrell: Po i japim Moskës 30-fish më shumë se Ukrainës
Pavarësisht se e ka dënuar ndërhyrjen ushtarake ruse në Ukrainë dhe i ka vendosur sanksione Rusisë, Perëndimi vijon të mbështesë financiarisht më shumë Moskën sesa Kievin. BE-ja i ka dhënë 35 miliardë euro Vladimir Putinit për furnizime me energji që nga fillimi i luftës së tij dhe 1 miliardë euro për të financuar mbrojtjen e Ukrainës, tha kryediplomati i BE-së, Joseph Borrell.
Hije recesioni mbi ekonominë amerikane
Deutche Bank paralajmëron krizë recesioni në SHBA, në fund të këtij viti. Shkak për këtë do të bëhet “lufta” e Rezervës Federale kundër inflacionit.
Ky paralajmërim -- i pari nga një bankë e madhe -- pasqyron shqetësimin në rritje se FED do të godasë ekonominë aq fort sa do t'i japë fund pa dashje rimëkëmbjes që filloi vetëm dy vjet më parë.
Mea culpa e Europës: U treguam leshko para Rusisë
Situata e krijuar në Ukrainë pas 24 shkurtit ka nxitur rivlerësimin e më shumë se një dekade përpjekje franceze dhe gjermane për t'u angazhuar me Putin, forcat e të cilit tani akuzohen për kryerjen e krimeve të tmerrshme të luftës në Ukrainë. France 24 analizon në këtë pikë mesazhin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vetëm disa orë pasi u zbulua përmasa e tragjedisë së Bucha-s
Tri pasojat pozitive të luftës në Ukrainë
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, rendit tre pasojat pozitive që ka sjellë ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë. Në një intervistë për Die Welt, botuar të martën, ai u shpreh se operacioni special, siç e quan Rusia, ka sjellë si pasojë 'zgjimin' e BE-së, 'ringjalljen' e NATO-s dhe kohezionin e kombit ukrainas.
Lavrov: Histeria e Perëndimit për krime lufte po dëmton negociatat
Lavrov: Perëndimi po prish negociatat me histerinë e krimeve të luftës
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi të martën Perëndimin se po përpiqet të prishë negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës duke nxitur "histerinë" mbi krimet e dyshuara të luftës nga forcat e Moskës.
Kievi dhe Perëndimi thonë se ka prova se Rusia ka kryer krime lufte në qytetin ukrainas, Bucha. Moska i mohon akuzat dhe i ka quajtur akuzat një "falsifikim monstruoz".
Gratë e Pikasos dhe njollat e Me Too mbi artin e tij
Kishte dy gra dhe dashnore pa fund -- me një tendencë për t'i braktisur gratë kur ato sëmureshin, një oreks të pangopur për prostitutat dhe disa diferenca moshe që ngrinin jo pak vetulla (gruaja e tij e dytë ishte 27 vjeç kur u martua me të ndërsa ai ishte 79 vjeçe).
Disa nga thëniet që i atribuohen atij ndoshta do të digjnin sot severat e Tuiterit ("Për mua ekzistojnë vetëm dy lloje grash: perëndesha dhe rrogoza ku mund të fshish këmbët").
Greqia lan duart me FMN dy vjet para afatit
Greqia ka shlyer përfundimisht borxhin ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, në të cilin hyri gjatë krizës së euros që shpërtheu në vitin 2010 dhe rrezikoi ta nxjerrë Athinën nga eurozona. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis deklaroi sot se e gjithë kredia është shlyer dy vjet më herët se afati i planifikuar fillimisht. “Është fundi i një epoke, i një kapitulli gri në historinë e vendit”, shkroi Mitsotakis në Twitter.
Gjoba dy aeroporteve belge për matjen e temperaturës së udhëtarëve
Autoriteti Belg për Mbrojtjen e të Dhënave (DPA) ka gjobitur me 300 mijë euro në total dy aeroportet e Brukselit për përdorimin e kamerave termike për të matur temperaturën e trupit të udhëtarëve gjatë pandemisë Covid-19.
Gjatë pikut të Covid-19, aeroportet “Zaventem” dhe “Charleroi” përdorën kamera termike për të kontrolluar nëse njerëzit kishin temperaturë mbi normalen.