Rusët nisin zhvendosjen nga Youtube

Postuar në 10 Prill, 2022 10:19

Në Rusi po përgatiten për shkëputjen nga Yutube. Zhvilluesit e softuerit Juice Development kanë nisur shërbimin për transferimin e kanaleve nga YouTube në rrjetin social rus VKontakte.

"Ne kemi zhvilluar një shërbim ku blogerët mund të kopjojnë me lehtësi kanalet e tyre në YouTube në platformën VKontakte. Mjaftojnë disa hapa të thjeshtë dhe shërbimi do të vendosë të gjitha videot e nevojshme në komunitetin VKontakte ose në faqen personale", citon TASS zhvilluesit e programeve.

E çuditshme/Socialist që ka turp nga diçka

Postuar në 09 Prill, 2022 23:13

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e partisë, kryeministri i vendit Edi Rama, ndër të tjera tha:

Identifikohen gjurmë mikroplastike në gjakun e njeriut. Burim kryesor: Shishet

Postuar në 09 Prill, 2022 17:58

Mikroplastika arrin deri në gjakun e njeriut. Shqetësimi i ngritur prej kohësh, për depërtimin kapilar të mikroplastikës duket se vërtetohet tashmë, pas një studimi të universitetit “Vrije” të Amsterdamit që ka shqyrtuar gjakun e 22 vullnetarëve përmes një teknike të re. Në 77% të rasteve të marra në shqyrtim, u identifikuan gjurmë mikroplastike me një përqendrim prej 1.6 µg/ml.

Kina pa dorashka diplomatike: Mos e kruani me Rusinë

Postuar në 09 Prill, 2022 15:32

"Bëni kujdes. Nëse doni një Rusi të rrezikshme, dijeni se mund të jetë shumë e rrezikshme”. Nuk duket aspak si gjuha e një diplomati, e megjithatë është. Fraza është shkëputur nga biseda në Moskë mes ambasadorit kinez në Rusi, Zhang Hanhui, dhe kolegut të tij italian, Giorgio Starace. Hanhui e ka pritur në ambasadë homologun italian dhe gjatë bisedës është shmangur pak nga gjuha e latuar diplomatike.

"Lufta ndryshoi paradigmën, por ky nuk është fundi i globalizmit"

Postuar në 09 Prill, 2022 10:43

Spekulimet për vdekjen e globalizimit janë shumë të ekzagjeruara, thotë Pascal Lamy, ish-këshilltar i ministrit të francez të Financave dhe shefit të Komisionit Evropian Zhak Delors dhe ish-kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

Lamy, i cili ka qenë për disa kohë edhe komisioner i tregtisë i Bashkimit Evropian, argumenton se goditjet nga pandemia dhe pushtimi rus i Ukrainës nuk sinjalizojnë një ndryshim paradigme, por thjesht kanë "rivlerësuar" rreziqet e ndërlidhjeve dhe kanë ngadalësuar multi-lokalizimin e sistemeve të prodhimit.

Arrihet marrëveshja, Libani “dorëzohet” te FMN

Postuar në 09 Prill, 2022 09:12

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi se ka arritur një marrëveshje në parim me autoritetet libaneze për një plan ndihme prej tre miliardë dollarësh për katër vjet.

Lajmi u bë i ditur nga mediat e Bejrutit. Libani prej më shumë se dy vitesh ndodhet në krizën më të rëndë financiare.

Presidenti i ri mund të betohet edhe te noteri

Postuar në 09 Prill, 2022 00:47

Kryeministri hodhi një gurë në lumin e politikës për një president konsensual. Për konsultime e të tjera marifete të dala boje tashmë. Do merren me një figurë, pa emër, ose me disa emra, që e ngrenë dhe e ngrenë në qiell në nivelin e një profeti, por që në fakt është asgjë më shumë sesa thiatroja e radhës.

Kina teston vendstrehimet bërthamore

Postuar në 08 Prill, 2022 19:51

Kina po vë në provë bunkerët bërthamorë. Një strukturë e re kërkimore simulon sulme me armë që shkatërrojnë bunkerët, për të kuptuar më shumë për mënyrën si dëmtohen objektet e mbrojtjes, madje edhe ato të ndërtuara në thellësi ekstreme.

Në të kaluarën, vendstrehimet nëntokësore vlerësoheshin si rezistente ndaj sulmeve bërthamore, por testet kineze tregojnë se një tunel më shumë se 2 km (1.24 milje) nën sipërfaqe mund të shkatërrohet.

Testi jo aq i lehtë i presidentit të elitave përballë francezëve të provincës

Postuar në 08 Prill, 2022 19:28

 

Pak më shumë se një javë nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, sondazhet japin një tjetër panoramë nga ajo e fillimit të fushatës në Francë. Emmanuel Macron ka humbur katër pikë dhe rivalja e tij më e fortë, Marine Le Pen ka fituar tetë, sipas institutit IFOP. Edhe pse nuk dihet nëse pallati "Elize" po e dramatizon situatën për të mobilizuar votuesit apo frika është vërtet reale, megjithatë e sigurt është se Macron nuk do të ketë plebishitin e pesë viteve më parë, kur mundi Le Pen 66 me 34.

Sheshel njofton tërheqjen nga politika

Postuar në 08 Prill, 2022 16:56

Jam në gjendje vërtet të keqe tani. Në zgjedhjet e reja partia ndoshta do të drejtohet nga një president i ri. Nuk ndihem mirë dhe jam refuzuar dy herë nga populli serb në zgjedhje dhe e kuptova se ishte koha për t’u tërhequr

Pages

Subscribe to ResPublica RSS