Zuckerberg pushon 11 000 njerëz
Meta, poseduese e Facebook ka njoftuar se do të pushojë nga puna 11 mijë njerëz, që përbën 13% të forcës së vet punëtore. Sipas kreut administrativ, Mark Zuckerberg, vendimi ndikon në laboratorët e kërkimit që kanë të bëjnë me aplikacionet dhe Instagramin.
E di që kjo është e vështirë për të gjithë dhe më vjen veçanërisht keq për ata që preken
ka thënë Zuckerberg.
Vendimi njoftohet pak pasi pronari i ri i Tëitter, Elon Musk, shkurtoi gati gjysmën e stafit. Zuckerberg ka pranuar se gaboi në parashikimin e bërë se e-commerce do të fuqizohej gjatë pandemisë.
E kisha gabim dhe marr përgjegjësi për këtë
është shprehur kreu i Meta-s.
Add new comment