Media greke publikon listë me 30 emra të zyrtarëve të përgjuar

Skandali i pëgjimeve në Greqi është përshkallëzuar drejt një prag krize të madhe politike. Media greke “Documento” raporton se nën përgjim duket të kenë qenë 33 persona, telefoni i të cilëve është prekur nga malware “Predator”. Në listën e personave që janë prekur hyjnë ministri I Financave, i Jashtëm, dy ish-ministra të Mbrojtjes Civile, ministri i Zhvillimit, ministri i Punës dhe i Turizmit, krahas bashkëshorteve të tyre.
Ky raportim është dërrmues në narrativë por pa asnjë evidencë
është shprehur zëdhënësi i qeverisë, Giannis Oikonomou.
Ai ka bërë thirrje që një pretendim i tillë të hetohet imtësisht ndërkohë që një zyrtar pranë ministrit të Jashtëm është shprehur se:
është e paimagjinueshme dhe e rrezikshme të sugjerosh që kryeministri përgjon ministrin e Jashtëm
Pretendimet se janë përgjuar edhe ministra aktualë u ngritën një javë më parë edhe nga gazeta e njohur “Ta Nea”, sipas së cilës bëhet fjalë për persona që nuk kanë një marrëdhëie të mirë me bashkëpunëtorët e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.
Comments
Veshtire te besohet
Nuk ka asnje mundesi. Vetem shpifje te uleta karshi nje ndershmerie klasike. Greqia dhe funksionaret e saj punojne gjithmone ne unison me bashkimin evropian, nen ligjin e se drejtes evropiane, konform te gjitha konventave nderkombetare
Add new comment