Trupa shqiptare me mision në Bullgari

Postuar në 08 Nëntor, 2022 18:50

Qeveria shqiptare ka vendosur dërgimin e një kontigjenti prej 30 vetësh në misionin e NATO-s në Bullgari, në kuadër të operacionit të vigjilencës së përforcuar.

Kohëzgjatja e këtij misioni është 3 vjet, me sistem rotacioni. Periudha e rotacionit, për çdo togë, është 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditë, së cilës i shtohen edhe ditët e qëndrimit për ndërrimin me togën e radhës. Ministria e Mbrojtjes, për ushtarakët pjesëmarrës në këtë operacion, përballon shpenzimet, për:a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 6  000 (gjashtë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore

thuhet në vendim.

Trupat shqiptare që duket e bëjnë pjesë në kuadër të msave për sigurinë ndaj kërcënimeve të Rusisë dhe do të stacionohen në Novoselo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.