Pesha e rëndë e privilegjit të Perëndimit

Postuar në 02 Nëntor, 2022 10:48

 

Në historinë e Perëndimit ekzistojnë mizori të panumërta, që janë kryer kundër të tjerëve, por edhe kundër vetes. Por mizoritë, nuk janë vetëm tipar i Perëndimit. Gjithkund në botë ndeshen mizori, qoftë kur bëhet fjalë për Kinën, Indinë e Afrikën para periudhës kolonizuese, qoftë për aztekët. Historia e njerëzimit, nuk është historia e luftës së klasave; është historia e mizorive, por jo vetëm.

660 vjet burg për Mafien e fondeve të BE-së në Siçili

Postuar në 01 Nëntor, 2022 19:59

Një gjyq në Siçili ka sjellë në vëmendje atë që prokurori Maurizio De Lucia, e ka quajtur një Mafia e Re. 101 persona janë dënuar me 660 vjet burg në Siçili, si pjesë e klaneve të Nebrodit nën akuzën e mashtrimit, deklaratave të rreme, zhvatje, krijim të kompanive dhe fitimeve të rreme dhe trafikut të drogës. Çështja ka marrë trajtim edhe nga mediat e njohura jashtë Italisë. 

Për herë të parë gjyqi ekspozoi një sistem mashtrimesh që thithën të paktën 5 milionë euro të BE-së për bujqësinë

shkruan “Politico”. 

Partia, ose Kom(b)Uniteti

Postuar në 01 Nëntor, 2022 19:27

Kryeministri Edi Rama ka nisur së fundmi të marrë pjesë, apo të promovojë një nismë të quajtur “Krenaritë e Komunitetit”. Aty shpërndahen tituj a medalje, fleta lavdërimi nëse duam, pra stimuj simbolikë përkujtese për njerëz që vlerësohen se kanë dhënë kontribute në fushën e profesionit apo në qytetet ku banojnë. 

Tani, për ta parë me korrektesë këtë që po ndodh puna e do që të shihet nëse përlavdërimi qeveritar po begenis edhe ata që nuk kanë rreshtim publik me partinë në pushtet apo jo. 

Matrioshka e BE-së. Pse po flitet tashmë për Magjarofobi?

Postuar në 01 Nëntor, 2022 15:12

Ka diçka në ajër në Bruksel që më bën të ndihem veçanërisht hungarez

Mësime të hidhura realizmi për Kosovën

Postuar në 01 Nëntor, 2022 11:40

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price ka deklaruar se “komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Prishtinës që të shtyjë vendimin për regjistrimin e makinave”.

Besimi me Rusinë është thyer. Ka për të qenë një problem kryesisht europian

Postuar në 31 Tetor, 2022 16:01

Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joshka Fisher është shprehur në një intervistë për “Kathimerini” se marrëdhënia e Perëndimit, Europës me Rusinë është cenuar rëndë me krizën në Ukrainë. Ndonëse ka folur se ideja e negociatave po përvijohet tashmë, Fisher thotë se bota po hyn në një luftë të Ftohtë të dytë. 

Demagogjia dy lekëshe e Zdromsit: Mbron Kullat me nevojat e strehimit

Postuar në 31 Tetor, 2022 01:59

Projektojmë së bashku”, aktiviteti ku janë mbledhur arkitektë, urbanistë e të rinj për të dëgjuar leksionet elektorale të Zdromsit që punon si kryetar bashkie në Tiranë. Zdromsi ka menduar të ballafaqohet me temën më diskredituese për të në fushatë: kullëzimin e Tiranës prej dikujt që edhe e përdorin, por edhe deklaroi moratorium ndërtimesh.

Por siç dihet, demagogjia e tij, ndonëse deri diku efikase pse sintonohet me logon e partisë në pushtet, është bajate deri në neveri. Ndër të tjera Zdromsi tha: 

Turqi, leksione universitare në Starverse

Postuar në 30 Tetor, 2022 20:12

Yildiz Technical Unkversity në Turqi është bërë universiteti i parë që ofron leksionet në realitet virtual. Starverse është platforma e zhvilluar nga pjesëtarë te fakuktetit dhe studentët, përmes së cilës lekskonet ndiqen prej nga çdo destinacion përmes avatarëve. 

Leksionin e parë e ka dhënë rektori Tamer Yilmaz titulli i të cilit ishte “Inovacioni dhe Sipërmarrja”. 

Ta mbështesim kryemimistrin nëse kallëzon penalisht mediat që përpiqen ta korruptojnë

Postuar në 30 Tetor, 2022 15:57

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në tuiter se disa media kombëtare janë përpjekur ta korruptojnë. Dhe se në refuzim total, këto po përpiqen të dizinformojnë me lajme të ndryshme mbi policinë. 

Ne duhet ta besojmë kryeministrin sepse siç e dimë nuk ka bir kurve të thotë se ai i ka marrë lekë dikujt. Dhe meqenëse nuk kemi ku t’i gjejmë këta lloj bij të shqipes me të cilët z. Rama ndan të ardhmen, por jo paratë, dorëzohemi, e besojmë. Ai është qelibar. Nuk themi se i ka duart akullore se sa herë dalin foto me thonjtë krromë që nuk i pastron kurrë. Por moralisht është oshënar.

Stoltenberg: Prania e SHBA dhe Kanadasë në Europë, shumë e rëndësishme

Postuar në 29 Tetor, 2022 15:54

Ndërkohë që Franca po luan me vizionin e autonomisë straegjike të Europës, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se prania e SHBA dhe e Kandasë në kontinent, është domethënës pë lidhjen atlantike.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS