Palaçollëku si fushatë elektorale

Postuar në 19 Prill, 2023 13:24

Veliaj ironizon. Veliaj në traktor. Përpara, nuk ka më kthim mbrapa. Ata gënjejnë, atë kështu e ata ashtu.

Në këtë formë kritike po përcillet e ashtuquajtur fushatë elektorale e kryebashkiakut të Tiranës. Punët janë të ndara: mediat e pushtetit bëjnë detyrën e tyre, tallin, ironizojnë dhe baltosin kundërshtarët e kryebashkiakut, ndërkohë që ky vetë sa vjen dhe degradon në gjuhën politike, duke e thjeshtuar deri në banalitet. Parimi udhëheqës këtu është: dua votat e budallenjeve që janë shumica.

Kompasi i sfidave të NATO-s: Kina, armët bërthamore, Inteligjenca Artificale

Postuar në 19 Prill, 2023 00:18

Konferenca e 18-të e Kontrollit të Armëve, Çarmatimit dhe Mospërhapjes së Armëve të Shkatërrimit në Masë ka vënë në dukje se për Perëndimin, NATO-n, Kina përfaqëson rrezikun kryesor. Me rrezik apo kërcënim nënkuptohet vlerësimi që bën ShBA, e që me fjalët e Zëvendës Sekretarit të Shtetit, Wendy Sherman, se Kina është i vetmi vend që ka kapacitetin për të ndryshuar rendin aktual ndërkombëtar dhe rregullat e tij. 

Dhe këtë synon Xi

ka shtuar ajo. 

G7: Asetet ruse ngrijnë derisa të mbarojë lufta dhe pasi Rusia të paguajë për dëmet

Postuar në 18 Prill, 2023 15:21

Asetet e Rusisë që janë aktualisht nën juridiksionin e vendeve të G7 do të qëndrojnë të ngrira deri në zgjidhjen e konflikttit ukrainas. Njoftimi është bërë zyrtar nga ministrat e vendeve të G7 pas një takimi në Karuizawa të Japonisë:

Ne jemi të vendosur, në përputhje me sistemet respektive legjislative, që asetet sovrane të Rusisë nën juridiksionin tonë të mbeten të ngrira der isa të zgjidhet konflikti në Ukrainë. Çdo zgjidhje duhet të sigurojë që Rusia të paguajë për dëmet që ka shkaktuar

Miti i shqiponjës dykrenore si flamur zyrtar i Bizantit

Postuar në 18 Prill, 2023 11:38

 

Gati për përdorim, por as në Google nuk e kuptojnë plotësisht Inteligjencën Artificiale

Postuar në 17 Prill, 2023 19:37

Drejtori Ekzekutiv i "Google" dhe "Alphabet", Sundar Pichaji, ka folur gjerësisht për atë që është aktualiteti kryesor i së ardhmes së afërt: Inteligjencën Artificiale. Në një intervistë për CBS News, Pichai ka folur për zhvillimet në këtë fushë dhe ka pranuar se përparimi i arritur është shumë më i shpejtë nga sa parashikohej.

Rastet "Zeneli&Beci"/Vetting me një revokim vize nga SHBA

Postuar në 17 Prill, 2023 16:57

Në morinë e dokumentacionit të hakeruar ndaj Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar - i cili ka vazhduar edhe sot me rreth 10GB material - figuron edhe një korrespondencë e dy subjekteve të rivlerësimit, ish-gjyqtarit Artan Zeneli dhe ish-prokurorit Eugen Beci. Për të dy subjektet fuguron komunikimi për revokimin e vizës amerikane çka shënon një moment penaliteti në dritën e procesit të vettingut dhe mënyrës sesi elementë të tillë interferuan në karrierën e njërit apo tjetrit.

Të dekonstruktojmë skenarin FreudPorn!

Postuar në 17 Prill, 2023 15:14

 

Mufkat me stemë Republike të Serbisë

Postuar në 17 Prill, 2023 14:36

Beogradi zyrtar duket se ka nisur të përsërisë veten në lëvizjet diplomatike që lidhen me Kosobë. Agjencia serbe e lajmeve, Tanjug, njofton se gjatë një takimi mes presidentit Aleksander Vuçiç dhe përfaqësuesve të serbëve të kosovës në Rashë, është rënë dakord për zbatimin e masave për mbrojtjen e të drejtave të serbëve dhe popullsive të tjera jo-shqiptare në Kosovë si dhe interesave jetike në territorin e Provincës Autonome të Kosovës.

Jehona e "autonomisë strategjike" të Macron. Galuzin: Janë kushtet për një qendër pushteti Rusi-Europë

Postuar në 17 Prill, 2023 12:39

Deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron për autonominë strategjike nga SHBA, janë mbajtur shënim në Moskë. Zv.ministri i Jashtëm rus, Mikhail Galuzin është shpreur në një konferencë me akademikë me titullin: “Ukraina mes Rusisë dhe Perëndimit" se aktualisht janë rrethanat për krijimin e një qendre pushteti në kontinentin europian.

Pekini në qendër të vëmendjes. Presideni brazilian: ShBA duhet të nisë të flasë për paqen

Postuar në 17 Prill, 2023 01:37

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka bërë thirrje që ShBA të heqë dorë nga inkurajimi i luftës në Ukrainë dhe të nisë të flasë për paqen. Duke folur në Pekin, da Silva ka shprehur propozimin e tij për krijimin e një grupi vendesh që “mendojnë njësoj”. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS