Cavushoglu: Stabiliteti global, nën kërcënim. Bota turke, qendër e gjeopolitikës
Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavushoglu ka deklaruar gjatë një fjale të mbajtur në Takimin e Jashtëzakonshëm të Organizatës së Shteteve Turke se stabiliteti global është nën kërcënim.
Sot ne do të konsiderojmë këto zhvillime dhe vlerësojmë hapat që do të hedhim së bashku
ka thënë ai.
Arrestohen tre persona për atentatin në urën e Krimesë
Gjykata e distriktit Basmanny në Moskë ka arrestruar tre persona të dyshuar për sulmin në urën e Krimesë.
Alexander Bylin, Oleg Antipov dhe Dmitry Tyazhelykh, janë personat e ndaluar si pjesë e një hetimi të nisur nga autoritetet ruse.
Goditja e urës së Krimesë ndodhi në mëngjesin e 8 tetorit, teksa një kamion shpërtheu duke shkaktuar katër të vrarë dhe disa të plagosur. Një komitet hetimor i ngritur rreth kësaj çështjeje, ka deklaruar se në atentat janë përfshirë 12 persona.
BE nuk do pranojë një satelit të Turqisë në Adriatik. SHBA po kërkon zëvendësuesin e Ramës
Stavros Tzimas i gazetës greke “Kathimerini” ka publikuar sot një opinion mbi atë që e quan “vallëzimi i çuditshëm i Edi Ramës me Erdoganin”. Shkak është fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë në KiE gjatë të cilit ka rënë në sy mbrojtja që z. Rama i ka bërë presidentit turk. Asgjë nuk e ka pishur humorin e të pranishmëve lidhur me raportin e Dick Martyt, sipas Tzimas ka qenë avokatia e Edi Ramës për Erdogan që ka çuar në refuzimin e darkës së punës të thirrur prej tij.
Varr para shtëpisë së burrit që donte?!
Në qytetin veriperëndimor turk të Bursës është ndërtuar një varr përballë një shtëpie, akt ky që ka provokuar reagime.
Varri raportohet se i përket një vajze që ishte e dashuruar me burrin që jeton në atë shtëpi, një fabul kjo që ka shtuar kuriozitetin e njerëzve.
Çështja erdhi në vëmendje pas një person ngarkoi videon e varrit në mediat sociale, video e cila është parë me miliona herë. Mbi këtë legjendë dashurie ka shumë reagime.
Saliu gënjen dhe prapë është. Luli është...po qe se do Saliu
Sali Berisha i gënjeu prapë. Gënjeu demokratët e të gjitha llojeve, gjinive, sekseve, krahinave, pasi ide vështirë të gjesh aty. I gënjeu sepse nuk bëri protesta siç tha. Kështu ankohen nëpër media. Zhgarravisin lloj-lloj ankesash.
E vërtetë. Besohet. Pyetja është: sa herë do gënjehen këta intelektualë dhe njerëz të zgjedhur për të kuptuar që nuk janë për këtë punë? Një herë, dy herë, 10 herë, gjithë jetën? Duhet ta sqarojnë njëherë e mirë që ta dijë edhe njerëzia që te PD ka një Sali dhe një kope tuhafësh të cilëve ai u ka gjetur festen.
Hapet hetimi për blerjet e vaksinave anti-CoVid-19 nga institucionet e BE-së
Prokurori Publik Europian ka hapur hetim mbi blerjet nga institucionet e Bashkimit Europian të vaksinave kundër CoVid-19, një procedurë që ka në qendër Ursula von der Leyen, e përfolur gjatë se ka kryer marrëveshje personale me kreun e Pfizer.
Të hapur për marrëveshje me Ukrainën. Lukashenko: Paqja, në një javë; çdo gjë varet nga SHBA dhe Britania
Lukashenko i Bjellorusisë foli për një javë për ta mbyllur luftën në Ukrainë, por sipas tij kjo varet nga dy furnizuesit e Kievit, SHBA dhe Britania e Madhe.
Nëse nesër ju kuptoni se duhet të ulemi dhe të negociojmë për të gjetur një zgjidhje, më besoni, e gjejmë për një javë
është shprehur Lukashenko në një intervistë për NBC.
ZDROMSIN nuk e duan as në PS, Bushati: Duhen provuar njerëz të rinj. Mund të shërbehet më mirë
Në një intervistë të dhënë ditë më parë në Report Tv, aktualisht e pamundur të gjendet në faqen e këtij teelvizioni, ish-deputeti i Partisë Socialiste, ish-kryetar i saj për Tiranën, Ervin Bushati, është shprehur kundër kandidimit të Erion Veliaj për Bashkinë e Kryeqytetit.
Fatmir Limaj: Raporti i Dick Marty u përgatit në Serbi
Në një intervistë dje për emsionin e Çim Pekës në syri.net një ndër drejtuesit kryesorë të UÇK-së, Fatmir Limaj, ka deklaruar se raporti i Dick Martyt është përgatitur nga Serbia.
Deklarata përgënjeshtron, ose më saktë, kundërthotë pretendimin e kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë fjalimit në KiE deklaroi se raporti ishte përgatitur në Kremlin.
Lëvdata(tradicionale) për shqipen
Në një intervistë për emisionin “Arnautistan”, gjuhëtari Xhevat Lloshi, ndër të tjera cilësoi se:
Bogdani është shembulli më i mirë i kapërcimit nga shqipja e mesjetës, te shqipja e re. Ne kemi sot këtë gjuhë shqipe të kulturuar, të zhdërvjellët, të aftë për të përkthyer shkencë, filozofi, sepse ka ndjekur trajtat e kulturës evropiane. Lëvdata më e madhe për shqipen sot është se është gjuhë e kulturës evropiane dhe kjo nis me Pjetër Bogdanin