500 euro boll janë për mua. Do ha, fle dhe do nxjerr shëtitje qenin

Postuar në 24 Tetor, 2022 16:17

Në një intervistë për gazetën “Kathimerini”, Kryepeshkopi i Athinës dhe Greqisë, Jeronimi, ka folur për nevojën e një “ri-evangjelizmi” në shekullin e konsumizmit. Ai ka folur për një dekadencë të madhe përkundrejt të cilës lind nevoja për të vepruar bashkarisht.

Për të kuptuar se deri ku ka mbërritur shoqëria në përgjithësi, Jeronimi ka treguar një histori personale.

BE-ja do të përfundojë si Bashkimi Sovjetik

Postuar në 24 Tetor, 2022 14:01

Kryeministri hungarez Victor Orban ka përshkallëzuar luftën deklarative ndaj Bashkimit Europian teksa ka njoftuar zhvillimin e një referendumi për sanksionet ndaj Rusisë, të cilat po godasin rëndë ekonominë e këtij vendi. Duke folur në një aktivitet me rastin e 66 vjetorit të revlucionit hungarez ndaj Bashkimit Sovjetik më 1956, Orban parashikoi edhe fundin e BE-së:

Sërish Xi

Postuar në 23 Tetor, 2022 18:33

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës ka rizgjedhur në detyrën e Sekretarit të Përgjithshë të saj, Xi Jinping.

Kongresi i 20-të miratoi me votim kandidaturën e Xi, një figurë tanimë emblematike e atij që quhet Modeli Kinez. Që këtej, politikani në fjalë pritet normalisht të rimarrë detyrat e kreut të shtetit si dhe të Kryetarit të Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës.

Agjencia zyrtare “Xinhua” njofton se Komiteti ka zgjedhur edhe një Byro të re Politike, e përbërë nga 24 anëtarë.

Paralajmërime për fundin e "Epokës së Artë të hebrejve në SHBA"

Postuar në 23 Tetor, 2022 18:16

Në “Jerusalem Post” është publikuar një shkrim i Adam Milstein, sipërmarrës filantropist hebre, që tematizon atë që po quhet “fundi i epokës së artë të hebrejve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

MYNIHU I PASQARUAR I EUROPËS

Postuar në 23 Tetor, 2022 17:32

Mynih – Pragu i Luftës. Është një film që fiton autoritet përmes pjesëmarrjes në të të Jeremy Irons. Skenari i shkruar nga Ben Power, merr shkas nga një novelë e Robert Harris dhe është ekranizuar nga Christian Schwochow.

1.5 miliardë euro/muaj ndihmë për Ukrainën më 2023

Postuar në 23 Tetor, 2022 15:25

Presidentja e Komisionit Europian, Ursual von der Leyen ka deklaruar se BE-ja parashikonë një ndihmë financiare 1.5 miliardë euro/muaj për Ukrainën vitin e ardhshëm. Plani ka dalë në sipërfaqe pas takimit të liderëve europianë në Bruksel.

Ukraina ka nevojë për ¾ miliardë euro në muaj për të përmbushur nevojat bazë. Ndihma e përgjithshme e BE-së për vitin vjetër do të shkojë në 18 miliardë euro. Ministrat e Financës së BE-së do të punojnë për mekanizmin e përshtatshëm

ka thënë ajo.

Kreu i Shell: Krizë që do sjellë presion mbi sistemin politik europian

Postuar në 23 Tetor, 2022 15:14

Kreu ekzekutiv i kompanisë “Shell”, Ben van Beurden ka deklaruar pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me Ktarin për pjesëmarrjen me 9.3% në projektin jugor të “Fushës Veriore” se kriza aktuale energjetike në Europë do të ketë pasoja afatgjata. Sipas tij, reduktimi domethënës i konusmit të energjisë në Europë, për shkak të humbjes së 120 milionë tonëve gaz nga Rusia ka ardhur me koston e “fikjes së industrisë”.

Sipas tij, nëse kjo ulje konsumi ka një element pozitiv për klimën, në plan afatgjatë ajo do të imponojë një “racionalizëm industrial dhe ekonomik”.

Një samit europian ku fitohet një foto nga Macron

Postuar në 22 Tetor, 2022 21:03

Samiti europian i Brukselit është interpretuar si një fitore e Macron përkundrejt kancelarit gjerman Olaf Scholz. Cicmicet e presidentit francez kanë korrur një arritje në letër, siç janë të gjitha arritjet e tij, teksa njoftohet se Franca, Spanja dhe Portugalia kanë firmosur një marrëveshje për ndërtimin e një gazsjellësi të ri i quajtur BarMar që lidh gadishullin Iberik, Francën dhe tregun europian. 

Greqi/1/3 e transaksioneve të pronës, për marrjen e një “Vize të Artë”

Postuar në 22 Tetor, 2022 09:26

Një e treta e transaksioneve të pronës në vitet e fundit në Greqi është kryer me synim marrjen e njën ”Vize të Artë”. Instituti Eteron njofton se shumë prona janë shitur me çmim deri trefish mbi vlerën e tregut me synim arritjen e kufirit minimum të investimit për marrjen e vizës, që është 250 000 euro.

Nuk mund të lejojmë që Italia të ndjekë modelin e Orban dhe Polonisë

Postuar në 22 Tetor, 2022 00:22

Kreu i Lëvizjes “5 yjet” në Itali, ish-kryeministri Giuseppe Conte, ka deklaruar gjatë një interviste për gjermanen “Spiegel”, se nëse kryeministrja e re, Giorgia Meloni, do të ndjekë ato që ai i quan “politika reaksionare”, atëherë opozita italiane do të duhet të mobilizojë të gjitha forcat. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS