Ankth për zhbërjen e një narrative të rreme

Postuar në 10 Nëntor, 2022 18:37

Në Konferencën Jubilare të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur me shqetësim për të ardhmen e atdheut të tij të dashur. Teksa tundte një libërth në dorë(version anastatik i punimeve të Kongresit), z. Rama ka shfaqur brengën e një diference të madhe mes “kolosëve” të gjuhës dhe gjuhësisë, me atë që kemi sot.

Asistencë për të mbajtur në jetë një grevist urie në Egjipt

Postuar në 10 Nëntor, 2022 17:11

Autoritetet egjiptiane kanë ndërhyrë në rrugë mjekësore për të mbajtur në jetë një aktivist që ndohet në burg, i cili është futur në grevë urie. 

Alaa Abd El-Fatah është në grevë urie që në muajin prill dhe ditën e diel ndërpreu edhe ujin.

Aktivisti në fjalë është autor librash, bloger dhe zhvillues softesh dhe është arrestuar disa herë për nxitje protestash. Rasti i tij ka ardhur në vëmendje politike ndërkombëtare. 

Në lojë besueshmëria e Bashkimit Europian

Postuar në 10 Nëntor, 2022 00:23

 

Vitin që vjen pritet vënia në punë e një sistemi të ri të teknologjisë së informacionit, të njohur si Sistemi i hyrjes/daljes (EES) për regjistrimin e informacionit të hyrjes, daljes dhe refuzimit të hyrjes të shtetasve nga vendet joanëtare të BE-së që vizitojnë zonën Shengen pa pasaportë për periudha të shkurtra (maksimumi i përcaktuar 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore).

Ministrja e Jashtme që flet e nuk thotë asgjë

Postuar në 09 Nëntor, 2022 20:23

Dëgjojeni ministren e Jashtme Olta Xhaçka sot në Parlament. Zonja njofton se flet për Politikën e Jashtme dhe në fakt bën replikë me opozitën, mbron e lavdëron kryeministrin, më tej, ngre ne qiell imazhin e Shqipërisë dhe diskuton në dy fjali analiza që i quan strategjike. Tani njeriu e ka të vështirë të kuptojë mençurinë e zgjedhjes së zonjës Xhaçka në një pozicion të tillë, nëse do të ishte për herë të parë në Shqipëri. Sepse ministër I Jashtëm është një pozicion pune me rëndësi, edhe në vende të vogla si yni.

Çfarë pate z. Rama?

Postuar në 09 Nëntor, 2022 19:16

Kryeministri Edi Rama e përcjell këtë video në Facebook nën titullin: Replikë.

Llaxore, këlysh të rrahur e kështu me radhë. Epitetet nuk kanë ndalur në një shfaqje që është mbyllur me avokatinë e zakonshme: Ky është thjesht një opinionin.

Zuckerberg pushon 11 000 njerëz

Postuar në 09 Nëntor, 2022 16:38

Meta, poseduese e Facebook ka njoftuar se do të pushojë nga puna 11 mijë njerëz, që përbën 13% të forcës së vet punëtore. Sipas kreut administrativ, Mark Zuckerberg, vendimi ndikon në laboratorët e kërkimit që kanë të bëjnë me aplikacionet dhe Instagramin.

E di që kjo është e vështirë për të gjithë dhe më vjen veçanërisht keq për ata që preken

ka thënë Zuckerberg.

Trupa shqiptare me mision në Bullgari

Postuar në 08 Nëntor, 2022 18:50

Qeveria shqiptare ka vendosur dërgimin e një kontigjenti prej 30 vetësh në misionin e NATO-s në Bullgari, në kuadër të operacionit të vigjilencës së përforcuar.

Urdhëro!? Lotë pse iku Grida Duma nga Parlamenti

Postuar në 08 Nëntor, 2022 12:14

Grida Duma dorëzoi mandatin e deputetes. E njoftoi vetë në deklaratë për mediat, një ditë pasi gazeta “Tema” njoftonte se Duma do marrka një punë në Top-Channel.

Mirë ky lajm që trondit parlamentarizmën në Shqipëri, po lajmi tjetër që Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açka qajnë për ikjen e Dumës 1 km më tutje me punë, çfarë domethënie ka vallë?

D. m.th është një shfaqje kaq patetike dhe pa kuptim për vendin ku jetojmë, saqë sado personale dhe krejt përtej interesit publik, është kurioze.

Shërbimi Informativ i Shtetit del në pazar

Postuar në 07 Nëntor, 2022 19:39

Homeland Justice publikon së fundmi materiale të tjera nga fondi I Shërbimit Informativ, ku pretendohet se kemi të bëjmë me materiale video, nga ato që duken veprime operacionale survejimi ambiental.

Faqja në fjalë paralajmëron një bombë të radhës, por nëse materialet në fjalë rezultojnë se janë realisht të SHISH, atëherë penetrimi në sistem është shumë më I thellë nga sa mendohet dhe ka prekur bazën e të dhënave që presupozohet se janë sekrete.

Milenarizmi te bizantinët*

Postuar në 07 Nëntor, 2022 16:28

 

Nga libri “Ju flas për Bizantin”

Pages

Subscribe to ResPublica RSS