Analizë e 45 000 njoftimeve për shtyp: BE-ja është i pakuptueshëm

Postuar në 07 Nëntor, 2022 14:08

Një analizë e kryer nga WZB, Qendra e Berlinit për Shkencat Sociale konfirmon perceptimin se institucionet e Bashkimit Europian, veçanërisht KE-ja, janë tërësisht të pakuptueshme nga publiku. 45 mijë deklarata për shtyp kanë kaluar nën analizë për të dalë në përfundimin se të kuptosh atë që do të thotë Komisioni, është më e vështirë se të kuptosh deklaratat e çdo qeverie.

Shqipëria voton kundër rezolutës kundër glorifikimit të nazizmit

Postuar në 07 Nëntor, 2022 01:00

Me 105 vota pro, 52 kundër dhe 15 abstenime Rusia ka kaluar në Komitetin e Tretë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së një draft rezolutë kundër “Glorifikimit të nazizmit, neonazizmit dhe praktikave të tjera që kontribuojnë në ushqimin e formave bashkëkohore të racizmit, diskriminimit racor, ksenofobisë dhe intolerancës që lidhet me të”. 

Drafti detyron Asamblenë të shprehet për glorifikimin e nazizmit, neonazizmit dhe ish-anëtarët e WAffen SS, përfshirë ngritjen e monumenteve dhe mbajtjen e demonstrimeve publike që glorifikojnë të shkuarën naziste. 

Shqiptarçe, jo Turp!

Postuar në 06 Nëntor, 2022 15:22

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka disa ditë që ka nisur atë që mund të quhet një fushatë përgënjeshtrimi personal dhe publik të lajmeve të ndryshme sidomos nga Top-Channel. Së fundmi z. Rama ka reaguar edhe ndaj qëndrimeve të Ilir Metës pro “asaj ministres britanike që akuzon shqiptarët”, ndërkohë që sot, përmes një statusi akuzon kreun e PD-së, Sali Berisha për qëndrimet e veta përcjellë për “Daily Mail”:

Media greke publikon listë me 30 emra të zyrtarëve të përgjuar

Postuar në 06 Nëntor, 2022 13:43

Skandali i pëgjimeve në Greqi është përshkallëzuar drejt një prag krize të madhe politike. Media greke “Documento” raporton se nën përgjim duket të kenë qenë 33 persona, telefoni i të cilëve është prekur nga malware “Predator”. Në listën e personave që janë prekur hyjnë ministri I Financave, i Jashtëm, dy ish-ministra të Mbrojtjes Civile, ministri i Zhvillimit, ministri i Punës dhe i Turizmit, krahas bashkëshorteve të tyre. 

Ky raportim është dërrmues në narrativë por pa asnjë evidencë

Babë Rama

Postuar në 05 Nëntor, 2022 23:34

 

Kryeministri i vendit e ka pranuar herë pas here që Shqipëria ka pengesa të mëdha. Kur ishte në opozitë, për zotin Rama, pengesat e Shqipwrisë ishin klasa e vjetër politike dhe me siguri Sali Berisha. Kurse tani për kryeministrin tonë pengesa janë të pagdhendurit dhe…Sali Berisha, sërish. 

Gazetaria radioaktive e pushtetit

Postuar në 05 Nëntor, 2022 18:51

Shqiptarja.com publikon sot, ose dje(çfarë rëndësie ka tashmë?) një shkrim të njohur, por që është edhe një shkrim i ri. Shkrimi është i njohur sepse flet për pasurinë e Sali Berishës dhe Ilir Metës, familjarëve të tyre. Është i ri sepse tekstualisht ka marrë ekzistencë këto orë. Konteksti dihet: këta bëjnë protestë për varfërinë, por vetë janë të krimbur në lekë. Dakord, e dimë. Është e vërtetë një gjë e tillë.

Nëse do t’i mbyllnim rrjetet sociale qoftë vetëm për një ditë!

Postuar në 05 Nëntor, 2022 17:23

 

Perëndimi duhet të sigurojë Rusinë se nuk synon shkatërrimin e saj

Postuar në 05 Nëntor, 2022 16:45

Historiani me origjinë ruse në Qendrën “Henry Kissinger” për Çështjet Globale, Sergey Radchenko, shprehet në një intervistë për greken “Kathimerini” se dy janë çështjet kryesore në Ukrainë: shmangia e përshkallëzimit dhe shmangia e rënies finale të Rusisë që mund të çonte në një luftë civile të brendshme në një vend me 6000 koka bërthamore arsenal. 

Qeveria ndryshon statusin e mbrojtjes për Lagunën e Nartës

Postuar në 05 Nëntor, 2022 16:18

Në datën 26 tetor, qeveria ka vendosur, me propozim të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit ndryshimin e statusit dhe sipërfaqes së ekosistemit natyror/ligatinor “Pishë Poro – Nartë” nga “Rezervat natyror I menaxhuar” në “Peizazh I Mbrojtur”. I njëjti vendim I heq sipërfaqes së pakësuar statusin e “Zonës së mbrojtur”.

Sipërfaqja e ekosistemit me statusin në fuqi ishte 21 238 hektarë dhe bëhet 16 124.61 hektarë, pra me një diferencë rreth 5.551 hektarë.

A mund të flitet më për aktorë malinj?

Postuar në 05 Nëntor, 2022 15:14

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” I ka lënë një vend kryesor lajmit për angazhimin e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për zgjatjen përtej 19 nëndorit të marrëveshjes së drithit të Ukrainës me Rusinë.

Në këtë kuadër, Kremlini po promovon një marrëdhënie të posaçme me Ankaranë prej nga ku ka gjetur një rrugë për të rifaktorizuar veten në mjedise që përndryshe i janë mbyllur, por edhe për rikapitalizuar burimet që i janë vënë nën sanksione.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS